Nga Spartak Ngjela
A erdhi më në fund koha e moralitetit në Shqipëri, tani, pas 108 vjetësh që Shqipëria ka qenë një shtet pa drejtësi shoqërore?
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e dha lajmin që e kemi kuptuar me kohë nga lëvizjet e skemave juridike, mes legjislacionit të ri – ajo e tha hapur:
“Në Tiranë kanë ardhur dosjet e individëve të korrupsionit të lartë shtetëror, dhe ekspertët e FBI-së, si profesionistë në këtë hetim, do të fillojnë hetimet individuale të pushtetarëve të korruptuar”.
Por, ajo e theksoi edhe këtë: “kryetaren e Byrosë Kombëtate të Hetimit, e kemi vendosur ne, duke mposhtur të gjitha përpjekjet e korrupsionit të lartë për ta rrëzuar”.
Ky është fillimi.
Po, ende nuk besojnë të lidhurit me korrupsionin se ky është proces juridik dhe jo një llomotitje politike pa vlerë?!! Rrini, mor’ të shkretë, dhe prisni fatin tuaj në këtë proces!…
Sigurisht, është kuptueshmëri racionale ajo që vjen nga fakti se, të jesh një shtet i padrejtë në 108 vjet rresht, është shenjë e dobësisë historike për një shoqëri. Ky ka qenë në fakt shteti shqiptar: padrejtësi dhe grabitje pushtetarësh.
Po, na duhet ta pranojmë se, të paktën në 100 vjet rresht, padrejtësia që kanë kaluar shqiptarët, nuk ka qenë njohur as në mesjetën e vonë; kurse padrejtësia e terrorizmit shtetëror, në periudhën 1945-1991, nuk ka qenë e njohur as në mesjetën e hershme.
Ky ka qenë fati i mjerimit shekullor të shqiptarëve, sepse e gjithë padrejtësia shqiptare, e ardhur nga krerët sundues shqiprarë, ka qenë imponim nga fqinjët, që janë pushtues të territoreve të gjera shqiptare.
Po pse na ka ndodhur kjo?
Ka qenë destinacion historik, sepse, pas daljes në skenë si shtet i pavarur, në vitin 1912, Shqipëria ka qenë e vetme, dhe Beogradi, me forcë, ka vendosur në pushtet në Tiranë banditët e radhës.
Pse, a nuk rrëzoi Nolin dhe Luigj Gurakuqin Beogradi, për të sjellë në pushtet Ahmet Zogun?
Pse, a nuk eliminoi Beogradi gjithë plejadën patriote dhe intelektuale të Shqipërisë, për të sjellë në pushtet Enver Hoxhën dhe Koçi Xoxen?
Po, edhe pas vitit 1991, serish ka ndodhur e njëjta gjë, sepse pjesa më e madhe e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, është ushqyer nga Beogradi Athina dhe Moska.
Por, për këtë, shumë shpejt, provat do të na i japë hetimi i Byrosë Kombëtate të Hetimit, dhe FBI që do të qëndrojë pas saj. Keni për t’i parë…
ll.
Po, pse na ka goditur kaq rëndë historia ne shqiptarëve?
Mbasi iu drejtova literaturës sime të mbledhur në vite, e gjeta më në fund arsyen e këtij mjerimi shqiptar shekullor: e gjeta në dy gjykime brilante të Senekës dhe Volterit.
Seneka thotë se: në një shoqëri të kalbur “krimi i suksesshëm dhe me fat, është quajtur virtyt”.
Kurse, Volteri na ka thënë se: “frika e ndjek krimin nga pas – ky, është ndëshkimi”.
Ja pra, këto dy gjykime të arsyrs së lartë të qytetërimit, mbajnë ne vetvete historinë e vuajtjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Një gjendje kriminale e pandërprerë në 500 vjet, sigurisht që do ta sillte shoqërinë shqiptare në atë gratë sa që, shpesh e më shpesh, ta quante krimin e suksesshëm virtyt.
Dhe, ne vetë e kemi parë sesi krimi i luftës së klasave që bënte Enver Hoxha për terror shtetëror, shoqërisht u quajt moral i lartë kombëtar, domethënë virtyt.
Po, pse, a nuk ishte vetë komunizmi një krim i suksesshëm?
Fatkeqësia shqiptare vijoi ende në kohë.
Të njëjtën gjë pamë edhe në këta tridhjetë vjetët e fundit që, vjedhja dhe grabitja e shtetit dhe shqiptarëve nga një lukuni ujqërish, është quajtur një gjë normale, kur dëgjohet rëndom se: “po kështu bëhet në të gjithë botën: pushtetari merr për pasurim pasurinë e kombit”. Ky ishtë virtyti i ri i krimit të suksesshëm në Shqipëri.
Po pra, ja, kjo ka qenë gjendja shqiptare, në një arsyetim të shkurtuar historik.
Por kjo ama, është arsyeja kryesore e varfërisë dhe përçarjes shqiprare.
Kurse Volteri thekson se krimin e ndjek nga pas frika e ndëshkimit. Dhe pikërisht kjo ka ardhur tani në Shqipëri, kur jemi në prag të formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Byroja sot e ka trembur krimin shtetëror në Shqipëri.
Pse, a nuk e tha hapur dhe ambasadorja amerikane në Tiranë që “korripsioni i lartë shtetëror desh të rrëzonte kryetaren e sapozgjedhur të Byrosë Kombëtare të Hetimit?”
Domethënë, kjo na jep të kuptuar se janë ekspertët amerikanë të hetimit ata që do të drejtojnë gjithçka. Dhe pikërisht kjo iu jep të drejtën shqiptarëve që presin shpëtimin e Shqipërisë nga zgjedha, të fillojnë besimin se do të shpëtojnë më në fund nga pushtimi amoral e korruptiv i korrupsionit të lartë shqiptar.
Dhe ju do të thoni, ku e gjen ti këtë fakt që flet për shpëtimin e Shqipërisë?
Shumë e thjeshtë: dëgjova që, të gjitha këto, pardje dhe dje, i tha edhe ambasadorja amerikane në Tiranë.
Ke kohê qê ke ikur pêr lesh, o Spartak. Nanurisu me êndrra tê bukura. Njêlloj si 30 vjet mê parê.
Po ti more i ziu avokat cfare ke bere konkretisht per te ndihmuar reformen ne drejtesi pervec llomotitjeve sikur gjoja je zedhenes i ambasades amerikane?
Ke marre pjese ne shume gjyqe,por nuk ke denoncuar asnje shkelje ligjore,as rolin e sekserit qe luajne avokatet dhe ekspertet gjyqesore,as rolin e poshter te lojes me dy porta qe bejne permbaruesit gjyqesore etj?!
Lere politiken vec,se je i deshtuar,por merru dhe prek plaget kanceroze te drejtesise ku edhe vete je brenda!
Leri pordhet avokat se na lodhe!
Bravo avokat, je nje patriot dhe te lumte per mbeshtetjen qe I jep shqiptareve.
…po kështu bëhet në të gjithë botën # pse po të ishe ti nuk do bëje të njëjtën gjë?
Ky e ka te gjithe me Meten. Dhe Meta eshte i korruptuar. Ajo qe ky sthote eshte qe SPAK eshte filtruar nga Rama. Pra asnje shans qe iceneratore Unaze, mjekesi e qindra ppp te dyshimta te hetohen. Asnje shans qe jeta luksoze e KM se me poturre ;000 dollare te hetohet… nje inatci qe trash zerin “ e drejtesise” qe gjykon pa moral.
Je shume i prehte per cdo gje qe analizon.Kush do le te degjoje.Vanitozet dhe injorantet te heshtin me mire sesa te nxjerrin “mbrockulla”.
Neta me fal: ky o eshte idiot o eshte femije. Nga politikanet e reshtit te pare asnje sdo jape llogari.
TAKU…..NJE PSIKO-ANALIST i mesjetes së vonëshme bëri një eksperiment ne natyrë….mori çifte minjsh, iu preu bishtin dhe i ushqeu mire….dhe vërejti që të vegjelit e minjve dolën me bisht….?????Eksperimentin e përsëriti 5 herë dmth ..5 breza….gjithnjë te vegjëlit e minjve dilnin me bisht…..AI NUK U TRISHTUA,POR ARRITI TE KUPTOJ…që rraca e minjve nuk ndryshon………
O Spartak boll llafe spaku do kallzim, kush do e beje kallzimin? Hajdutet! Dhe ti na prallis boll taku
Shën Tomasi thoshte “se non vedo,non credo”(nëse nuk e shikoj,nuk e besoj).
Edhe shqiptaret jane ne kete situatë.Ata e shpresojnë me gjithë shpirt,
por kur shohin kriminelët dhe hajdutet ne pushtet,demoralizohen deri ne deshprim.
Avokat je ok. Ajo qe presim do ndodhi. Ne nuk e rrezonim dot komunizmin, po ndodhi. Dhe kete jo vetem, po me ata do e bejme. Ashtu sic dine ti bejne ata gjerat. Bekuar qofte Amerika!
“Decemviri legibus scribundis”,
Ashtu ju quajta me shume respekt ne nje artikull para ca kohe. Per njohtimin tuaj z. Ngjela ne Beograd nje rruge nga serbet ne emer te mirenjohjes ndaj “VIDKUNIT shqiptar”eshte emruar me emrin e Esat Pashe Toptanit. Ne Presheve poashtu nje rruge eshte emruar me emrin e Koçi Xoxit. Enver Hoxhen nuk e donin as oficeret serbe dhe as oficeret malazeze qe e dominon armaten “APJ”. Une kete fakt e perjetova dhe e degjova gjate ligjeratave politike gjate nje viti bashk me 11 ushtar shqiptar. Fyerje te renda beheshin ndaj Enver Hoxhes. Ne kete rast na shikonin ne fytyre vetem neve shqiptareve. Keto fyerje beheshin me intenzitet pas demostratave te 11. Marsit ne Prishtine…prandaj me shume respekt po ju shkruaj qe e bete nje ngaterrim te historise…
E ça lesh krimi kishte n komunizem e Spurdhjak Ngjela !
Komunizmi i beri njerzit t ndihen njisoj..dhe u kriju nju administrat qe ta administronte kte barazi.
Po,a rrijn majmunat rehat n paq e mirsi ?
A rrijn ata pa ja hyp njoni tjetrit lopthi ?
Jo. Majmuni majmun ngelet.sado rroba dhe kapele ti veshesh atij.
..dhe kur hypja ndaj tjetrit erdh n fuqi,kjo u qujt demokraci !!
A ka krim me t modh sesa kjo story: 1 perqind e njerzve t ken pasuri sa 99 perqindshi tjeter?
… ndodh kjo gje:
Kta 99 perqind,çohen çdo dit si t çmen n mngjez pa gdhi,dhe marrin rruget si t marr tu shty njeri tjetrin kush e kush me par t shkoj n pun,ku si Lejfena t zellshem ulin kurrizin tu punu gjersa erret,per tu rikthy mrapsht n shpit nga dolen me mush zorren e me shplodh kockat,per diten e neserme skllavri..kurse ata 1 perqind shtojn miljon biljonat n banka …dhe kjo esht virtyt !!!
.ksaj i thon:.edhe qihen n byth edhe falenderojn per kte “nder” qe i behet…
Komunizmi ishtw nji sulm i njerzve drejt qiejve,por natyrisht qe deshtimi ishte sepse majmuni s osht bo plotsisht njeri.
Nuk deshtoi ideja e barazis midis njerzve.
Ajo rron.
Deshtuan majmuno njerzit qe s jan t aft t manaxhojn barazin por rendin kush e kush t ja hypi tjetrit sa me par.
Dhe natyrisht ne kte hypje zbritje globale,t gjith perfundojn t çvirgjnu nga bytha,sepse edhe hypsi me i madh ,t pakten e ka provu minimal nji her qe ja kan hyp.
Nji femen quhet e çvirgjnume si kur esht pallu veç nji her,edhe kur osht pallu shekullnisht.
Edhe ata hypsit e suksesshem,e kan honger edhe ata njiher manallin dhe jan ndi t hyp nga dikush tjeter..
Po t hysh n loj bixhozi do kesh momente humbje dhe momente fitoresh,dhe nese n fund fiton lojen,mos harro ato momente humbje kur je ni si me pallosh n byth
Pra,edhe fitimtari me i madh,pallohet n sum.
Kjo esht demokracija
Bot bythqimash mo !
Qinan! Komenti juaj do te ishte brilant po te mos perdorje fjalor vulgar. Megjithate, bravo per llogjiken. Keshilla ime eshte te gjesh nje menyre tjeter argumentimi qe komenti te pranohet nga te gjithe.
Po na vjen vdekja taku si tia bëjmë, në jep ndonjë mendim!!
mirë që erdhëm nga majmuni (nga dicka) por të shkojmë në asgjë?
na u duk vetja të pavdekshëm taku por spaska qenë e thënë
na u duk vetja zot taku por jo qënkemi të vdekshëm
pas enverit edhe ne o taku
Urime Zoti Ngjela, ju jeni shpirti, zemra, shpresa, besimi, ndrcimi i vetgjykimit dhe vetdijes se shqiptarve. Kjo eshte gje e mire, shume e mire. Kjo mbase kjo do te thote se ne jemi vendi dhe populli me i pa afte ne bote ? Me falni dhe me vjen keq. Para shume vitesh, ne kohen e zgjedhjeve ne France, kandidati Sarkozy tha midis te tjerave se « ne kemi nje sistem shkollor te mire e shume te mire, por ajo nuk i pergjigjet plotesisht sistemit shoqeror qe duam te kemi ». Cmund te themi per Shqiperine e krahasuar me Francen ? Politikanet dhe drejtues teshumte ne ministri vuajne nga kontrolli dhe drejtimi i nje pune… Politikanet duhet te regullojne e te ndihmojne shoqerine nga monopolizimi i drejtimit ose organizimit. Lerini njerzit te lire te jene kreatif.
Pyetja ime per gjithe diskutantet eshte : A deshironi ju qe te gjithe pushtetaret tane ne cdo post ne keto 30 vitet e fundit ti jepet per ndjekje penale ligjit? Ne se deshironi jepni nje mendim pozitiv se kur do te vij kjo ore, cili duhet te arrestohet dhe kush eshte hajdti kampion, ministri,apo krye ministry, deputeti apo kryetar i bashkise presidenti apo ish presidenti. Avokati trajton nje problem me te vertete serioz se kemi 30 qe nuk marrim ate qe na takon pronen shtepine te drejten. Pra tema eshte si te denohen hajdutet dhe jo avokati eshte i cmendur apo i mencur.
I dashur avokat,
Ju kini te drejte pa dyshim kur thoni se « pjesa me e madhe e korrupsionit te larte shteteror ne Shqiperi, eshte ushqyer nga Beogradi, Athina dhe Moska ». Por dua t’ju permend nje fakt ulerites se si nje udheheqes i larte i korruptuar shqiptar kerkon me qiri dhe shpeblen me pushtet pasardhesin e vet :
Fatos Nano deklaron ne media, pa iu dridhur qerpiku, se e mori Edi Ramen nga Parisi, thonjpaprere dhe trafikant ikonash, dhe e beri Minister te Kultures Shqiptare.
Dhe juve, opinionberesit e sotem te Tiranes, e degjoni dhe s’bezani !
Or avokati i ngrate ka 5 vjet qe i percjelle shkrimet e tuaja dhe gjithmon flet peshqit e medhej dote kapen mbrenda 3 muajsh por asgje nuk ndodhi vetem ata pasurohen,ti ke shum besim tek Amerikanet une JO,por kur ti qenke kaq i paster ndaj popullit pse ateheri populli nuk kerkon haptas qe ti te behesh kryeminister,ose minister i drejtesise ,por nuk te lejon Amerika jote pse ata nuk duan njerez te sinqert ata duan vetem te koruptuarit,Amerika e ka mundesine qe mbrenda 24 oreve ta ndryshon drejtesine ne Shqiperi ,vetem ti thote Shqiperise ose sot ose neve nuk e njohim Shqiperine si shtet ,dhe ti kape hajdutet,te koruptuarit,pyetja e dyte kur Amerika jote qenka kaq e sinqerte pse nuk flet per Camerine,pse nuk flet asnji here kunder Grekut ,pse nuk flasin per gjenocidin Serb ,po ti me shordhon vetem me peshqit e medhej te lutem mos ben me lajme pa lidhje se nuk din asgje.
O taku babai jot e mbajti dhe perfitoi nga sistemi komunist , apo ke harruar , ka qen minister i atij sistemi ytat taku , ne ate mur ofendimesh qe ti adreson tek ai sistem qe shkoi , nje pjes te murit e ngiti babai jot Taku.
Avokat Ngjela! Respekt per mendimin dhe nderhyrjet e tua te vazhdueshme dhe konstruktive ne mbeshtetje te reformave ne shqiperi dhe vecanerisht te reformes ne drejtesi.Duam dhe shpresojme te ndodhe sic e shprehni ju,por disa dukuri se fundmi na ben te jemi pak skeptike.Fjalen e kam per konkursin qer po ben vete BKH-ja per hetuesit e saj.Kandidatet qe aplikuan per tu bere hetues te BKH-se,duke iu pergjigjur thirrjes se vendosur te zonjes Kim ne vecanti jane ndodhur perpara te papriturave gjate garave.Megjithese perfundoi pa kontestime testi llogjik dhe u shpall dhe lista fituese,ne testin fizik u be e kunderta.Rezultatet nuk u shpallen,kushtet ate dite ishin cnjerezore,duke i lene kandidatet nga ora 8 e mengjezit pa ngrene e pa pire deri ne perfundim te gares ne darke,tere diten ne diell dhe pas garave ,te cilat vazhduan per kater dite e nga 100 persona ne dite,u shpall nje liste fituese,ne te cilen per cudi kandidatet e renditur te paret ne testin llogjik me nga 30 pike( ishin 5 te tille) u zhduken nga lista dhe jo vetem ata por dhe kandidate te tjere qe kishin marre nga 29,28 e 27 pike dhe u kualifikuan kandidate qe moren me zor vetem nga 12 e 13 pike.Dhe kjo jo sepse ata ishin te dobet fizikisht,por sepse nje dore e padukeshme e brendeshme i gatoi rezultatet pas garimit dhe beri nje liste qe i kenaqte ambiciet e saj ne prapaskene.Ne shtyp lexojme dhe per raste konkrete kur nje kandidat skualifikohet dhe konteston rezultatin,pasi ne testin llogjik ka arritur 27 pike dhe eshte renditur i 49-ti (me pike te barabarta me vendin e renditur i 33-ti,sepse deri ne vendin e 32-te jane kandidatet me nga 28 pike) dhe ne testin fizik,pavaresisht se ka dale i pari ne grupin e tij ne ushtrimet e muskujve te barkut dhe ne ulje ngritjet dhe i treti ne sprintin 300 m ne grupin prej 30 vetesh (pra midis 42 personave te renditur ne tre vendet e para ne 14 grupe prej 30 vetesh) si dhe i dyti apo i treti ne maratonen prej 2,4 km (midis 80-120 kandidatesh,duke patur parasysh qe kane qene rreth 40 grupe prej 10 vetesh).Si ka mundesi te ndodhe nje gje e tille zoti avokat? A nuk vjen ere nje procedure e tille veprimi kur as kandidatet nuk dine piket e tyre,as njoftohen dhe gjithcka eshte ne erresire dhe ne faqen e BKH-se del vetem nje liste me ata qe kualifikohen prej 103 personash,pa deklaruar se si e qysh u kualifikuan ata dhe pse jo ata qe kontestojne rezultatin dhe qe shume prej tyre kane qene dhe te paret ne testin llogjik.Kjo flet per organizim te dobet te zonjes Hajnaj,per nderhyrje ne proces dhe per mosbesueshmeri te tij.Sa per monitoruesit,ata vertet kane qene prezent ,por kane qendruar formalisht atje,duke bere muhabet ne distance e duke pire kafe,pa i patur syte e mendjen atje.Pra behet fjale per nje farse dhe jo per perzgjedhje te me te mireve,sic ka qene dhe objektivi i zonjes Kim,juaji,yni dhe i te gjithe shqiptareve te ndershem qe aspirojne per nje BKH funksionale te plotesuar me hetuesit me te mire.Fatkeqesisht po ndodh e njejta gje si ne rastin e Arta Vorpsit ne GJK me precedentin e te cmendurit menderisht Like floririt.Keni mundesi te komunikoni ,me ambasaden amerikane dhe te rikuperohet demi i shkaktuar zoti Avokat? Po te jete e mundur le te ribehet gara nga e para dhe te jepen rezultatet ne kohe reale.Do ndihmoni jo vetem per te rikthyer shpresen e vrare tek kandidatet qe jane ndeshkuar padrejtesisht,por do rikuperoni dhe integritetin e tere procesit qe ne BKH te vene vertet me te miret.Respekt per ju zoti avokat!
Spartak!
Shume te lexojne
Pak.te kuptojne
Ato që thua qëndrojnë
Të mos harojmë injorancen
Injorancën masive
Se gabojmë
Nëse i zgjuari nuk ilumon dot “injorantët”
për cfarë duhet zgjuarsia e tij?