Kur Fishta ‘maskohej’ si sovjetik, historia e librave të mbijetuar që qarkulluan në diktaturë të kamufluar me kopertinën e veprave ruse. Si qante Fatos Arapi

25 Tetor 2020, 18:49Kulturë TEMA

Nga Fatmira Nikolli

Qarkullon një legjendë se në vitet 1980, Petro Marko thoshte se Fishta është një elefant mbuluar me hi.

I ndaluar e i mohuar gjatë gjithë viteve të regjimit komunist, poeti klerik, arkitekt, shkrimtar e dramaturg rizbulohet tashmë përmes kujtimesh e dromcash të fshehura.

Gjergj Fishta në 149-vjetorin e lindjes, vjen përmes dëshmish e kujtimesh të atyre që ia ruajtën veprën, qoftë edhe duke e maskuar si sovjetik.

“Kjo shkruan literaturë sovjetike, një libër i tim eti, Mark Ndoja që ka qenë nxënës i Fishtës dhe në fakt është ‘Anzat e Parnasit’. Ky libër ka qarkulluar në Shqipërinë komuniste me kopertinë të letërsisë sovjetike.

 Ky është libër i 1937, mund të jetë kopja e parë e lahutës me dorëshkrimin e Fishtës që babai im e kishte idhur dhe është dënuar për të. Në këtë formë qarkullonin librat në atë kohë, me kamuflazh”, tha Leka Ndoja.

Vitet e ndalimit, patën vetëm rrekje për ta përbaltur.

Ndoja tregoi rastin kur iu kërkua Fatos Arapit në vitet 1960, që të trajtonte Fishtën me sens negativ. “Arapit ju mbushën sytë me lot, qante për Fishtën. Nuk pranoi dhe e hoqi nga puna se nuk pranoi Manush Myftiu”, tregoi Ndoja.

Alda Bardhyli tha se Fishta është joshje prej pasurisë që i la gjuhës. Ndërsa për Kolec Çefën, disa e kanë dashur e disa jo, por Fishta nuk mund të përkthehet në gjuhë letrare.

“Me Italinë s’ishte për opurtunitet, ndryshe nga si duan ta trajtojnë, ai ishte me Italinë sepse Italia donte shtet shqiptar”.

Zhdukja e veprave u ndoq nga zhdukja e eshtrave, por figura e tij, mbeti e pashlyeshme në kujtesën e brezave që i mëkoi me dashuri për vendin dhe kritikë për klasën politike.

22 komente në “Kur Fishta ‘maskohej’ si sovjetik, historia e librave të mbijetuar që qarkulluan në diktaturë të kamufluar me kopertinën e veprave ruse. Si qante Fatos Arapi”

  1. Partia e re. says:

    Kete e ka vulos edhe Rama, por pa lejen e Sales.

  2. Scutari says:

    Nuk jane zhdukur eshtrat e Fishtes! Ekziston nje gojedhane, nuk e di se sa e vertete eshte, qe drejtori i komunales ne Shkoder Sh. Rrjolli nuk ka zbatuar urdhrin qe te hidhte ne Lumin Kir eshtrat e zhvarrosura te poetit, por i ka fshehur ne nje thes dhe ka urdheruar nje punetor te besuar, katolik i mire, qe ti fshihte duke i varrosur ne nje vend te sigurt. Pas vitit 1990 eshtrat jane gjetur dhe varrosur ne Rrmaj….

  3. i relaksuar says:

    Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
    Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë iFishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.
    Kush mund te na shpjegoje, se gjate ceremonise mortore te Gjergj Fishtes, cilat jane forcat ushtarake qe sipas fotografive origjinale qe jane te dokumentuara, shoqerojne kortezhin e ceremoniste!? Jane shqiptare qe ne kohen e pushtimit fashist 1940, ishin te armatosur dhe te uniformuar dhe leviznin lirshem ne mes te qyteteve!? Heuuuu, po luftetaret e lirise qe luftonin pushtuesin s’ka asnje mundesi te bridhnin me arme ne dore me mes te dites ne mes te qyteteve te pushtuara te Shqiperise, e cila nuk ekzistonte sepse ishte province e Italise ne 1940! Jo jo keta persona me uniforme dhe me arme duhet te jene ne sherbim te shtetit fashist te pushtuesit. Mesa dime, gjithe njerezimi ata qe bashkepunojne me pushtuesin ne gjithe historine njerezore dhe ne gjithe boten quhen TRADHETARE! Ke shoqerojne ne ceremoni keta pra!? Mos nje tradhetar si ata vete!? Padyshim po, se nje luftetar apo personalitet te LIRISE se atdheut nuk kishte shance ta shoqeronin keta tradhetaret. Mos ata qe shoqerojne kortezhin jane edhe KARABINIERET italiane!? Ouuuuuu c’ne forcat pushtuese fashiste marrin pjese ne nderimin e nje personi !!!??? Mos ky person ishte italian dhe punonjes i administrates pushtuese fashiste!? Mesa dime ky Fishta nuk ishte italian!!! Mos ky person ishte bashkepunetor – KOLABORACIONIST i pushtuesve!? Me siguri qe po! Vetem MASKARENJTE bejne sikur nuk kuptojne ?

