Dhënia e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të ligjit dhe duke anashkaluar protokollet e sigurisë, me qëllim për të lëvizur pa viza në Evropë, është një temë që ka shqetësuar edhe institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat kanë ndërhyrë për të t’i dhënë fund kësaj praktike. Pikërisht alarmi nga BE ka qenë edhe arsyeja e ndryshimi të ligjit për nënshtetësinë të votuar nga Kuvendi para disa muaj që presidenti Ilir Meta e ka rrëzuar. Presidenti është në qendër të një skandali pikërisht sepse duke nisur nga fillimi i mandatit në 2017 ka dhënë 419 nënënshtetësi me procedura të pershpejtuara duke anashkaluar në shume raste protokollet e sigurisë.
Siç zbulon Shqiptarja.com, duke lexuar aktet e Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Komisionin e Ligjeve, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë shqyrtimit të ligjit të ri për nënshtetësinë, ka paraqitur shqetësimin e Brukselit dhe ka kërkuar që dhënia e shtetësive të veçanta, në emër të interesit kombëtar, të mos i lihej më në dorë Presidentit, por të ngrihej një strukturë e posaçme, për verifikimin e të gjithë personave që kërkojnë të marrin shtetësinë shqiptare, pa plotësuar kushtet ligjore, por si personalitete.
Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 27 korrik 2020, ku u miratua ligji i ri, gjatë diskutimit të nenit për dhënien e shtetësisë shqiptare për raste të veçanta, si përjashtim nga ligji, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme theksuan se ngritja e një strukture verifikuese për këtë raste në varësi të qeverisë, reflektonte një shqetësim të Komisioni Evropian. “…është me vend që reflektohet një lloj shqetësimi nga Komisioni Evropian, që është ngritur edhe në raportimin e fundit që ne kishim në Komitetin për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në kuadër të raportimeve që ne bëjmë në përmbushje të detyrimeve lidhur me plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të progres-raportit”, ka pohuar Rovena Voda.
Referuar procesverbalit të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Komisioni Evropian është shqetësuar pikërisht për mungesën e kontrollit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës të të huajve që pajisen me nënshtetësi dhe rrjedhimisht me pasaporta shqiptare në emër të interesit kombëtar. Në këtë kuadër, Komisioni Evropian ka kërkuar në ligjin e ri për shtetësinë të parashikohej kontrolli i kushteve të sigurisë dhe pastërtisë së figurës së këtyre personave, duke zbatuar standardet më të larta. Për zbatimin e këtij parashikimi është kërkuar ngritja një agjencie shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë duhet miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Propozimi i Komisionit Evropian është pranuar nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga Komisioni i Sigurisë, duke u reflektuar në ligjin e ri.
Ligji, i cili i jepte fund abuzimit me dhënien e nënshtetësive, u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta dhe u kthyer mbrapsht me dekretin numër 11591, datë 10 gusht 2020, duke u ndalur gjatë në kundërshtimin e nenit 9 të ligjit të ri, i cili reflektonte pikërisht propozimin e Komisionit Evropian, për verifikimin e nënshtetësive të veçanta. Sipas Metës “Neni 9, i ligjit, që trajton dispozitën e rasteve të veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare, shkel nenin 19 dhe 92 të Kushtetutës, si dhe mbivendos organet shtetërore duke dubluar kompetencat dhe fryrë administratën, në shkelje të efiçencës dhe duke shkaktuar kosto direkte në buxhetin e shtetit”.
Kuvendi e rivotoi në shtator pa asnjë ndryshim ligjin, i cili ka hyrë në fuqi në mes të muajit tetor 2020. Në fakt rezulton se shqetësimi i Metës nuk ishte mbivendosja dhe kostoja në buxhet, por vijimi dhënies së nënshtetësisë shqiptare në mënyrë abuzive si të ishin teserat e LSI-së. Nga një investigim i Shqiptarja.com, ka rezultuar se Presidenti Ilir Meta, ka përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, duke u dhënë nënshtetësinë shqiptare, në shmangie të ligjit, në emër të interesit kombëtar, si heronj dhe personalitete mbi 400 personave nga Afrika, Arabia, Turqia, Ukraina, Rusia si dhe shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia, pa plotësuar kushtet ligjore.
Një pjesë e papërfillshme e këtyre personave janë vërtetë personalitete në fushat e tyre, por shumica e emrave rezultojnë personazhe anonimë, këngëtar dasmash dhe tallavaje, një personazh i dënuar me vendim të prerë për vrasje, manipulues votash, njerëz të akuzuar për vjedhje, grabitje pronash dhe të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet. Një nga rastet ishte ai i futbollistit ganez Ëinnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka përfituar nënshtetësinë brenda 8 ore nga kërkesa, si qokë e Ilir Metës për presidentin e Klubit Tirana, në një kohë kur futbollisti ishte marrë i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit që mund të ishte pikërisht një nga kushtet përjashtuese për të fituar nënshtetësinë.
Këta personazhe e kanë marrë shtetësinë me firmën e Ilir Metës në emër të interesit madhor kombëtar dhe si ‘asete kombëtare’, alibi kjo për të shmangur ndjekjen e procedurave ligjore dhe Ministrinë e Brendshme, pasi përfituesit nuk plotësonin kushtet ligjore, sidomos atë të qëndrimit jo më pak se 5 vite në Shqipëri.
Mos u merrni me fshatarin injorant dhe mediokër.
Hiqini kompetencat dhe mos ja varni fare.
Kopetencat po rishikohen, ose më mirë po mbyllen shtigjet të cilat mafiozi Meta, sot fatkeqësisht presidenti ynë, i ka shfrytëzuar dhe po për fat të keq për hir të ruajtjes së disa balancave institucionale, i është hapur ca rrugë, si në rastin e ndryshimit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor 2019 apo me mos dekretimin e Arta Vorpsit si gjyqtare kushtetuese e zgjedhur.
Por është neni 90 i kushtetutës që ua ka lidhur të gjithëve duart për ta shkarkuar, edhe pse e ka mbushur kupën. Sipas atij neni, pika 2, “presidenti mund të shkarkohet për shkelje të “rëndë” të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi “të rëndë”. Kuptohet që ky nen është vendosur kështu, pra si një mbrojtje e fortë për kryetarin e Shtetit, duke patur parasysh se presidenti në kryerjen e asaj detyre të lartë, duhet të jetë njeriu më i përgjegjshëm i Republikës dhe jo një alabak super ordiner si katundari Ilir Meta. Gabimi, pavarësisht arsyeve apo konjukturave të kohës, qe zgjedhja e tij president, kur dihej se çfarë monstre ishte. Se si do shfaqej ai në rolin e presidentit, nuk vonoi as një muaj, të na i tregonte: Ishte fushata elektorale e qershorit 2017, në favor të LSI, edhe mbasi kishte (duhej) hequr dorë nga qenia anëtar i saj, e jo më të luante rol si kryetar i saj. Ajo fushatë e paprecedentë, që një vetëm një njeri i paskrupullt si ai mund ta bënte, duhet të mbetet si një njollë e zezë, në analet e historisë tonë politike dhe sidomos në atë parlamantare, si institucioni më i lartë që ka dhe tagrin e zgjedhjes së presidentit, cilido qoftë ai në të ardhmen.
Po keta qe e bene cfare jane o bureto?
Demek me kkas zotrote…..bureto
@Edi! Në përgjigje të pyetjes tënde: “po këta që e bënë çfarë janë?”, të lutem lexoje edhe një herë me vëmendje komentim tim. Aty e ke në mënyrë konçize të gjitha, përgjigjen për pyetjen tëbde, bile dhe ca më shumë se aq. Zaten qëllimi i komentit tim ky ka qenë, një lloj
sqarimi për të gjithë ata që shpesh bëjnë pyetjen që bëtë dhe ju, se pse kemi këtë president që kemi, dhe kur e dinin se kush m…ishte, pse e zgjodhën?!
Ndaj meqë komenti i parë është ca konçiz, edhe pse shumë i qartë sa i përjet Kushtetutls, atëhere po e zgjeroj ca për t’u kuptuar më mirë. E para or mik, se politika nuk është kaq e thjeshtë. Kujto periudhën prill-maj të vitit 2017 dhe do t’i gjesh aty ngërçet. “Çadra” e Berisha-Bashës prej 3 muajsh në bulevard , presioni i PD të mos futej në zgjedhjet parlamentare të 26 qershorit, ultimatumet e Departamentit të Shtetit të ShBA-ve dhe presioni i madh i Brukselit, që zgjedhjet të bëheshin me çdo kusht; mbarimi i afatit të Nishanit, në 22 korrik dhe pamundësia plr të zgjedhur presidentin e ri, qoftë dhe me 71 vota, të cilat PS e vetme nuk i kishte. Iu kërkua PD ta propozonte dhe ta votonin së bashku, nuk pranuan. Kështu u deshën patjetër votat e LSI pra të Ilir Metës. Në të kundërt vendi shkonte në krizë kushtetuese, më të rëbdë se ajo që ishte, e cila nuk dihej se ç’pasojë do sillte. Gjithsesi ajo që dihej do ishte vonesa e ligjeve për vazhdimin e Reformës në Drejtësi, që pikërisht ato, ndoshta dhe zhbërja e saj, ishte dhe vazhdon të jetë qëllimi i vërtetë i dyshes Berisha-Meta. Besoj se për këtë biem dakord! Faleminderit për durimin nëse do ta kexoni edhe këtë koment të gjatë.
Po te kishte thyer ligjin do ta kishte pushuar, shkarkuar hequr President Ilir Meten PS me ne krye EdRamen asi gezojne shumice ne Parlament.
=
Pyetja qendron. Perse akoma eshte Ilir Meta President i Shqiperise?
=
Vetem ketu ne TemA nuk e dine pergjigjen. Misionaret e Rames nuk duan ta dine pergjigjen.
KALEC : E LENE qe te mos iki si GRUEVSKI qe sa i erdhi letra e paraqitjes ne prokurori ja mbathi ne HUNGARI.
E vetmja mundesi qe une shof ne rastin Muta,me falni,
Meta eshte te perdorim metoda jo klasike,
d.m.th. jo pranga per ta lidhur,
joooo,ne rastin e tije duhen perdorur ngjala,
se nga prangat largohet.
Ngjalat nga ana tjeter i ha shume,
natyrisht duhet pasur kujdes,mos na behet Monika xheloze?
Shqetsimin e Brukselit ilir vidio,do ta coj ne komisionin e venecias.
Ore di gje njeri,per kete komisionin e venecias paguhet nga shteti apo konsultat jane falas……
Se po paguam per cdo ankese nga keta maskarenj,ne dalim si rruar qethur
Drejt!
psh Zotin cili Komision Evropian se na cat trapin! vendet e BE japin me mijra shtetesi ne vit nga soj e sorrollop qe vijne nga tere bota nga vendet ku ka luftta e se ruajne fare, gjasme po i shqetesohen per ndonjr koker afrilani qe merr shtetesine shqiptare! o pika debila! e keni hallin tek inseneratoret dhe korruspioni ki ndaj beni gam gam! po per avkonet me droge ka ndonje shqetesim Komisioni Evropian i leshit!
Ky do burgun per jete ky hajdut i peshtire edhe vrases ordiner …skemi shtet ne jemi shtet i ngordhur i korruptuar i qelbur i piset. Maskarenj te degjeneruar te poshter te babzitur
Ore po ky komisioni europian qe gjasme e ka ber alarmante e di qe likja i shet pasaportat me euro?? Ku do nxjeri lek ai tani??? Ja ben peshqesh ate vend dhe po ben lek. Ca ka ktu qe cuditet komisioni europian??? Liken e kapen me bllok ne dore dhe i ruajten lesht. Deri sa ti jepen hapesira per te ber lek ai kte pune do bej.. po ne prokurori apo SPAK ka ber njeri kallzim?? Joo! SPAK esht i zen me makinat e blinduara. Te fala Rames o Mero qe na e beri peshqesh
Keshtu ndodh kur ke preisident (qe eshte turp ta permendesh publikisht) te nivelit te hallvazhiut te rruges.
Keto jane elementet ku Berisha ka ndertuar shtetin Shqipetare, nje grup bashibozukesh qe shkaterrojne shoqerine shqipetere me kryetar antishqipetarin Berisha.
Po pse nuk e izolon BE kete mafioz?Duke e ditur qe eshte me i korruptuari i Ballkanit.Po vetem lloqe leshojne.Ti bllokoje pashaporten e mos e lejoje te hyje ne BE.
Nuk kam koment :
TITULLI MJAFTON ,PER PAK HARROVA KJO I TAKON EDHE BLUSHIT QENUSHIT TE ILIR METES POR ME NJE PERSHTATJE TE VOGEL:
BLUSHI ESHTE RRACE QENUSH POR KURR SE SI QENUSH RRACE.
O eurokrat leshi shtetesia merret ne europe pasi te jeshe rezident i rregullt me dokumenta vendqendrimi te perhershme ne ate shtet ku banon dhe jo me leje qendrimi te perkohshme qe zgjaten per c’do vit.Ti duhe te jesh rezident te pakten 5-10 vjet kjo sipas shteteve ku jeton,ti duhet te keshe mbrojtur gjuhen e atij vendi ne instuticionet arsimore legale,duhet qe ne 5 vjecin e fundit te keshe punua me kontrat e me kohe te plot,te mos kesh qene idenuare apo ne ndjekje penale Pasi te kesh plotesua keto kushte te lind e drejta e kerkeses per shtetesi.Shtetesin ta japin pasi organet e sigurise ne vend kane deklerua se ti je i paster me te gjitha gjerat atehere verfikohesh edhe nje here nga policia per vendbaninimin,kontrollojne kontratat e shtepise,punes e deftesen e shkolles te pysin a e flet gjuhen.Perpilohet rapartiest perfundimtare dhe dergohet prokurori nga gjithe organet e perfshira ne ligj ate here prokurori vendos po ode jo dhe ja dergon organit qe shpalle shtetetesine.tung eurokrat
Lyje me sheqer dhe fute ne koshin e bleteve qe ta hane dal ngadale ,ma e mira gjobe qe ekziston.por mos e haroni Moniken.
President matrapaz, i shiti pasaportat si bileta kinemash. Ka fytyre ky njeri te komunikoje me komisionin e venecias. Ky eshte karagjozi i te gjitha koherave si kryetar shteti, ky eshte i vtmi president qe luan rrolin e kryetarit te partise ne opozite. Eshte i vetmi president qe ka nje video ku tregon hapur se si punohet dhe pasurohesh ne politike. Esht i vetmi president qe do perplaset me drejtesine popullore. Fati i tij si per ironi te fatit, ja ka shkruar Berisha, ku ky njeri eshte vrases, jeta e tij, do jete prapa hekurave. Mereni halene dhe gjejini vendin qe i takon, sepse rezistenca e tije eshte njollosje e shtetit ku ai perfaqeson.
DHENIA E PASHAPORTEVE SHQIPTARE ESHTE NJE BIZNESE TJETER PER ATE DIGASTER QE NE KOHET E FUNDITBERE NJEKTHYER SI NJE STROFKE KRIMINELASH NGA NJERZE QE PO E DREJTOJNE.
KJO MUNDE TE SJELLE NJE RREZIKESHMERI SHUME TE LARTE NE SIGURINE E JETES PUBLIKE TE QYTETAREVE.
KJO MVARET SE SA KANE PAGUAR PERSONAT QE MUNDE TE JENE EDHE KRIMINELA VENDIN E TYRE. KJO ESHTE SHKELJA ME E RENDE E KUSHTETUTES SE VENDIT PER SIGURINE .C’fare krahasimi,,ne vendin tone kriminelat hyjne ne presidence ,ndersa neper vendet e tjera kerkohen dhe ekstradohen.
Kaleci, lepin kocka. Presidenti, lepin karrigen qe e ja prej floriri.
Bisnesi i fundit i lesh e lise ka zana qe po folin qe atyre sipas likes do Viking nga Kosova per te djegur parlamentin like leshi i ka paisur me pashaport Shqiptare qe iknin me nje here jashte. Ky ashte qelbesina qe po qelbe Shqiperine .Por ai leshi Kraja ka frige me fillua ndjeken penale ndaj ti i