Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Enriketa Papa komentoi vendimmarrjen për të hequr nga lista disa nga ish-deputetët më të promovuar nga Lulzim Basha.
Gjatë një interviste për “Vizion Plus”, Enriketa Papa tha se synimi i Komisionit ka qenë të hartojë një listë me emra që maksimalizojnë votën.
“Nuk është se kemi vendosur apriori të përjashtojmë. Synimi i komisionit ishte maksimalizimi i fitores në zgjedhjet që po afrojnë.
Metodologjia numër një ka qenë pozitiviteti, hartimi i një liste sa më pozitive dhe me figura që do të maksimalizojnë votën. Kriteret kanë qenë të larmishme”, tha ajo!
Duke mohuar që të ketë patur ndërhyrje nga kryedemokrati Basha, Papa shtoi se vendimi i fundit për emrat e përjashtuar i takon Kryesisë së PD.
“Nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga zoti Basha apo nga struktura të tjera vendimmarrëse të kësaj partie. Komisioni ka qenë autonom.
Ndërhyrje nuk ka patur nga ana e lidershipit të PD. Unë do të thosha që puna e komisionit ka qenë kolegjiale, është një komision legjitim dhe kriteri bazë i tij nuk ka qenë përjashtimi.
Asnjë individ në ato 5 mijë emra që i kanë ardhur komisionit nuk ka patur asnjë të skualifikuar. Është një punë delikate, sensitive, goxha voluminoze.
Vendimmarrja i mbetet Kryesisë të PD që listën me 326 emra ta plotësojë. Kjo nuk është një vendimmarrje e komisionit. Ne e kemi mbaruar punën tonë.
Është kryetari dhe Kryesia e PD që ka në dorë vendimmarrjen për përfaqësuesit e ardhshëm. Është një vendimmarrje politike e PD”, deklaroi Papa.
Hera e pare qe po thoni nje te vertete,se me fytyra si flamur noka,cuni fariut,salinjani vetem humbje votash ka pd por kjo nuk mjafton se duhet hekur I pari kryemafiozi sali berisha dhe votat e pd do dyfishohen perndryshe edhe 20 vjet aty jani.
Mos u beni merak fare,se, ata qe u nxoren nga dera do futen nga dritarja e Bashes.Te mos tremben fare Salianji,Shehu (qe e meritojn plotesisht perjashtimin nga listat),se,do ti fusin ne liste Basha me kryesine.Komisioni ka vepruar shume drejte dhe ata qe ka vendosur ai,te perjashtohen ne menyre te prere.Salianj dihet kush eshte,jo vetem kurvar por edhe shpifesi i videos “Babale”.Kurse perjashtimi i Sali Berishes nga lista do jete fitore e madhe per PD-ke,do dhjetfishohen votat ne favor te PD-ke.Ka shume anetar dhe simpatizant qe thon rrofte Saliu nga frika,por ne te vertete ata duan te shporret Saliu, se ne kurrizin e tij rendojn shume krime qe i ka bere ketij vendi dhe ketij populli.