    1. Ilirjan says:

      Shko ngordh i qete, i relaksuar sic thua. Mjaft nxore helm nga ajo gjuhe gjarpri tipike sllavo komuniste. Ju jeni e vjetra, e shkuara, e kalbura e dekompozuara. Vjen era e kalbesires nga kompjuteri ne kompjuter.Shqipetaret e rinj nuk duan tja dijne per mentalitetin percares te brezit tuaj te ngordhur.

      1. i relaksuar says:

        Ti ben sikur nuk kupton, sepse je MASKARA, apo vertet nuk kupton se je BUDALLA ?

    2. Fishta nuk mund te jet fundrrin asnjëhere ,përkundrazi ,fundërrina janë ata që e keqë përdorin për qëllime politike dhe personle . Shqipria ka marr përsipër kontradikta që nuk ka mundur me i ue ,përkundrazi i kanë kushtue ndasi te panevojshme.Dhe sidomos ndasit ekstreme që quan ne veprime ekstereme te humbjes së varreve ,zhvarrimit etj të cilat as mesjeta smund ti arsyetoj .Të gjitha palët kanë merita te tilla.

    3. Na myten says:

      Qeke relaksu me shume se c’duhet. Fishta nuk lindi më 1940. Atë vit vdiq. Edhe keto shkronjat që po shkruan i ke prej Fishtes se Kongresit te Manastirit. Mos u relakso kaq shume se trashesh.

      1. ik ere pirdhu says:

        I ke dhene uje gomarit ? ? ?

  4. eshte Skandaloze,
    qe nji Figure e tille Madheshtore e Kombit si At Gjergj Fishta
    te behet pis ne kte Hale te surratBythes fshatarit injorant,e mbi te gjitha,
    Nji Muzllumut si ymer Gelbaza.,
    Ku qellimishte e bien,duke lejuar vetem komente joshqiptaresh,
    por greke dhe islamista te ndyr .
    Komentet e qytetareve shqiptare Gelbaza e Temes ky lopcare bajgaxhie ,
    qe Halene e shet per Medie ,i Censuron ,
    duke menduar se dicka po fiton,por vec Karit te Gabelit Grek asgje nuk shijon
    O jashteshqitja e Njerezimit.
    Kjo Hale Toksike dhe ymer gelbaza duhet te paditet dhe Zhduket nga Opinioni Shqiptare
    E hapet diku ne Gerrqi por kurr ne Shqiperi

  5. Sal-serbi. says:

    Na mbushet mendjen. Kaqolet, dervishet, maloket e ne fund nikollaja. Lereni shqiptaret rehat o plehra te se kaluares. Ngjallni vetem percarje me fetaret.

  6. VF,LP. says:

    Jo me kot i ka denuar regjimi kommunist. Lavdi Enver Hoxhes. Poshte fashistet e djeshem e herojte qe po ngjallen sot! VF,VS,Vl,VM,Vper te gjithe maskarenjte. LP.

  7. Shqiptari says:

    Kane kaluar 80 vjet nga largimi i imzot Fishtes nga kjo bote.I lindur me emrin Zef,nga nje baba Merditor dhe nenes Zadrimore,i shkolluar ne Shkoder dhe me vone ne Bosnje,do te niste misionin e tij si meshtar,aktivist patriot,politikan deputet,poet dhe gjuhetar,duke e mbyllur si akademike i fashizmit.Pas çlirimit u perndoq nga regjimi komunist dhe per shume kohe u ndalua te botohej dhe te lexohej.
    Ndonese ka rrjedhur nje kohe e gjate vazhdon nje debat i ashper rreth figures dhe krijimtarise se Fishtes.
    Shtrohet pyetja: A ështe Fishta “Poeti kombetar”,poeti me i madh i ketersuse shqipe ne gjysmen e pare te shekullit te kaluar dhe nje nder me te medhenjte e letersise shqipe?
    Ky debat i ashper,pergjithesisht zhvillohet mes njerezish jo profesioniste,por simpatizante,pse fetare,politik,krahinor.
    Fishta e fillon krijimtarine student ne Bosnje,dhe pasi kthehet ne atdhe,boton ne vitet 1907-1908,.Pastaj kemi botime ne 1917 dhe tre vellime te tjera 1923-1924-1927.
    Pra ka botuar “Mrizi i zanave”,”Anzat e Parnasit”dhe “Gomari i baba Tasit”.Me keto botime ai u be shume i njohur.
    Ne vitin 1937,Fishta boton vepren e tij madhore”Lahuts e Malsis”.nje poeme e gjate me sens patriotik-atdhetar.
    A eshte kjo nje veper madhore,nje poeme epike e nivelit te larte,e krahasuar me poemat epike europiane dhe a eshte ajo bashkekohore,simbolike e epokes,nje himn kombetar ne te cilen glojne idete e kohes,zgjimi epik i shqiptareve?!
    A edhte kjo poeme nje pasqyrim i ideve,ndjenjave dge aspiratave patriotike,europiane per nje rend te ri,per nje vend qe ka fituar lirine dhe aspiron oer nje jete tjetre,te lire,moderne,europiane,larg varferise,mesjetes zakonore,patriakale,fsatarake dhe e nje heroike tashme te kapercyer prej vitesh,
    Malesori me pushke ne dore.me xhamadan dhe luftarak,te bashkekohesit,te Noli keta njrerez te shtypur i fton te permbysin regjimin e Zogut,te Mjeda eshte ne mjerim dhe varferi,Lokja dhe vajzat,te me i madhi i periudhes,Migjeni,me breke te grisura dhe servil per nje dore miser dhe nuk kane problem atdhetarine,po buken e gojed,tejet mjeran te Nonda Bulka dhe Mitrush Kuteli dhe krejt i ndryshem te shume nga autoret e viteve 30-40.
    Tere tematika ne kete poeme patetike,moralizuese,didaktike me sens nacionalist qe shkon deri ne ekstrem,eshte larg realitetit dhe gjendjes konkrete te Shqiperise.
    Shqiperia kishte 30 vjet shtet,Kishte Mbreterine e saj.
    Kufijte e saj njiheshin boterisht dhe rreziku nga Shkjete ishte kapercyer.Mbreti kishte ardhur ne pushtet me mbrojtjen,parate dhe ushtaret e Pashiçit.Kishte lindur nje qyteterim i ri europian,larg malesorit “kreshnik”patriakal,me pushke ne dore dhe atje maj bjeshkes.Ska asnje linje reale qe tu referohet ndjenjave,enderrave dhe perojekjeve te shqiptareve drejt nje qyteterimi dhe filizofie te re te jetes moderne europiane.
    Nese do e shikojme kete poeme te sterzgjatur morale didaskalike e veshur me nota te ashpra nacionaliste,me nje urrejtje te skajshme ndaj fqinjeve.me nje patetizem patriotik te kapercyer.e ben poemen te lodhshme dhe monotone.
    Ai qe e njeh poezine orale te malsise,krijimet e rapsodeve poullor,do shohe se shume vargje te kesaj poeme jane huazuar nga kjo krijimtari popullore e perpunuar.
    Mjafron te lexosh vetem vargjet e Marash Ucit dhe nje pjese te tyre do i gjeshe te Fishta.
    Edhe vete vargu i poemes te krijon idene e bejteve dhe vargjeve patriotike te krijuesve popullor.
    Te tille vargje monotone te bushur me thirrje patriotike per luftrat,heroizmin,dashurine per vendin,heronjte,gjuhen dhe bukurine e natyres,i gjen ne nje nivel me te larte dhe bukuri artistike shume me te madhe te Vaso Pasha,Noli,Naim Frasheri,Cajupi dhe shume te tjere.
    Sot ato i gjen ne nivel me te larte te Arben Duka.
    Sigurisht,ndonese vete Fishta pranonte ne Komisine e Shkodres 1916-17 ,si gjuhe kombetare Te folmen e Elbasanit,shkruan ne nje gegerishte Veriperendimore te kendedhme,lakonike,me figuracion dhe rime qe rrjedh bukur dhe mund te medohet dhe recitohet.Kjo e beri poemen te njohur dhe te dashur per shume njerez qe dinin te kexonin dhe te shijonin vjersherimin e Fushtes.
    Po sot,kur Fishta eshte i lire,lexohet,komentohet,a eshte i pelqyer dhe a eshte ai Poeti Kombetar??
    Se pari:Fishta lexohet pak,ose aspak,madje nga nxenesit dhe studentet ne universitete.
    Edhe ata qe e lexojne nuk mahniten,nuk shijojne apo pasionohen pas kesaj poeme.
    Nese shikojme shitjen dhe preferencen e tij ne treg,veren qe njerezit jane indiferent ndaj tij.
    Edhe kritika,studiues,estete,kritike,shkrimtare apo specialiste te fushes qe e kane studiuar Fishten nuk kane sjelle ndonje vlere apo specifike te re ne krijimtarine e Fishtes,perveç Mrizit” dhe Gomarit qe kane nje rivleresim,
    Padyshim,Fishta poet,ze nje vend te nderuar ne letersine e viteve 20-40 dhe ia vlen te lexohet dhe te vendoset ne panteonin e letersise shqipe.
    Edhe si meshtar,Imzot Fishta ka nje vend te nderuar.
    Fishta politikan?Ketu lind debati dhe kundershtite.

