SHBA paralajmëron Turqinë për "pasoja serioze"

24 Tetor 2020, 09:55Politika TEMA

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë duket se po rriten, pas shkëmbimit të replikave mes dy vendeve aleate për blerjen nga Ankaraja të sistemit mbrojtës ajror të Rusisë, S-400.

Mosmarrëveshja më e fundit u shfaq të premten, pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi njoftimet e mëparshme se Turqia ka filluar testimin e sistemit të prodhuar nga Rusia, duke anashkaluar shqetësimet e shprehura nga Shtetet e Bashkuara.

“(Testimet) kanë qenë duke u zhvilluar dhe po zhvillohen”, u tha zoti Erdogan gazetarëve. “Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara absolutisht nuk na shqetëson”.

“Nëse nuk do t’i testojmë këto aftësi në dispozicionin tonë, atëherë çfarë do të bëjmë?”, shtoi ai.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes u përgjigj disa orë më vonë të premten, me një deklaratë të ashpër që megjithatë nuk e akuzoi Turqinë për tradhëti ndaj aleancës.

“Departamenti amerikan i Mbrojtjes dënon në mënyrën më të fortë të mundshme testimin e 16 tetorit në Turqi”, tha zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Jonathan Rath Hoffman, duke paralajmëruar se testimi “rrezikon (të sjellë) pasoja serioze për marrëdhënien tonë në fushën e sigurisë”.

“Kemi qenë të qartë dhe të palëkundur në pozicionin tonë”, shtoi zoti Hoffman. “Një sistem operacional S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si aleate e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s”.

Njoftimet se Turqia kishte filluar testimin e sistemit të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, dolën për herë të parë javën e kaluar, duke shkaktuar një seri kritikash nga Pentagoni, Departamenti i Shtetit dhe disa ligjvënës amerikanë.

Pentagoni, në atë kohë, paralajmëroi Turqinë se sistemi “nuk duhet të aktivizohet”.

Turqia nënshkroi një marrëveshje për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në vitin 2017 dhe dërgesat e para filluan në korrik të vitit të kaluar.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e saj të avionëve luftarakë të pakapshëm nga radarët, F-35, dhe, herëpashere, ka shqyrtuar sanksione të mundshme kundër Turqisë edhe pse është një vend aleat në NATO.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se përdorimi nga Turqia i teknologjisë së përparuar të radarëve rusë mund të rrezikojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe potencialisht mund të përdoret për të vendosur në objektiv avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë F-35.

Turqia më parë ka hedhur poshtë shqetësime të tilla dhe zoti Erdogan tregoi të premten se ndoshta Shtetet e Bashkuara nuk kanë shumë në dorë për ta detyruar që të ndryshojë kursin.

“Duket se zotërinjtë (në Shtetet e Bashkuara) janë veçanërisht të shqetësuar se kjo është një armë që i përket Rusisë”, u tha zoti Erdogan gazetarëve, para se të shtonte se, “Ne jemi të vendosur; ne po vazhdojmë në rrugën tonë si gjithmonë”.

8 komente në “SHBA paralajmëron Turqinë për “pasoja serioze””

  1. Erdogani BAMIRESI me i madhe i Greqis says:

    Emri “Tajip Erdogan”, dikur do te shkruhet me germa te Arta ne Historin e Kombit Helen.
    As nje politikan Grek nuk ka bere ate Madheshti qe ka bere Erdogani per Greqin.
    ###
    1- Ka bashkuar te gjitha shtetet miqe, asnjanese dhe armiqe te Greqis, ne mbeshtetje te plot te interesave Greke.
    – Ishte e pabesushme qe dikur Izraeli, Egypti, Emiratet Arabe … te benin stervitje te perbashketa ushtarake, per te kercenuar Turqin.
    – Ishte e pa besueshme qe EBA te bente embargo totale ne produktet Turke dhe ti zevendesonta ato me prodhime Greke.
    – Ishte e pa besushme qe Turqia te kerkonte nga SHBA te blente 100 avjon luftarak dhe Trampi ta refuzonte, ne hakmarje per S-400 te Rusis.
    – Ishte e pa besushme dikur qe Franca dhe Izraeli ti deklaronin Turqis, qe … “sulmi ndaj Greqis eshte sulm ndaj Frances dhe Izraelit”.
    – Ishte e pa besushme qe Izraeli te deklaronte … “Turqia eshte rezik me i madhe se Irani”.
    2- Erdogani (me kercenimet e tij idjote dhe deshtimet e nje pas njeshme ne Egje) ka rritur ne maksimum dinjitetin dhe shpirtin patriotik tek Greket.
    3- Erdogani (me kercenimet e tij te shterpa) ka detyruar dhe detyron Greqin te nxitoj te mbylli c’eshtjet e kufirit detar me fqinjet me nje sukses te plot (si alibi i rezikut Turk, duke u mbeshtetur plotesisht nga BE).
    4- Erdogani krijoj momentin me te pershtatshem qe Greqia (me mbeshtetje te plot nga Bota) te shtoj ne 12 milje ujrat Detare ne Egje, dicka qe kurre nuk mund ta bente e vetme.
    5- Erdogani ka shkateruar Ekonomikisht Turqin (£ira Turke ne rekord shvleftesimi), duke i dobesuar fuqin ushtarake te saj.
    6- Ka shkateruar aleancat shekullore qe kishte me SHBA, Egjypt, Izrael, Emirate, Arabi Saudite, Gjermani, .. duke mos mundur te blej (sado shtrenjt) as nje aeroplan ose paisje te sofistikuar ushtarake.
    ###
    Keto “aritje” te Erdoganit ishin nje Bekim i Zotit per Greqin e vetme, te demoralizuar dhe te dermuar ekonomikisht.
    ###
    Keto ngjarje qe perjetojm sot (te luftes per Energji) do te percaktojne rjedhen e historis per 300 vitet e ardheshme (ndermjet Greqis dhe Turqis).
    ###
    Nje Bravo te madhe per Erdoganin, nje bir i denj i Helis-Pondit.

    1. Grek Magjupi Racist says:

      Ama gabel mbeteni de. Ellenet ose Yllinet e vertet i tregon gloha e sotme shqipe, juve jevgje do ju zhveshi ngadale istoria! Greket e vertet perfaqesohen pe SHQIPTAREVE, jo pe konglomerateve ortodokas te Libanit, Jermenise, Fise jevgjesh anadolli etj.

    2. Skender Beu says:

      Shkrimi me i ceket qe kam lexuar. Ke fol siç na meson amerika me ne krye Trampi si dikur qe thonim: siç na meson partia e shoku enver.
      O djale. A e shkon ku shkoi ushtria armene ????? si ka ngel as municion e as ushtar. Sa per aleanca pse amerika, perendimi jane bere bashke krah armenise pushtuese? Nuk eshte aleance kjo? Municionet prodhim rus e amerikan e te perendimit as per skrap nuk bejne.
      Pas armenise rradhen e ka greku ???
      Nese akoma se ke kuptuar deri tani, kuptpje sot; Turqise i hane mune… ???

      1. Flm says:

        “Pas Armenis radhen e ka Greku …” hahahaaa
        O Iskander turkoshaku, na bere te qeshim o karagjoz.
        ###
        Mos doje te thoshje “Pas deshtimit te Turqis ne Siri, Libi, Qipro, Mesdhe dhe Egje .. radhen e ka deshtimi i saj ne Armeni” ???
        Keshtu po, tani ke folur drejt.
        ###
        Sa te jete Erdogani Greqia e ka te ardhmen te Ndritur, kjo eshte me se e sigurt, gjysmen e gjeneralve oficerave dhe pilotve i ka futur ne burge si Gjylenista, shkateroj marveshjen e 100 avionve F35, per te marre S-400 e sabotuara te Putinit … etj.
        Rrofte Erdogani.

    3. Albano Kratia says:

      Po mire o te qif..shin Shqiptaret motrat sic te kane bere per pjesen 700 vite me rradhe, kujt po i plas per keto pikat e tua imagjinare??

      Ti mund ti fusesh vetes ndonje shishe ne byth Duke permend keto pika, por fakti qendron se askush nuk e rruan per Greqine ne kete nkte dhe Turqia eshte 10 here me i rendeisshem si shtet.

      Harroje ti qe eshte mbyll Ceshtja e kufijve detate.

      Sa.per ushtri dhe ekonomi, Turqia nuk do jete kurr shtet i falimentuar si Greqia

  2. Koqevari says:

    Hahaha…analist leshi
    Qenke lodhë shume…
    Jeta e grekut kane qene dhe to te mbetet njellojë si jeta e deleve brenda gardhit dhe e ujqerve perjashta…
    Te dhjefsha aleancat….cfare idioti qenke….

  3. loni says:

    Po per sistemin rus S-300 qe disponon Greku, pse nuk ankohet USA? sili eshte ndryshimi midis ketyre dy sistemeve? A mund ta ma shpjegoje dikush?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje