Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve në PD i drejtuar nga Genc Ruli e mbylli punën me debate të forta lidhur me një vendim të marrë nga vetë ata për të hequr nga lista e kandidatëve rreth 30% të emrave për deputetë të zgjedhjeve të 2017-ës.
Vetë PD-ja zyrtarisht u kujdes të sqaronte se nuk kishte të përjashtuar, por emra të cilëve iu shty aprovimi.
Nuk dihet se çfarë kriteresh u ndoqën për listë pritjen ku disa prej tyre morën mbështetje edhe nga anëtarësia.
Ndërsa kaluan në listën fituese disa të tjerë që u kontestuan ndjeshëm nga anëtarësia, dhe me asnjë kontribut politik të pikasur vitet e fundit në PD.
Emri që surprizoi më shumë (në listën që iu shty aprovimi) ishte ai i Ervin Salianjit një prurje e Lulzim Bashës që ka marrë përsipër këto vite opozitë disa aksione delikate të PD-së madje edhe shumë të diskutueshme siç ishte edhe çështja “Babale”.
Salianji ka pasur një përplasje direkte edhe me Genc Rulin, kur PD humbi zgjedhjet e 2013-ës
Vetë Salianji në një postim në faqen e tij në Facebook shkruan:
“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare.
Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.
Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.
Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbështetjes tuaj dhe të qytetarëve.
Për këtë dhe vetëm besimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishëm e legjitim.
Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”.
Ndryshe nga qëndrimi deri diku i kujdesshëm i Ervin Salianjit për të shigjetuar si ata që ia shtynë votimin duke i etiketuar si “përfitues dhe konsumues në pushtet”, por edhe evidentimin e faktit se kishte mbështetjen më të madhe nga demokratët e Korçës, Romeo Gurakuqi një tjetër emër i shtyre aprovimi ka qenë më i drejtpërdrejtë madje sfidues, duke u shprehur se vendimin për të e merr vetëm Lulzim Basha.
Gurakuqi madje shigjeton Besnik Mustafajin dhe Bujar Nishanin duke lënë të kuptohet hapur se ata kanë ndikuar në “largimin” e tij nga lista.
“Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta.
Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin…
Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës…Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme”, është shprehur Gurakuqi.
Thuajse të njëjtin qëndrim mbajti edhe Tritan Shehu një ditë më parë.
“Vendimin për të kandiduar për deputet mbas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombëtar, askush tjetër.
Ndërsa vlerësimi i vërtetë për mua ishte ai votim, që bëri së fundmi anëtarësia e PD së Gjirokastrës, e cila ashtu siç më ka mbështetur në këto vite më mbështeti përsëri me votën e saj të qartë.
Ky vlerësim është thelbësor jo vetëm për mua, por dhe për PD, veçanërisht kur vjen nga ata njerëz të tillë të mençur, që ashtu siç dinë të të “hapin derën”, dinë edhe të ta “mbyllin atë”, siç edhe ka ndodhur”, komentoi Shehu.
Nuk kanë përcjellë asnjë koment tre ish-deputetët e tjerë të afërt me Lulzim Bashën si Xhemal Gjunkshi, Endri Hasa apo Luan Baci.
Të tre ata kanë ripostuar qëndrimet e fundit politike të Lulzim Bashës në Facebook.
13 ish-deputete kanë kaluar në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.
Vendimi për ta do të merret nga kryesia e PD-së.(SI)
Kan vu RRULIN me i rrafshu….. Ahaaaaa
Po he o Romeo shkruaj hartime ti se do behesh prap deputet, vetem Jozefina Topalli e shpeton demokratikasen ne Shkoder me Zef Gjonin, Mutafa Licin, Harushen, Rrofte KQ me shokun Genc ne krye.
Komisioni Rruli,ka ber goxha pune.
KK,ama eshte me i modh,ai vendos i fundit.
Komisioni Kunati,ai i thote Rrulit,
hip ketu te shikosh Stambollin.
Ehhh,mor PD-ista na knoqet me humor demo-kar-tik.
?
Salianji, Salianji! Në këtë fushatë alias demokratike për listën e kandidatëve të Bashës për deputet, u bëre problemi më i madh në disa rrethe të saj, por dhe të medies ngaqë ajo bashkë ne Balliun, të trajtojnë si personazh qesharak. Dhe ky Salianji shprehet i indinjuar se pse e kanë përjashtuar, por gjithsesi krenohet për kontributet e tij ala “babale”, dhe se nendon se e duan demokratët ?!? Po mirë mor Salianj, nuk ta pret pak kungulli dhe a e pyet veten nëse të duan dhe shqiptarët? Se PD, dhe asnjë parti, sado e madhe qoftë, nuk vjen kurrë në pushtet me votat e anëtarëve të saj, por me votën e elektoratit, pra votën popullore? A nuk e kupton që je një figurë e diskredituar, dhe mu për këtë, ca burra të mençur brenda PD, kanë kuptuar se me ti në listën për deputet, ajo më shumë humbet vota se fiton? Dhe e fundit nuk e di ti se je një i dënuar për mashtrim nga gjykata, dhe si i tillë skualifikohesh automatikisht nga ligji, pavarësisht se e ke apeluar atë vendim? Je dhe jurist ti! Mos u kënaq me përkrahjen që ke nga ca si ti aty, me në krye Bashën, të cilët nga që të kanë përdorur, ndjejnë ende një detyrim ndaj teje. Po do të të hedhin se ju prish punë or qyq. Se dhe ata me të drejtë ashtu si ti, kanë hallin e bythës së tyre. Kuptove?
Te gjithe keta qe gjoja kane mbetur jashte listes do te futen 100% ne list.Kjo eshte loje e Bashes qe tallet me bazen e partise gjoja sikur e pyeti.E verteta eshte se komisioni ka bere nje pune te mire qe ka perjashtuar keta persson nga kandidimi,sepse,ata jane mare me pislleqe sidomos Salianji me videon “BABALE”.Pra te gjithe keta qe ka percaktuar komisioni Ruli t’i lere jashte lista ka bere shume mire.Ata nuk duhet te jene me deputet.
Ore “L.B” çfar eshte e “diskutueshme” per ty Babale M.. me gjithe Sali Saline!? Si duket beson akoma nga Babale M..
Ç’e gjeti të zezën Vanë? Vrau Niskën që i preu kërthiskën!?
Hahaha. Sa qejfmbetje do të ketë brenda PD-së një zot e di , me sistemin BicBraedher që aplikoi për të ç’përzgjedhur kandidatët për parlamentin e ardhshëm
A do te shohim “teatro” te tilla edhe me Partine Socialiste, me Ramen? Nuk e di a do te jene “komedi” apo tragjedi”? Por atje Rama nuk le njeri as te qaje, as te ankohet.