Pasi Ilir Meta ktheu në Kuvend Kodin Zgjedhor, deputetja Rudina Hajdari kërkon mbledhje të Këshillit Politik të martën.
Me anë të një letre, Hajdari thotë se rikthimi nga ana e Presidentit është një mundësi e mirë për të ri mbledhur tryezën e Këshillit Politik.
Në letrën drejtuar Damian Gjiknurit nga PS, Oerd Bylykbashit nga PD dhe Petrit Vasilit nga LSI, Hajdari kërkon që mbledhja të zhvillohet në orën 11:00 të ditës së martë për të arritur një kompromis për t’i dhënë sipas saj “përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve”.
MESAZHI I PLOTË
Të nderuar kolegë,
Presidenti i Republikës e ka rikthyer për shqyrtim Projektligjin për ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe në gjykimin tim kjo është një mundësi e mirë për tu riulur edhe njëherë në tryezën e Këshillit Politik për të diskutuar se si mund të arrijmë një produkt i cili të gëzojë jo vetëm mbështetjen e një pale, sic është rasti aktual, por mbi të gjitha mbështetjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Në 30 vite, reformat zgjedhore në këtë vend kanë shërbyer vetëm e vetëm për të përfaqësuar interest e pak njerëzve, duke e deformuar vullnetin e qytetarëve, duke e dobësuar fuqinë e tyre, duke deformuar kuptimin e sovranitetit të popullit e duke prodhuar si rrjedhojë kriza politike të cilat e kanë mbajtur vendin peng.
Kur u bëra pjesë e Këshillit Politik, mendova se kishim një shans që ta ndalonim këtë traditë të shëmtuar dhe për herë të parë të prodhonim një produkt i cili do ti shërbentë shumicës së qytetarëve e jo 2 po 3 politikanëve.
Prandaj, duke shfrytëzuar mundësinë që kemi përpara, ju ftoj që ditën e martë, në orën 11:00, të riulemi në tryezë dhe të arrijmë një kompromis, ku baza duhet të jetë fuqizimi i qytetarëvë duke i dhënë përparësi absolute në formulën e përzgjedhjes së deputetëve, votës qytetare e jo preferencës së kryetarëve.
Kjo do të ishte një sinjal nga ana juaj, se keni në fokus qytetarët e jo interesat e ngushta personale. Do të tregonte se ju intereson më shumë Shqipëria e jo partia.
Qytetarët shqiptarë janë duke na ndjekur me shumë vëmendje dhe jam e bindur se do ndëshkojnë rëndë ata të cilët vazhdojnë avazin e vjetër të manipulimit dhe mashtrimit për hir të pushtetit.
Duke shpresuar në një reagim pozitiv, Rudina Hajdari
Ka ngel pa pune,do protoganizem,nuk po e pjerdh kush,bile as Kujtim Gjuzi,eshte rrokopuj ne tru si i jati,i ndjeri Azem Hajdari.
Ti moj kolege e mbarove misionin,tashti pregatitu per zgjedhje se eshte e veshtire ti maresh vote ketij mileti,aq me teper ti,qe e mendon qe yt ate ka qene hero,i mencem,i shkollu etj.etj,po duhet te dishe mire,pa hyre ne analiza konkrete,qe te tate shume pak kush e njeh per burre te mire,prandaj mos te te shkoje mendja se do marresh vota,se dhe ai vete te ishtenuk do merte,se kane ndryshar punet,ku vidhnin,vrisnin dhe mbushnin kuti me kriminele,si t’ju kishte qejfi
Kjo shurra kujton se është vërtet politikane, nuk e di kjo se futën në politikë për konjukturë nga që është e bija e gangsterrit budalla të PD. Ata e thirrën këtë që të mbajnë të lidhur rreth vetes rrugaçët tifozë të Azemit. Kjo kujton se është për meritë të saj dhe bën interesanten, kërkon të mblidhet këshilli politik. Në një kohë që e di se ajo punë është mbyllur përfundimisht tashmë. Për të bërë interesanten, del në medie dhe bën thirrje pëe konsensus. Pas pilafit.