“Nuk do rri të bëj sehir”, Jozefina Topalli flet për angazhimin politik: Të mërkurën projekti i ri

25 Tetor 2020, 13:23Politika TEMA

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka zbuluar sot se do të angazhohet në sërish në politikë, pas disa vitesh ndërprerje.

Topalli ka treguar se do të bashkohet me partinë “Lëvizja për ndryshim”, ndërsa tha se projektin e ri do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit.

Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim. Nuk do bëj sehir as sot.

Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër. 

Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t’i them .E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet “Lëvizja për Ndryshim”, u shpreh ajo në Abc News.

Më tej, ish-kryeparlamentarja theksoi: “Nuk është Parti. As ka lidhje me Parti. Ata shohin që vendi po boshatiset. E shohin si dramë dhe duan ta bëjnë kauzën e tyre. Unë do ti mbështes. Po të ketë iniciativa të tjera, lëvizje të tjera që synojnë të mirën e njerëzve e të vendit  prapë do ti mbështes. Por ajo nuk është Parti. Por që të kesh frikë nga partitë në pluralizëm më çudit e më bën të mendoj”.

Kujtojmë se Jozefina Topalli nuk ka qenë aktive në politike që në vitin 2017, kur kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha e hoqi nga listat e deputetëve. Ajo nuk u angazhua në asnjë parti tjetër politike, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat për Bashën në daljet e saj në media apo në rrjetet sociale

5 komente në ““Nuk do rri të bëj sehir”, Jozefina Topalli flet për angazhimin politik: Të mërkurën projekti i ri”

  1. Nuk ka me sali krimineli,vendos bashici says:

    Dranes nuk i mbarohet paret,por do privilegje dhe i duket vetja se ka lindur per te drejtuar….

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    E mi Xhozi,mi Xhozi,skile plake ngele.
    N.q.s. do ti besh nje sherbim,e perseris nje sherbim vendit tend,
    zhduku nga jeta politike dhe shpreso qe organete reja qe po ngrihen,
    mos te kujtohen per ty.
    Kjo vlene per te gjithe ata qe jane sot ne politike.
    Kjo qe thua ti eshte ideuar me siguri nga Doktor Mortja,
    te ashtuquajturat levizje te reja,me figura te kalbura,
    qe Sala ne fund ti mbledhi ne nje grup te strukturuar,
    me qellim kthimin ne pusht-et.
    Zhelefiiin,nuk i ha kush ato filma,
    kane dale boje.

  3. Zana says:

    Si Feniksi jeni: vdis e ngjallu. Ringjalleni nga hiri juaj… politik. Veç aty e ndieni veten mirë, rehat. Pse nuk shkruan kujtimet, në qoftë se ke noj gja me vlerë për të thënë?

  4. Troshani says:

    Cfare te duket vetja moj zonje,pse kercen perpjete.Te ka llastuar shume monstra dhe perbindshi i Shqiprise,mesimet e tij ke mere por,ato nuk te çojne as ne hale.Cfare te duket vetja,cfare ke bere per kete vend,thuaj.Kujt ja ndrite jeten vec familjes tende.Pa dyshimin me te vogel megjithese e persekutuar nga komunizmi ,ti mbetesh nje komuniste ne vizion e mentalitet.Ti nuk ke idealin qe pretendon.Ti i je “nenshtruar”fatit te madh qe te dha e ashtuquajtura demokraci.Zhytu me mire ne dispencat e matematikes mbase aty mund te gjesh ekuacionin e demokracise.

  5. Trump says:

    Quajeni “Levizja per Edvin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje