Fanatikët e kryetarokracisë janë pakicë

25 Tetor 2020, 13:31Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

 

Fati i Shqipërisë nuk mund të mbetet në dorën e një grushti militantësh radikalë, të cilët janë shumë pak në raport me të gjithë shqiptarët e tjerë.

Ata janë komisionerë, numurues, protestues, duartrokitës, doganierë, tatimorë, janë policë, por edhe të burgosur politikë, janë blerës, por edhe shitës votash. Në të gjitha rastet me mëlçitë e varura në qafë, si trofe për shërbimet e ulëta dhe të paligjshme, që kryejnë.

Kjo tufë, që sa vjen e zvogëlohet, por duke përqëndruar më shumë pushtet në duar, është në fakt krijesa më e shëmtuar e kryetarokracisë. Është, si të thuash, garda e saj, për të cilën është punuar vite me radhë.

Ata nuk mendojnë, nuk vënë asgjë në diskutim, por vetëm zbatojnë verbërisht urdhërat e shefave, ndërkohë që fuqinë okulte e marrin gjatë zgjedhjeve tona, gjithmonë e më problematike. Duke funksionuar si batalione jeniçerësh në mbrojtje të sulltanateve të tyre, që bëhen përherë e më kërcënuese për qytetarët normalë dhe të parreshtuar politikisht.

Ndaj këto zgjedhje janë një ftesë e hapur për të gjithë shqiptarët e lirë që ta refuzojnë këtë model të neveritshëm politik. Ku partitë e vjetra janë shndërruar në reparte paramilitare fanatikësh, të cilët mbrojnë apo sulmojnë për interes dhe llogari të 3-4 personave, që kanë marrë peng gjithë Shqipërinë.

Ata janë pakicë dhe si të tillë duhet të trajtohen, por që kjo të realizohet, shumica nuk mund ta lërë të ardhmen e vet në mëshirën e tyre.

Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë: votë kundër tyre, që t’i ndalim më 25 prill!

 

1 komente në “Fanatikët e kryetarokracisë janë pakicë”

  1. owl says:

    Patozi nuk ke per tu bere asnjehere i besushem po nuk u prononcove dhe distancove te pakten nje here nga bashkepunetori yt Sali Berisha
    qe ke frike tja permendesh emrin me goje sikur dhe nje here te vetme. Prandaj ik mos na thuaj brockulla se nuk je me i mire se shoket e tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje