Topalli ironizon Bashën: Sulmon faqen e SHBA dhe të ambasadorëve kur nuk shkojnë mirë punët e karriges. E bën përmes rrogtarëve të Kunatit

25 Tetor 2020, 13:35Politika TEMA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka treguar se do të bëhet pjesë e “Lëvizjes për ndryshim”, për të cilën tha se do të tregojë më shumë të mërkurën.

Topalli deklaroi se nuk do t’i tradhtojë parimet e forcës ku u angazhua për më shumë se dy dekada, pavarësisht se nuk e ka fshehur pakënqësinë për gjendjen e PD-së.

Ajo nuk i kurseu as ironitë në Abc News për kryetarin e PD-së Lulzim Basha, teksa tha se ajo nuk do të sulmojë faqen e Facebook të SHBA apo të ambasadorëve të tjerë kur punët e karriges nuk shkojnë mirë.

Angazhimi im në çështje publike dhe politike është i gjatë. Për paradokset e historisë sonë, në fakt ka qenë e përcaktuar që para se të lindja. Ndaj dhe kam thënë se unë kam qenë me Partinë Demokratike që para se të lindja.

Kjo ka qenë e lidhur me historinë dhe fatin e familjes sime, të qytetit ku kam lindur e rritur dhe të vendit tim. Unë jam në bindje europianiste.

Nuk sulmoj faqen e Facebook të SHBA apo të ambasadorëve të tjerë të perëndimit kur punët e karriges nuk shkojnë mirë, përmes rrogëtarëve të kunatit”, theksoi Topalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje