Nga Denis Dyrnaja
Ditët e fundit një gazetar investigoi zbuloi se presidenti i Republikës ka shkelur të paktën në më shumë se një herë ligjin, kur ka dhënë shtetësinë shqiptare për qindra persona. Dhe mjafton një rast për të dalë në përfundimin se Ilir Meta që ka marrë përsipër të veshë mantelin e “gardianit të kushtetutës”, që në fakt është atribut i Gjykatës Kushtetuese, t’i kompromentohet integriteti institucional, moral dhe për më tepër ligjor.
Unë dua të marr krahun e atyre personave që mendojnë se çështja e skandalit të shtetësisë shqiptare është e stisur, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
Pra le të pranojmë se qeveria është e korruptuar, e zhytur në afera të dyshimta, me lidhje për interesa kriminale dhe korruptive. Kjo as duhet toleruar dhe as duhet anashkaluar, por duhet mbajtur si debat më vete dhe duhet hetuar.
Pyetja retorike që pason është: a e bëjnë zullumet e qeverisë presidentin më pak fajtor kur kapet në shkelje të ligjit?! Sigurisht që jo. Dhe automatikisht bie edhe pretendimi se çështja e shkeljes së ligjit nga Kryetari i Shtetit, nuk është e barasvlefshme me dëmet e aferave korruptive të qeverisë. Natyrisht që nuk mund të vihet shenja e barazimit për pasojat, sepse çdo abuzim ka shkallën e vet të dëmit.
Por përpjekja për ta shfajësuar, ose trajtuar me tone minore shkeljen e Kushtetutës nga presidenti me arsyen se qeveria bën zullume më të mëdha, në rastin më të mirë është naivitet dhe në rastin më të keq, është përpjekje qëllimore për të mbuluar një abuzim, me një tjetër.
Për të ardhur sërish në termat realë. Ajo që e bashkon presidentin dhe qeverinë në akuzat publike që iu adresohen është shkelja, tejkalimi ose përçmimi i ligjit. Ndaj ato duhen hetuar të ndara, por mund të analizohen si fenomene të ngjashme.
Shkelja e ligjit është shkelje si për atë që djeg pyllin, me ose pa qëllim, si për ministrin që lejon një aferë abuzive apo dhe presidentin që jep një shtetësi të paverifikuar. Ajo që i dallon rastet është qëllimi dhe pasoja sipas të cilave derivon edhe përgjegjësia e më pas ndëshkimi. Thënë këtë, në ftohtësinë përballë ligjit të gjithë kanë bërë atë që kanë mundur. Ai që i vuri flakën pyllit aq dëshiroi aq mundi dhe aq bëri.
Po kështu edhe qeveritari dhe kreu i shtetit në mënyrat dhe rastet e tyre nuk i vënë zjarrin pyllit, por “i vënë zjarrin ligjit” e duke djegur ligjin po djegin shtetin. Nuk ka shkelje të mirë apo shkelje të keqe të ligjit, shkelje të butë apo të fortë. Ka thjeshtë shkelje të ligjit. Ndaj secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që kryen.
Ndryshe kjo është një shoqëri që duhet të rithemelojë veten në raport me përgjegjësinë dhe ndëshkimin. Të bëjë një kod të ri moral dhe ligjor që të ketë në thelb parimin një krim më i madh zhbën krimin më të vogël, se këtë parim po na servir politika dhe mendësia e atyre që pretendojnë se bëjnë e merren me politikë.
Dhe Al Capone per pune taksash u denua
Shikoni se cfar fytyra te ndyra jane, e kane te shkruar ne balle, plera te kombit…..
Tani e kuptoni që jeni shoqëri e korruptuar dhe e kalbur në çdo qelizë ?
Nje lapsus ligjor apo nje “nder” I bere nga nje president qe e ka ruajtur te paster figuren e unitetit te popullit edhe mund te falet moralisht….por e bere Like “floriri”apo “mister” 7% eshte abuzim dhe shkelje e rende e ligjit per dhenien e nenshtetesise.
VELLEZERIT SIAMEZE.
Njehere nje kohe,njeri kishte nje thes ne krah dhe brenda nje njeri shume dembel.Duke ikur perballet me nje shokun e tij dhe ai i thot,çe ke kete? Nje dembel dhe po shkoi t’a hedh ne lum.Ma jep mua tha shoku se e ushqej une me arra.Dembeli nga thesi i tha,—- i ke te çara dhe te qeruara arrat? Atehere shoku i tha njeriut me thes,shko hidhe po thell.Edhe Meta me Balliun keshtu duhet bere.Ata nuk jane per shqiperine.
O Denis, po flisni hapur , mor burre, sic flasin shqiptaret.
Meta aq ja ne dore aq ben. Sikur te kishte ne dore te jepte tendera e koncensione ka dhene prova se do te bente sa te duash korrupsion.
Keshtuqe thuaj hapur, pa droje e padorashka:
– Meta po ben leke duke shitur shretesi. Sepse aty punon sekseri.
– S’di di t’ja bej ta mare shtetesine shqiptare. Nuk e mar dot se kam nje denim. Vize ne Kosove apo ne Arabi nuk mar dot.
– Te ndihmoj une, por duhen ca leke.
– Pare jap une sa te doje, vetem ma rregullo, se nuk po udhetoj dot ne Europe.
– I ke 30 mije Euro?
– Do ti gjej.
Dhe miku gjen keshilltarin e presidentit, dhe i jep 25 mije euro. 5 mije i mbajti vet.
Keshilltari (ose Qimi) e ben muhabetin me presidentin, dhe i le 20 mije euro. 5 mije jane te keshilltarit ( ose Qimit).
Per arabet shkon edhe 100 mije euro.
Po 100 shtetesi nga 20- 30 mije euro, shkojne 2 deri 3 milion euro , o Denis, o Denis, o Denis.
Shkruaj pa droje, pa frike….
O DERNIS PO KU I KE PROVAT QE QEVERIA ESHTE E KORUPTUAR DUHEN PROVA . PROVAT JANE PER ILIR MUTEN KESHTU QE FOLE PER ATO PROVA
SE KESHTU DUKESH SI SEMUNDJE E BUTE
Ose LEGEN
Po ca prisni nga nje hajdut ordiner si Meta,i kapur ne flagrance per vjedhje,po pse kur vodhi ishte brenda ligjit,duket Spaku do vazhdoj me traditen e vjeter te drejtesise shqiptare.
O gazetat te frustruar, ju eshte bere Edi Rama si gogol ju del ne enderr. Po mire mo burre e di qellimin e gazetarise duhet te thoni vetem te verteten kush genjen qellimisht eshte kriminel dhe ju beni si te baraslarguar dhe nderkohe i fusni ne nje thes dhe Qeverine dhe Presidencen. Me vjen keq po Presidenti eshte kapur me preshe ne duar, kurse per Qeverine nuk jep njeri fakte, vetem llam llame per te mbuluar zullumet e Ilirit etj.
Trim eshte Doci jo ju, te gjithe ngelet vemje trembur nga Saliu dhjere nga Iliri.
Turp beni misioninbqe keni marr persiper e mos beni si Shkullaku qe u be legen vetem per te vene dhe ruajtur pasurine.
O Monika lexoje artikullin prape se e ka me te gjithe te paprekshmit
Sa foto e bukur, maoceduni fari, me çuenlain meta. Kjo fito do shkonte shume ne hollin e banjos, me kornize 50cm e ngritur nga dyshemeja. Si eshte e mundur qe, tenxherja gjen kapakun. Dy fytyra te frikshme, te neveritura sa krijojne neveri sa here shfaqen ne publik. Mosni o popull me keta njerez, mendoni per te ardhmen dhe femijet tuaj, lereni fariun, po transferon te birin tek LSIja, bem baba te te ngjaj.
Cdo burre mbi 45 vjec mban pergjegjesi per fytyren qe ka…shikojini…??????