Thjesht duhen injoruar Jozefina!

25 Tetor 2020, 16:07Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Mund të bësh çfarë të duash Jozefina, parti, lëvizje, shoqatë, grupim, koalicion, aleancë etj dhe je në të drejtën e Zotit.

Edhe në të drejtën tënde, sigurisht, si një ndër personalitetet e forta të Partisë Demokratike në vite, por edhe të së djathtës në përgjithësi.

Vetëm një gjë do ta kisha këshilluar modestisht të mos e bëje: që të humbje kohë, duke u marrë me stalinistët e fundit në Europë, të cilët veçse të bëjnë nder duke të sulmuar.
Nuk pretendoj t’i njoh sa duhet ish-republikat e largëta sovjetike sot, por jam i sigurt se në kontinentin tonë nuk gjenden të dytë si këta shakaxhinjtë e Republikës së Re.

Ata e dinë se opozita është pronë dhe ti je duke i hyrë në oborrin e tyre, ndaj dhe kanë frikë se mund t’u marrësh ndonjë copë. Nuk kanë faj, se të tillë e kanë parë shembullin nga i pari i tyre në gjithë këto vitet e fundit. Por tek e fundit, janë të siqertë në këtë.

Edhe në Shqipëri nuk kanë mbetur të tjerë që ta mendojnë politikën kaq vjetërsisht sa këta. Madje as tek ata që trashëguan Partinë e Punës, që r përmbysëm në 1990-ën. Të cilët janë aq të mençur sa të mos e konsiderojnë tradhtar Ilir Metën, megjithëse ka më se 15 vjet që po ua nxin jetën, sepse me sa duket e kanë mbledhur mendjen që jetojmë në një sistem të ri, edhe pse nuk e kanë dashur, madje ende mund të mos e duan.

Që të mos zgjatem me këtë temë të pakëndshme, këta janë të vetmit “pronarë” në botë, që tërbohen pasi marrin vesh se personi, që kanë larguar nga ndërmarrja e tyre, ka mundur të gjejë një punë tjetër.

Dhe si unikalë që janë në marrëzinë dhe injorancën e tyre, ata duhen mëshiruar dhe injoruar.

15 komente në “Thjesht duhen injoruar Jozefina!”

  1. Lanabregesi says:

    Po ik o Patoz,nuk behet stan me lepuj dhe kriminel,Saliu kriminel ti me shoket e tu lepuj.Me doni nje te djathte te re duhet bere katarsise ne detashmentin kriminal te Saliut,qe quhet pd,po duket asnje nga ju nuk ka kurajo ta bej.

    1. Ilirjan says:

      I zhduku saliu ata qe mund te benin dicka. Shqiperise i duhet nje opozite, por i duhet edhe saliut. Konflikti i interesit eshte sali-Shqiperi. Shqiptaret le te zgjedhin me ke jane. O me saliun dhe tarafin e tij, osé me Shqiperine. Ka akoma nga ata qe ua ka bere nenat saliu.

    2. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Duhet injoruar Saliu, por menjehere pas tij duhet injoruar edhe Zhelefina, kjo pacavure trularaske ?

  2. Ben says:

    Ky katunari kavajs,me teper eshte gazetar, se sa politikan

  3. vlora says:

    Patozi kanceri eshte ne qender te organizmit dhe ti me bisturi pret lekuren.Kanceri i PD do sdo eshte Sali Berisha.Vertet beson perallen se juve u largoi Luli pa deshiren e Saliut?Neqoftese e beson vertet kete je naiv dhe nuk ben per politike.Ju e dini te gjithe qe u largoi Saliu po u ka tmeruar aq shume ai sa nuk guxoni te thoni ate qe mendoni ose keni frike se Saliu per cdo njeri ka krijuar dosjedhe sic duket edhe presidenti po ecen ne gjurmet e tij duke mbajtur dosje dhe duke e nxjere kur i duhet.Shikoe Ilirin cben tani me Bolinon.Keta jane politikanet e dosjeve

    1. so true says:

      Bravo Vlora.
      100% e vertete.

    2. Ilirjan says:

      Patozi ishte klan i Olldashit, normal qe do te largohej.”Ju s’keni perse te na largoni, ne ikim vete”!

  4. Nje qytetar says:

    Sali-nisti po qan hallin e Sali-nistes ?! Qe te dy , janë jashteqitjet e Saliut .

  5. Fran Cukaj says:

    Ne se zonja Topalli do te kishte ba nje pune pregattitore disa vjeçare , për të formua ne menyre solide një formacion te ri politik , dhe po te ishte e bindun se ia ka mrrijte qellimit , dhe se me siguri do te kete perfaqesim ne kuvend , do t’ia vlente te hynte ne zgjedhje . Ne te kundert , ne se ajo parti nuk fiton asnje vend ne kuvend , perben deshtim per zonjen . Une nuk do t’ia uroja nje deshtim te kesaj natyre , prandaj e keshilloj t’i kontrolloje me llogari te logjikshme emocionet qe perjeton . P.S. – Zonja Topalli , duke mbajte nje qendrim shume te ashper ndaj zotit Lulzim Basha , ruan nje sekret te madh ne nenkoshiencen e saj , sekret i cili e frenon shume , dhe me sa duket ky frenim do te jete persistent , sepse i tille do te jete edhe sekreti .

  6. Rrok Cubi says:

    O Pak(t)os,po mire ben ti me shoke qe i leni meritat vetes per ndryshimin e sistemit,po ata qe e ndryshuan sistemin,ti me shoke e dini mire,se dolen nga zyrat e Ramiz Alise dhe formacionin tuaj,ate qe ka mbetur prap ata e dretojne,ne universitete,femijet e tyre ishin dhe jeta vazhdon me te njetin ritem,gjithmone ne krahun e opozites,se keta te tjeret,qe e njifnin kapitalizmin me mire se te tjeret,prap vazhdojne punen,se jane ne te tyren,po ju ku ku e keni tuajen,jo se u ndate keq ju te elites opozitare,po prap cirak mbetet,kurse ata ustalaret e juj,qe ishin cirak te sistemit te pare,u bene me ustallare se ustallaret dhe sot vazhdojne te kerkojne prap se u mesuan dhe keshtu vazhdon historia,prandaj mos u merzit petro,qendro,kur ta shofesh veten keq-mbahu prej fundit-thote populli.

  7. m says:

    O patos, ps-ja nuk është parti e djathtë. Një grup kaçakësh pa atdhe ,që shiten sa tek serbët aq edhe të grekët.

    Ju mungon shqiptarizmin,prandaj ngelet rama e vetmja zgjidhje. Vetëm për kacifën e meriton rama.

  8. NEW YORK says:

    O Zotri kush ka marre bekimin e qoftelargut nuk ka kellqe te adoptohet me demokracine aq me pak Jozefina,Kjo grua megjithse e persekutuar ka mbetur me mentalitetin tipik komunist qe i zjen ne deje,Nje person inatcor qe ne emer te demokracise ka bere corap veten e saj,Nuk e kuptoj si e genjen mendja qe e mban veten si lider,O Patoz,te lutem cfare te mira ka pare populli nga ky person cfare i ka dhene,Ajo eshte nje amalgame konceptesh e mendimesh qe nuk te cojne gjekundi,Per fat te keq edhe ti rrugen e saj ke,Ti,Jozefina,Saliu,Luli etj;etj,jeni molle te krimbura te nje shporte

  9. Llaman says:

    Pertej kontekstit politik, vihen gabime te renda ortografike. Titulli ” Duhet injoruar Xhosefina”, eshte ne kundershtim me permbatjen. Vetem nje presje e shkrete e ndan denigrimin e Xhosefines, nga keshilla miqesore e Patozi: “Duhen injoruar, Josefina ”
    Thuhet se edhe Lenini i shpetoi egzekutimit nga nje presje. Telegrafisti kishte shkruar urdherin “te pushkatohet e pamundur te falet” qe u lexua “Te pushkatohet e pa mundur . Te falet”
    Gafa gramatikore jane te pafund ku shquhen ato tek komenti i Kreshnik Spahit qe ende nuk e di si shkruhet shumesi i vetes se trete, i gjen gjithandej ne artikuj. Nqs gazeta i merr copy -paste komentet nga stauset e mediave, u nxiret boja shumices se politikaneve qe nuk dine rregullat elementare te gjuhes shqipe. Lind pyetja, po redaktoret e gazetes dine gramatike shqipe?
    P.s Komenti im eshte i pa zarar, prandaj shpresoj te mos cenzurohet, ndryshe nga sa behet per komentet politike

  10. Kulaku says:

    E kishim kaqe vjet Topallen,te djate ne pushtet edhe pse AGBV me psudonimin…
    Cberi,u üasuria me para e pushtet,e la te persekutuar akoma ne internim.

  11. Konjak says:

    E di , se ti dhe Jozefina , si edhe shume te tjere , jeni larguar me deshiren tuaj nga PD , dhe mir keni bere , nese ju se gjenit veten atje . Po pse nukse krijuat nje parti te re te gjithe se bashku , ose te bashkoheshit me partine e Topit , per kete jua ka fain dikush tjeter . Bashkohuni , rreth nje partie , qe te keni elektorat , dhe te beheni edhe ju nje faktor , ne parlament . SHqipetareve ju duhen parti , te reja , te forta , te sigurta , ku mund te ken besim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje