Skandali me shtetësitë, Meta sulmon gazetarët. Bollino: Presidenti po tradhëton Kushtetutën. Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese e akuzojne gazetarët

25 Tetor 2020, 08:10Politika TEMA

Presidenti I Republikës Ilir Meta sulmoi sonte me një sërë shpifjesh botuesin dhe gazetarin Carlo Bollino dhe gazetarin Adriatik Doçi në vijim të hetimit që Shqiptarja.com po bën prej disa ditësh mbi skandalin e 419 nënshtetësive që presidenti ka dhënë duke shkelur kriteret e sigurisë të kërkuara nga ligji dhe duke konsideruar “figura me interes kombëtar” edhe qytetarë të zakonshëm, disa me precedent penalë apo nën hetim për krime të ndryshme.

Pasi kishte sulmuar më parë gazetarin Mero Baze që u mor me të njëjtin argument, sonte Meta sulmoi me shpifje Bollinon dhe familjen e tij dhe Adriatik Doçin (autorin e investigimit) duke i drejtuar Bollino 10 pyetje me të cilat aludon se gazetari dhe familja e tij kanë krijuar shoqëri offshore, ose shkelin ligjet e vendit,  duke e thirrur Bollinon “malavita”, etiketim i kopjuar nga ish-presidenti Sali Berisha, i cili po e përdor prej kohësh për të kërcënuar publikisht Bollinon.

Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese dhe akuzojne gazetarët.

Në gjithë botën perëndimore ndodh e kundërta’‘ , shkruan Bollino në një postim të shkurtër në Facebook.

Meta, si garant i Kushtetutës duhet të garantojë mes shumë lirive të tjera edhe lirinë e shtypit në vend, por tashmë është fare e qartë se e vetmja liri që Meta synon të garantojë është ajo e qehajajve të tij mediatikë që i përdor si kamikaze kundër cilitdo që guxon ta kritikojë, duke kopjuar edhe për këtë “debulesën” e tij Sali Berisha.

Duke sulmuar gazetarët Meta tradhëton rolin e tij, mandatin e tij dhe vetë Kushtetutën të cilën është betuar se do ta respektojë”, komenton Bollino.

Meta mendon se do të ndalojmë investigimin me shantazhe qesharake dhe sulme nën brez, duke marrë copy paste montazhe nga interneti” shkruan gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi në facebook.

Edhe drejtori i komunikimit i kryeministrit, Endri Fuga, reagoi pas sulmit të fundit të Metës: ”Kur Presidenti i Republikes sulmon familjen e nje botuesi & gazetari pas disa shkrimeve kritike, atehere eshte e qarte se investigimi qenka i vertete.

Mund te flasesh sa te duash per lirine e shtypit, por sulmet e uleta si sot tregojne sa e respekton ne te vertete fjalen e lire!” tha Fuga në Twitter.

4 komente në “Skandali me shtetësitë, Meta sulmon gazetarët. Bollino: Presidenti po tradhëton Kushtetutën. Vetëm në Shqipëri ndodh që politikanët e korruptuar bëjnë pyetje provokuese e akuzojne gazetarët”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ku eshte shoqata e gazetareve te Shqiperise ?
    Ku eshte Aleksander Cipa ?
    I. Muta dhe Sala e kane deklaruar veten si dashnore te vmedias se lire.
    Ne te veretete ata jane dashnore te medias se Lirise,
    qe zoteron ne pjesen derrmuese tregun e Albanistanit.
    Me minister propagande Fevzon dhe zevendesministra Vasilin dhe Qimin e Pekajve.
    Nje gje e them me bindje te plote,po te ishte se media e oborrit do te kishin
    kaq shume material per Ramen, nuk do kishte ngelur gazete ne bote pa shkruajtur.
    Ja ku dolem dhe aty ku duhet,aktivizoni te gjitha kanalet dhe mundesite per
    te sensibilizuar mediat serioze nderkombetare.
    PD-ja aktivizoi BILD-in gjerman,qe per hir te se vertetes perdoret vetem
    nga pensionistat gjerman per tu mastrubuar me faqene pare
    me femra lakuriq.
    Jam i bindur qe ne kete rast shume gazeta te njohura ne bote do
    ishin te interesuara te botonin nje afere te tille korruptive.
    Dhe me e rendesishme akoma eshte qendroni ne linje,shkruani per dite
    dhe mundesisht mundohuni te zbuloni edhe zullume te tjera,
    kjo do ta rriste presionin ndaj Presh-identit prej bakrri dhe ai ka treguar,
    qe kur eshte nen presion iiken nga trute,e cila sjelle si pasoje gabime
    edhe me te renda.
    PS:Shqiperia e para,me qetesi dhe dashuri.

  2. president i kujt? says:

    Po Drejtesia kur do te zgjohet nga gjumi letargjike.Rrumpalle do te ngelet ky vend.Dhe bllokmenet qe sunduan per 46 vite nuk ishin kaq agresore sa ky “trimi” i çepanit.Kaq i fuqishem eshte ky sa nuk prokuror ta mare nen hetim kete moster.Atehere perse u shpenzuan gjithe ato para per reformen ne drejtesi.Ligji eshte njesoj per te gjithe,por me sa duket ne Shqiperi ngelet vetem ne leter.Perendimi e thote qarte,pa ndershkimin e korrupsionit te niveleve te larta s’ke hapje negociatash.Mos prisni te vine ata per te ndershkuar te korruptuarit.Shoqeria shqiptare duhet te ndergjegjesohet,ne europe nuk shkohet vetem se je pjese e saj,organet ligjzbatuese ngrihen,qe njerezit te jene njesoj para ligjit.

  3. trimi says:

    Presidenti po bon gjith popullin shqiptar per budalla. Pse sikur se njef populli kush është ai moster.

  4. Velo says:

    Ku është shoqata e gazetarëve, e ka zënë covid-i???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje