Rexhina Nano: Unë dhe Fatosi, të dy, kemi një jetë

24 Tetor 2020, 10:39Politika TEMA
Rexhina Nano: Unë dhe Fatosi, të dy, kemi një jetë

Kjo është një intervistë e Rexhina Nanos dhënë për “Koha Jonë” më 1994, pasi i shoqi ishte futur në burg nga Berisha.

Më pas gjërat rodhën ndryshe dhe Nano u martua me Xhoanën.

Përfundimisht 12 vjet burg për bashkëshortin tuaj. A shpresoni për një lirim të parakohshëm të tij?

12 vjet burg! Sa e llahtarshme, aq edhe e pabesueshme! Por njeriu e mendon që jeta në momente të caktuara mund të jetë e pamëshirshme. Ai e di se në jetë ndodhin edhe të papritura, prandaj njeriu mbetet krijesa më e kompletuar për t’i kapërcyer ato. Ne u njohëm shumë të rinj dhe u rritëm bashkë. Patëm një mundësi që nuk u jepet të gjithëve: duke u rritur me njëri-tjetrin, krijuam natyrshëm një lidhje të qëndrueshme dhe të fortë, për të përballuar një jetë me të gjitha të mirat dhe të ligat e saj. Kështu, natyrshëm, ne ndjenim se ishim një në gjykim, në veprim, edhe kur nuk i shprehnim ato… Shumë gjëra i kuptonim pa ia thënë njëri-tjetrit… në heshtje. Po kështu, një ditë e kuptuam se do të ishim pranë një ndarjeje dhe … e pranuam të dy, përsëri në heshtje… Sot, ai në qeli dhe unë jashtë saj, ne përsëri ndjemë njëlloj, në heshtje, se nuk mund të vepronim ndryshe jashtë lidhjes sonë të krijuar aq natyrshëm! Ju më pyesni a mund të shpresoj në një lirim të parakohshëm të tij? Përgjigjen po jua jap përsëri në heshtje… lidhja jonë nuk mund të ndërpritet në mënyrë kaq artificiale.

Nano u shpall i pafajshëm dhe u dënua. A jeni e bindur në pafajësinë e tij. Po ndonjë fajësi a mendoni se rëndon mbi të?

“Fajësia” që filloi të kultivojë shteti kundër Fatosit, për mua ishte edhe vetë pafajësia. Këtë pafajësi e kam ndjerë që kur shihja emrin në gazetë në një radhë me bllokmenët, që në kërcënimet në rrugë e në tubime, me thirrjet histerike në kutinë e votimit, me deklaratat e zonjave e zotërinjve deputetë në Parlament, me heqjen e imunitetit dhe burgosjen e tij skandaloze! Në të gjitha këto veprime, unë kam parë vetëm pafajësinë e tij. Nuk mund të jap përgjigje më të pranueshme ndaj vetvetes: një vit hetime, gjykime, rihetime, dëshmitarë, hetues, gjyqtarë, askush dhe asgjë nuk më tregoi fajësinë… A ka bërë ndonjë faj Fatosi?! I vetmi faj i tij është forca morale me të cilin prej një viti mbron pafajësinë!

Ç’kujtoni gjatë plot një viti të burgosjes së bashkëshortit tuaj dhe pse do t’ju mungojë qelia numër 47, siç jeni shprehur në një letër publike drejtuar atij?

Që prej një viti, shteti i egërsuar e ndëshkon gjithnjë e më fort, s’e lë të dëgjojë, të shikojë, të lexojë. Shteti ka një vit që merret me çështjen Nano duke “varfëruar” vetveten dhe duke harruar të jetojë. Ndërsa, mua më pasurojnë ndjenjat për jetën, më bëjnë të vlerësoj çdo minutë për ta vënë në shërbim të saj. Unë dhe Fatosi, të dy, kemi një jetë. Ajo është njëherësh këtu jashtë dhe atje brenda, në qelinë 47… Prandaj them se do të më mungojë qelia 47. Por ne do të jetojmë përsëri, edhe kur kjo qeli të ketë një numër tjetër… kudo që të jetë… Do të kemi njëherësh një mendim dhe një qëllim: të fitojmë lirinë e humbur!

A ishit dje në miting dhe si e keni përjetuar atë? Po në TVSH a e ndoqët atë?

Mitingun e ndoqa në televizor e në realitet. Kameramani “i kujdesshëm” si gjithmonë dhe spikeri këtë herë me qetësi, foli për miting paqësor dhe shpërndarje njerëzish qetësisht. Ndërkohë rrugët e Tiranës për ditë me radhë ishin bërë blu dhe sirenat e policisë “këndonin”…

Por këto nuk përbënin objektin e kronikës. Kronika ishte vetëm për mitingun dhe ai u paraqit ashtu siç duhej… me vakësi, me boshllëk. Boshllëkun e ndjeva unë, mitingashja dhe e dini ku e pashë? Tek shteti që rrinte i gatshëm me shkop gome në dorë për të qëlluar edhe fëmijët.

Qetësia ishte në shpirtin e njerëzve që ishin mbledhur në shesh për ta kërkuar atë. Kohë më parë jeni drejtuar zonjës Berisha me një letër dhe a keni marrë përgjigje prej saj?

Është e vërtetë, i jam drejtuar zonjës Berisha duke e respektuar për rolin që i takoi të ketë… Nuk kam marrë asnjë përgjigje dhe e kuptoj (përsëri në heshtje) se nuk mund të ketë asnjë përgjigje kur në mënyrë artificiale të emërojnë “First Lady”.

Tani jeni e detyruar të jetoni pa bashkëshortin tuaj. Ç’përbën për ju vazhdimësia e jetës në këto kushte?

Do të vazhdoj të jetoj njëherësh edhe me jetën e fëmijëve të mi dhe të atyre që më rrethojnë. Do të më duhet të shaj fëmijët kur gabojnë, t’i përkëdhel e t’i përgëzoj për punë të mira, të shoh si shkojnë me mësime, të ndjek si e kërkojnë dhe e gjejnë shokun apo shoqen, të zbuloj ç’mendojnë kur nuk e shprehin dot atë mendim, të di dhe pse s’e shprehin dot atë; do të më duhet të jetoj për gjithçka por mbi të gjitha do të më duhet të fitoj lirinë që ka humbur ajo pjesë e jetës e mbyllur në qeli.

Në këto që shprehni, jeni edhe romantike, edhe idealiste… Çdo të donit të ishit në të vërtetë?

Mund të më quani si të doni: romantike, idealiste, realiste. Për mua ka rëndësi që në shoqëri të kem një vend që më takon, jo pse jam thjesht një qenie e gjallë. Do të doja vetëm të isha njeri, asgjë më shumë!

19 komente në “Rexhina Nano: Unë dhe Fatosi, të dy, kemi një jetë”

  1. beluli says:

    Nano si teoricjen e di mire qe KUSH TE FUT NE BURG TE DO, dhe ky si Like floriri jane dashuruar me Sali kriminelin…. Ky eshte Nano….

  2. Salihi. says:

    Qen bir qeni kjo spexia Nano.

  3. Çfarë do të thotë “gjërat rodhën ndryshe”??
    Gjërat ndoqën rjedhën normale.
    Ndoshta Rexhina priste të kishte nje burrë ndryshe.
    Ndoshta shumë nga ne donin një Nano ndryshe.
    Po ai është i tillë, zhgënjyes me këtë bark të fryrë, qefli alkoli dhe zihafetesh.
    Lëreni në dimensionin e tij human dhe zhgënjyes.
    Është shumë më mirë kështu, kemi plot të tjerë ufhëheqës “të përkryer”.

  4. Emigranti Athine says:

    Pijanec , “njeri i vogel” . Historia do e harroj shpejt .

  5. Shenjestra says:

    Rexhina,eshte zonje grua,e resspektuar,e pafajsheme ne te drejten e saj familjare dhe shoqerose,kurse Fatos Nano njeri i keq,i poshter i pabese,imoral,duke e divorcuar Rexhinen ne menyr te padrejte per bythen e Xhoanes.Edhe Xhoana eshte njeri i keq si Fatosi,per sa beri veprimin me te poshter,ndau dhe i mori burrin nga krevati Rexhines. Te gjithe e kane denuar aktin e padrejte te Fatosit me Xhoanen.Qe te dy jane pa moral.E drejta eshte ne anen e Rxhines.

    1. Marina says:

      Nuk kam arritur ta njoh mire Rexhinen, kam qene e vogel dhe ne emigrim deri ne 2001. Por sigurisht mund ta kuptosh qe ajo ka qene dhe mbetet nje zonje e nderuar. Nuk mendoj se Nano eshte aq i keq, por te them te verteten Xhoana me duket nje femer me ambicje te tepruara. Thene kete, nje miku im qe e njihte Xhoanen (gjithmone sipas tij) na tregonte disa histori jo fort te moralshme! Gjithsesi ne nuk mund te gjykojme askend per zgjedhjet e tyre bashkeshortore, mendoj qe jane te komplikuara, eshte kollaj te damkosesh tjetrin , por cdo kush nga ne, ka “mekatuar” ( nese mund ta themi keshtu), qofte duke menduar per diçka qofte duke kryer veprime.

  6. Ed says:

    SI MUNDET KJO TE JETE GRUA E MIRE KUR
    POPULLI THOTE ME THUAJ ME KE RI TE TE THEM SE KUSH JE
    KETA JANE LLUMI I SHOQERISE SHQIPETARE
    KETA NUK KANE AS FAMILJE DHE AS ATDHE
    PLEHRA PLEHRA

  7. Realisti says:

    Divorci nuk duhet gjykuar asnjehere. Tosi u lidh me me Xhoanen se lidhja me Rexhinen kishte mbaruar. Ne kete pike mos u bini daulleve kote. Por Tosi ka gjera te tjera qe mund te gjykohet. Eshte puna e tij si kryeminister. Ne kete pike ai e la popullin ne balte. Biles e vodhi sa deshi dhe e la me deshiren e tij ne dore te Berishes. Arsyeja dihet. Berisha nje antishqiptar i vendosur ngriti drejtesine me te te korruptuar ne Evrope nga e cila Fatosi nuk do te denohej kurre per vjedhjet e tij. Keta jane Fatosi dhe Berisha.

  8. Ed says:

    E THOTE VETE “KEMI NJE JETE ” PRA TE DY PLEHRA
    ESHTE PAJTUAR ME PLEHREN QE KA DHE QE MORI NE BASHKE JETESEN E SAJ
    KETA JANE SINONIM I PLEHRAVE QE PO I PERPUNON EDI RAMA NE INCERATORET E LULUSHIT
    TE NGRESH KETA LART DO TE THOTE TE MOS i DISH OSE TE MOS KESH VLERA PER VETEN TENDE

    1. Cudia says:

      O shoku merre shtruar dhe lexo artikullin me pare. Rexhina i tha ato fjale dikur kur ishin te martuar. Lexoni titullin dhe nuk lexoni artikullin. Injorance me brire.

  9. Gjergj says:

    mero ju dhe pseudpmedia e 30 Viteve me urdher te pronareve boseve tuaj po shtroni qilimin nanos drejt presidencies marrebeshka e 2005 nano berisha e neser do I kerkoni nanos tua ktheje nderin …vari l…medias

  10. ? says:

    Akoma e kujtoni kete bixhozçi pijanec? E vetmja “merite” e tij eshte qe eshte femije legjitim i topallit Thanas dhe evgjites Marie, se gjithe te tjeret ishin e jane o bastarde, o bij bastardesh. Enveri qe bastard i bimbashit te Gjirokastres, Saliu bastard i Karaxhiçit, Edvini bir i bastardit te Zogut Kristaqit. Po gatitet per pushtet edhe Erjoni, bastardi i Ahmadinexhadit. O popull shqiptar mjadft i nxorre bastardet ne krye te vendit.

  11. Pallatet Agimi says:

    La Rexhinen per kurven me te madhe te pallateve agimi ,Xhoana Nanon nje femij kopil me nje nene po aq kurve

    1. Fatos dybeku i gjizes says:

      O shoku , Rexhina ishte grua e nje tjeter” prerje “, qe nje zonje me gjith te metat e saj ……nuk qe si Xhoi qe te shqyente ne gojore , pikerisht atje dorezohen meshkujt pa karakter te gojorja , atje u shkreh dhe sufllaqi Nano ……

  12. Ujku Plak says:

    O ?. Cfar faji ka Populli ,perse i kerkon dicka qe nuk e ka ne dore. Ke te zgjedhesh? Politika Shqipetare te ofron dy gjysma Muti ,ose disa copa. Ke do qe te zgjedhesh po Mute eshte. Kushtetuta nek e lejon qe te na marrin te huajt , po dhe sikur ta marrin te huajt do shohin unteresat e veta , rq Pilitikan ju untereson ta ken Popullin e varfer dhe injorant,ju eshte bashkuar dhe feja se ka te njejtat interesa si Politika. Eshte e hidhur por e vertete , Shqiperia nuk behet.

  13. Vatotin Sina says:

    Te gjithe te perndjekurit politik , ata qe u persekutuan nga sistemi i Enver Hoxhes u demshperblyen me 6 e me shume keste ne total , kurse bythqiri Nano qe ne burgun e Tepelenes pinte hashash dhe kruante koqet , u demshperblye me shumen e majme dhe e mori nje dore dhe ja dha kesaj “teoricenes se famshme ” sikur kjo hoqi te zinjte e ullirit nga qeveria vari lesht e Sali gerdalles ….dava hajdutesh , keta jane kap njerin e rif tjetrin , po se kane fajin keta , fajin e ka populli dallkauk qe i voton keta …..iu dha shu e here rasti ti shporte dhe shqipo dybeku i zgjidhte prap , te terheqesh floket tehedhesh voten per Sali Berishen ne 2005-senduke ditur qeqe aktori kryesor i vellavrasjes ne 1997-ten …….te njejten gje beri dhe kur doli Nano sufllaqi nga burgu dhe do shpetonte Shqiperine nga varferia , kush ?? Nano hajduti ……..

  14. sapa says:

    Nano ky keshilltar i Edi Rames sic pohonte Rama vete!

  15. Fryu Fatos fryu... says:

    Eshte bere i neveritshem emri i ketij bullari pijanec i pafytyre dhe moral. Saper jeten e tij private as qe duhet te na shqetesoje sepse gjithkush ben zgjedhjet e veta sipas menyres qe desheron. por cfare nuk i falet ketij faqeziu eshte koha si kryeminister. Ka shume gjynahe popullit e shkaterroi Shqiperine duke e lene ne dore te Sali vdekjes e hajduteve te tjere. Iku nje egoist, nje fodull, qe shikoi vec veten qe vodhi sa deshi dhe qe po plas nga mbipesha.Se kuptoi cfare keshillash mund ti japi ky maskara PS si nuk ka turp ky njeri qe cfaqet ne skenen e politikes. ik more fryu me shume se cje bere se njerz si ty as qe na duhen me.Je nomenklature e djegur dhe e vdekur.

  16. Pensionist says:

    Sa qe ne pushtet tosi, ishte i zene me goten e rum-it, konjakut, veres, xhin-it e ku di une, ndoshta edhe te rakise. Harrova! Edhe me steken e biliardos merrej jo pak. Kur nisej per ne shtepi, bente nje ndalim tek ”Taivani”… Vinte ne shtepi ne oren 01:00 te nates dhe nuk kishte mundesi te paraqitej ne zyre oren e caktuar… Keto, qe them jane te dokumentuara.
    Rexhina mbetet nje zonje e vertete, e nderuar dhe duket edhe nga pergjigjet e dhena ne kete interviste. Me kete rast i uroj shendet, qetesi shpirterore, gezime dhe force, per te perballuar veshtiresite e moshes pas daljes ne pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje