Nga Andrea Danglli
Duke u marrë seriozisht me virusin që i ka hapur luftë botës dhe viruset e njëpasnjëshme që hedh politika mes nesh, ashtu si paditur kemi pranuar të prekemi nga një “murtajë mediatike” e cila sa vjen e shtrin pamëshirshëm hartën e saj infektive.
Në emër të modernizmit dhe emancipimit shoqëror, “baballarët e medias” së pas viteve ’90 e kanë shndërruar kutinë televizive në një objekt seksual që në fillim të tundon, pastaj të argëton dhe në fund në pavetëdije të jep goditje të njëpasnjëshme.
Po, përtej çdo çudie që mund t’ju rrotullohet në mendje, ky fenomen është mjaft argëtues pasi përndryshe seksi nuk do të kishte shitur dje, nuk do të shiste sot dhe nuk do të vijonte të shiste as nesër. Madje jam i bindur se nuk e teproj as nëse them që kjo tematikë është magneti më i fuqishëm kur vjen fjala për të thithur audiencë, ndikim, reklama dhe sigurisht, para.
Le të sqarojmë njëherë e mirë se askush nuk është kundër trajtimit të temave që bashkëjetojnë me seksin, humorit të lidhur me të apo trajtimit të një sërë problematikave sociale të shkaktuara prej tij. Absolutisht!
“Murtaja mediatike” nuk nis kurrsesi tek seksi, por te momenti kur ai vendoset brenda kornizave të rrugaçërisë nga “baballarët e medias”. Këta të fundit gjithnjë e më tepër vuajnë së brendshmi nëse qëllon që në mediumet e tyre të flitet për moral, rregulla, parime apo norma njerëzore. Përdorimi gjithnjë e më rrallë i këtij zinxhiri vlerash në hapësirën televizive ka shfaqur edhe disa nga simptomat kryesore ku fatkeqësisht degjenerimi është shndërruar në pishtarin ndriçues drejt udhës së re pa krye.
Në ekranet tona që sa vijnë dhe bëhen më të bukura nga ana vizuale, më të shpejta nga ana teknike dhe më të sofistikuara nga investimet e shumta në burime njerëzore apo skenografi, fatkeqësisht është ulur këmbëkryq varfëria e mendimit e cila gjithashtu është një tjetër simptomë e infeksionit. Çuditërisht, sa më shumë zbukurohen, po aq edhe më shumë shkallojnë duke i vendosur shkelmin në fyt çdo bashkësie vlerash që mund të shfaqet si dritë shprese në horizontet e medias. Në këtë rast as makijazhi nuk bën punë për të maskuar mendjet djallëzore dhe perverse.
Nuk po them që të gjitha programacionet duhet të mbushen me poetë, artistë, historianë, ekonomistë apo njerëz që motivojnë, por ama është therëse deri në eshtër kur sheh sesi në televizionet kryesore në vend, flitet me minuta të tëra për buzët e fryra dhe jo për mendjen e fryrë të një të riu nga studimet; diskutohet me orë të tëra për udhëtimet e shfrenuara në jug të një modeleje që shfaq vithet dhe jo për udhëtimin e karrierës së një intelektuali që mund të frymëzojë me mijëra të tjerë; promovohen femrat si “makineri seksi” dhe jo si gra që kanë brenda forcën, sharmin dhe zgjuarsinë për të ecur para; tregohet se sa jetë të mirë kanë VIP-at, por jo për punën e ndershme që duhet bërë për ta ngritur atë pasuri; flitet sesi një homoseksual që i imponohet publikut do donte të bënte seks me Enver Hoxhën dhe jo sesi ky grup i margjinalizuar duhet integruar në shoqëri për të eliminuar aktet ekstreme nga të dyja palët; shpjegohet sesi bëhet seksi dhe jo sesi bëhet dashuria. Flitet e flitet, shitet e shitet, fitohet e fitohet. Ndërkohë, të humburit e panjohur të kësaj shfaqjeje jemi ne duke i pranuar këto programe të cilat fare lehtë shndërrohen edhe në inkubatorë monstrash.
Gjithçka lartësohet në një treg antivlerash, i cili ngjason me një pazar të vjetër ku duket sikur thuajse në çdo stacion thërritet me zë të lartë: “Kemi degjenerim, shthurje, perversitet! Urdhëroni myshterinj!”.
E tëra kjo ndodh për shkakun se “murtaja mediatike” ka bërë që konkurrenca mes mediumeve të nisë nga të pasmet dhe jo nga truri, nga silikoni dhe jo nga mendimi, nga bërtitjet jashtë çdo civilizimi dhe jo nga arsyeja, nga vulgariteti dhe jo nga kultura, nga mediokriteti dhe jo nga talenti.
Padyshim, ky është më shumë se një infektim kriminal, ku përgjegjës kryesor është Autoriteti i Mediave Audiovizive i cili ka mëse 30 vjet që e thënë në gjuhën e popullit, duket se ha bukë kot nga taksapaguesit shqiptarë përderisa nën hundën e tij po shkohet nga degradimi në degradim.
Dikush mbase duhet t’i pickojë fort institucionalisht për t’i kujtuar se gjenden aty pikërisht për ta shndërruar televizionin në një hapësirë edukative ku njerëzit gjejnë pika orientimi dhe frymëzimi. Imagjinoni se në çfarë mjedisi skandaloz edukativ jetojnë përderisa nuk pyesin as për faktin se ndaj kësaj “murtaje mediatike” janë të ekspozuar edhe fëmijët e tyre, djemtë e vajzat të cilëve po mundohen t’u japin shkollimin e duhur. Çfarë pret AMA që të ndërhyjë për të shkulur rrënjët e degjenerimit qysh sa janë fidanë?!
Prandaj edhe i kemi dhënë në dorë këtë “kamxhik institucional”: që të vëzhgojë, të këshillojë, paralajmërojë dhe ndëshkojë, si masë e fundit. Këtë nuk e ka bërë, por edhe nëse pretendon se e ka kryer detyrën e saj atëherë duhet ta qartësojmë se ato reagimet e ndonjëhershme ngjajnë më tepër si gudulisje sesa si masa që sjellin reflektim dhe nxisin ndryshim. Për më tepër, edhe në herët kur shoqëria ka reaguar ndaj “mendje-ndotësve”, regimet institucionale kanë qenë sa për të treguar që AMA ekziston edhe pse ka pranuar të humbasë çdo lloj autoriteti përballë “baballarëve të medias” që misionin e parimeve e kanë ngatërruar me misionin e klikimeve.
Ndodh që ndonjë nga këta zëdhënësit e fabrikave të antivlerave, si pasojë e infektimit, edhe mund të shtrojë pyetjen “Po ti, o zotëri, ku e ke pultin!? Ndërroje kanalin dhe mos na mërzit!”.
Është e vërtetë që unë e kam një pult në dorë si çdokush, por kjo është zgjidhja më banale që mund t’i ofrohet këtij problemi. Këtu nuk po diskutohet që një nga familjarët të bëjë rolin e policit për të përzgjedhur larmishmërinë mediatike që do ndiqet dhe një tjetër rolin e gjykatësit për të vendosur nëse përzgjedhja ishte edukativ apo çedukuese. Problemi është më i madh e bëhet fjalë për televizione gjeneraliste të cilat shfaqen para fëmijëve dhe të rinjve thuajse në çdo orë të ditës dhe imponojnë helmin e programacionit të tyre, aq sa tashmë çdo program edukativ shihet si “dele e zezë” që duhet zhdukur nga tufa një orë e më parë pasi po dëmton imazhin. Mbase edhe unë në sytë e shumëkujt u duka si i tillë që duhem zhdukur, por ama nuk mund ta lija të vlonte më i gjithë zhgënjimi që më ka kapluar me “baballarët e medias” dhe ulëret së brendshmi: “Boll se na plasët shpirtin, a keni fëmijë?!”.
Te lumte .v
Shtet-Komb i falimentuar ne ekonomi, morali, kultur, histori, qytetari …
Kjo duket ne te gjitha aspektet e perditshme, ne anarkin e mediave, te trafikut, urbanistikes, …
Duket ne emertimet e rugve, me heronj fallco, me figura te dyshimta, me hajduta dhe kriminela.
Imagjinoni, kur Rruges me kryesore te Tiranes e emertuam Rruga Dritan Hoxha, qe futi ne c’do shtepi Shqipetare nga TV-ja Pornon, prostitucionin dhe anomalin.
Cfare gazete eshte kjo qe nuk boton komentet e mia dhe boton komentet e ketij bastrdit vlleh qe flet per Shqiperine por nuk merret me krye kurverine dhe krye pedrastine e Ballkanit qe eshte Greqia.
Andrea je lodhur kot me analizu nje bourdhelo islamikesh….keta jane arabet shqipfoles nuk ka se si te ndodh ndryshe.
Bravo, Andrea per kete shkrim.”Baballaret e medias” jane krijesa te instikteve te ndrydhme,e ne demokarci keto zgjidhen,por isht vone…Ne kerkim te kohes se hvmbvr jane bere mjeshtra te mast*rbimit ky eshte njera ane ,ana tjeter jane soji Illit te ndroqi qe si ndal gja per pare, qofte edhe morali i larte familjar qe kane dhe shkerdhatogazetaret (qe prodhon shkolla e etikes e MarkaGjekve) me shkerdhatopolitikanet qe bajne vila dhe morali familjar per to ,eshte fjale e hvaj…
Gjykim i ftohte dhe teresisht ne perputhje me situaten. Urime Andrea.. gjithnje prane realitetit ashtu si duhet dhe aq sa duhet..
Ne tv e albanistanit shikojm se promovohen shume kurva e rrugac,kjo vjen qe sejcili ka hapur nga nje portal ne keto tv si kur te ishin wc publike e sejcili vjen e peshurr e mastrubon sipas deshires vet pa pyete per norma morali e edukate,kulture.A ashte e habitesh qe gjithe kanalet tv se sa jane nje zot e dine japin vetem lajme pa ditur se jane te verteta,perkethejne gabim lajme qe marrin nga jashte.thrrasin gjithe fare idiotashe a lavirash e ju japin mikrofonin per te shpernda vlerat e tyre Une jetoj ne shtete federale me 3gjuhe zyrtare e qe ashte gati 4 here sa Shqiperia dhe tv i ka sipase gjuhve so folet por vetem 6 japin lajme te tjeret japin filma reklama natyre kanale sportieve ,muzike por jo pisedheqet e Shqiperise Une habitem ku marrin leket,kush i paganisme.A bahet bilanc e kontrollohen keto tv
Dakord plotesisht me autorin, por do te kisha dashur te shtonte dhe dy rrjeshta per murtajen e telenovelave Turke.
NJE SHKRIM I LARTE ME PERMBAJTJE TE THELL,QE TREGON ME SE MIRI KU KA ARRITUR DHE LIMITUAR SHKRIMET NGA ZYRAT TE TELEVIZIONEVE TONA.KJO KA DHE ANENE E VETE QE TELESHIKUESIT NE QYTETE CDO DITE E ME SHUME PO I LARGOHEN TELEVIZIONEVE TE SHQIPRIS SEPSE EMISJONET E TYRE JANE FARE PA CILSI DHE INFORMACIONE KOTI BARDHYL
Ja the pir kujt ja the!!!???
Nuk keni femije, ben pyetjen.
Po ata kane. Por nga nje baba teveqel, nje mama kurve me kohe te plote, do te lindin vajza qe shqyejne pi.ken qe ne 10 vjec.
Keshtu jane te gjithe ne Top Channel.
Rrofshin bythë qirët, si Arian Konomi me shokë.
Urrrraaaaaaaaa………
Rofshin kurvat, duke qënë shumë, nuk lënë rradhë tu përmëndësh emrin.
Urrrraaaaaaaaa………
Duhet të jeshë kurvë me patentë dhe bythqir i çertifikuar, që të të quajnë modern në këtë vënd që po e shkërdhejnë, para e prapa.
Ju hëngërtë mortja.
Vdekshi.
Jo me kot jane nderuar me titullin – KAZAN -.
Te lumte Andrea, ke fol ne emer te popullit, dhe populli po pret qe te vihet dore mbi zagaret, dhe ky problem mos lihet mbas dore dhe nga mos funksionimi i ligjit. Me vjen te pyes fatos lubonjen, qe njeh mire te dy kohet, ate te Todit dhe ate te demokracis : cila forme esht e pershtatshme per shqiptaret me brekushe apo hic fare. Te pyes edhe Fevziun se esht i vuajtur, ka ndonje ide ne koke apo i qendron planit rezerv kur tha un mar familjen dhe ja mbath ne nje shtet tjeter. Ka me shume probleme sot ne shqiperi se ne vendet qe i quanim kapitaliste.
Dangllia ke te drejte. Kete konkluzion e kam prej vitesh dhe prej vitesh nuk shikoj me TV shqiptare. Thjesht s’mund ti ndjek keto banalitete. Ka plot kanale te huaja ku mund ta ndiesh veten mire.
Bravo Andrea…..eshte nje nga plaget me te renda qe do te kerkoje shume shume kohe per te korrigjuar dicka. Eshte nje helm qe te vret ngadale dhe per fat te keq viktimat e para jane te rinjte. Demet qe i ka shkaktuar ketij vendi shpellari i vicidolit do te ndjehen shume gjate.
Ndjej si ty te njejten dhimbje Andrea.
Respekt.
O z. Andrea , je 30 vjet i vonuar ne kete kritik qe u ben ” baballareve te medjave , po a kujton ti se kane fytyr ato po ato prioritet kan fitimin dhe per para shesin nenat , grate , motrat , vajzat mjafton te fitojne shuma marramendese . Nuk e di çfare moshe ke por qe ne vitin 1991 qe erdhi kjo mortaja demokraci qe po i thone disa se jemi ne demokraci pra ne sistemin kapitalist edhe vetem televizori shtetror qe ishte atehere filloj programe antikulture shqiptare dhe kur ne qe jemi sot pensionista , i kritikonim qe ne embrion sapo çfaqeshin emisione degjenerimi , emisione qe shkatrronin familjen e shendoshe shqiptare na thonin enverista , nostalgjik , te mbrapametur , komunista , etj , Ka ardhur kohe tjeter na thonin, ju nuk keni dit gje , ne jemi moderne se kan ardhe kohe moderne . Nuk e harroj kurre nje debat qe bera nje mbasdreke ne nje lokal ketu ne Shkoder qe po diskutohej tema e te drejtave dhe lirive te njeriut , qe teme kryesore ishte martesat e vajzave duke thene qe vajza eshte e lire te shkoje me kedo deri sa te gjeje bashkeshortin qe i pershtatet dhe mendon me kalu jete me te . Une nderhyra duke thene , po si mo te shkoje vajza here me njerin here me tjetrin deri sa te gjeje nje njeri te pershtatshem , ksaj i thone degjenerim i thash une . Oooo me thane ti je fanatik nostalgjik qe nuk ndryshon sot njerezit duhet me ndryshu , iku ajo kohe . Atehere une nga zemrimi i brendshem qe kisha u thashe , po mire more shoke mi bini mua vajzat tuaja tja jap djalit tim ti kaloj dhe te shohe a po i pelqen ndonjera , Atehere plasi sherri gadi shkuam ne perleshje , por mua mu kujtu nje shprehje qe i qetexoj gjaqrat : U thashe qe pse po grindeni me mu , po a nuk ishit ju ato qe i shprehet keto mendime qe ju jeni moderna dhe keni ndryshuar dhe une nostalgjik . Jo me thane po ti na preke ne familje . Une u thashe po ato vajza per te cilat po flisni ju per kohet moderne a nuk kane familje a ? Pra ju tek familjet tuaja nuk dashkeni me pas liri e te drejta vajza pra sipas jush vetem tek te tjeret . Sot femres ndershme i thuhet femen jasht mode , merhume qe nuk ke dy tre dashnor , te sinqertit e te ndershmit i thua i pandryshushem , nuk ec me kohen por rrin i mbrapambetur , ai qe punon pune te renda pra punetor i thjeshte ne bujqesi , ne blektori apo ne ndertim perbuzet . Ai qe me punen e tij kudo qe eshte lufton per te çuar perpara vetite , virtytet cilesite e mira te shqiptareve cilsohet nostalgjik i mbrapambetur qe nuk ec me kohen dhe nenvleresohen keto qe punone me ndershmeri dhe qe marrin vetem djersen e tyre . Ka arrite puna qe sot vlersohet , hajduti , krimineli dredharaku , mashtrusi , servili , injoranti , i degjeneruari ,Pra kjo na qenka koha moderne demokracia , po le ma po te kerkosh qe te jesh patriot te duash e te punosh per vendin tend , te turren sikur dun te coptojne
?????????
Bravo.Shkrim i shkelqyer.Mjer neve ku po jetojme.
Falenderim i vecante Andrea. Po shtohen cdo dite antivlerat,kane mare shume pushtet…Ti ben perpjekjet e tua dhe ben shume mire…Keshtu je i sinqerte me vehten se ben ate duhet…Vazhdo je ne drejtimin e duhur… Do te vije koha qe ti do te vletesohesh shumefish…
Nje shkrim me shume vlere, faleminderit per punen tende. Eshte mire qe te kuptojme se kjo qe po ndodh nuk eshte rastesi por nje gje e planifikuar per shkaterrimin moral te njerezve, te familjes dhe te se ardhmes se femijeve tane. AMA nuk hesht, por mbeshtet kete pune kazani te plehrave. Sigurisht rezultati do te jete ere e keqe kudo.