  8. ´´ says:

    DUKA !!!!!!!!!!!!!! ?
    A-HAHAHA .
    ESHTE THJESHTE NJI BEJDEXHI (qe e ndesh ne cdo qoshe internet)
    ASGJE TJETER
    BOLL U BETE QESHARAKE !(se po budallepsni shqiptaret )
    NUK JENI TE AFTE JU ME ANALIZU FISHTEN E MADHE (i cili frymezoj me krijimtarine e tij,gjithe brezat qe pasuan)
    NUK NJIHNI CDO TE THOTE VERTET KRIJIMTARI & LITERATURE
    ATDHETARI E POEZI MJERISHTE ❕

  9. E sakte. says:

    Koment i perkryer i “Shqiptarit” me Argumente te mjaftueshme. Komplimente vertete! Nje njohes i mire i letesise shqipe.

  10. Shqiptari says:

    Per fat te mire,asnje poet dhe shkrimtar nuk eci ne stilin dhe nen ndikimin e Fishtes.Modeli i tij poetik i vargezimit monoton popullor,me rima foljore,me kengezim monoton, me ritem dhe intonacion patetik,me poezi strofike,apo monokolone,me tete rrokshin popullor dhe tematikr te kaluar kohe.Ndoshta kishte te ngjashem si abati i Mirdites Doçi,meshtari Xanoni,Zorba apo ndonje tjeter:
    Duhet patur parasyshe qe ne kete periudhe shkruanin ende Çajupi,Mjedja,Noli,Poradeci,me i madhi i poezise shqipe te asaj kohe,Migjeni,Konica,Bulka,imzot Vinçens Prenushi,pader Anton Arapi,Zef Valentini,Bulka,Mitrush Kuteli,Ali Asllani dhe shume te tjere te degjuar.
    Te gjithe kane dhene kontribut te madh ne letersine shqipe dhe kane lene nje trashegimi me vlere.
    Askush nuk e mohon kontributin e imzot Fishtes,qe me nje atdhedashuri te zjarrte,me nje ndjenje te rralle poetike shkruan vargje te zjarrta per vendin e tij.
    Por duhet pak kujdes dhe profesionalizem te besh vleresim dhe te percatish nivelin,renditjen dhe piedestalet apo shkallet ku duhen vendosur shkrimtaret dhe poetet.
    Ne vitet 40,poezia shqipe e kishte kapercyer formen,modelin dhe menyren e te shkruarit poezi.Ne kete periudhe levrohej poezi miderne,qofte ne tematike,ne vargezim,strofike,me varg te lire,te bardhe,me rima dhe theksa(tonike,sikabike,silabotonik).Fishta vlerave patriotike eshte larg ketyre klauzukave.Vete tematika e rrokur nga Fishta,problematika,motivet qe ai trajton,e largon te lexuesin nga realiteti,nga shqetesimet e perditeshme te shqiptareve .
    Ka nje problem te madh ne planin nacional dhe patriotik te Fishta,i cili nuk doli dot nga ky kurth i rrezikshem qe i mundonte shqiptaret,sidomos me popujt sllave.Jo te gjithe sllavet kishin probleme nacionale,territoriale me shqiptaret
    le te krahasojme vargun e Çajupit,Mjedes,Lasgushit,pasi me Migjenin nuk ka asnje lloj krahasimi pasi ai bashke me Lasgushin bene revolucion dhe futen perfundimisht poezine shqipe ne rradhet e vendeve europiane,
    Krijimi i veprave te medha epike poetike do kerkonte disa dekada te tjera,te lindenin Kadareja,Agolli,Arapi,Spahiu e ndonje tjeter.
    Per fat te mire,sot njerezit jane lire te gjykojne dhe te vleresojne kedo dhe si ta ndjejne secili.Gjeja me e lehte eshte te nxishe dhe te hedhesh balte.Do ishte e pafalshme te vazhdojme te vleresojme figurat e te shkuares me mendesite e se shkuares,aq me teper me pasion,bindje politike,mendesi krahinore dhe fetare.
    Duam nuk duam,Fishta mbetet nje kontributor i rendedishem i viteve 40-t ne letersine shqipe.

    1. mik says:

      Cuditem pra !! Fishta, ky poet i rendomte te ishte kandati i pare shqiptar per cmimin Nobel ne letersi!!!
      Gjithashtu, anetare i 4 akademive prestigjioze ne Evrope.
      PS : komentuesi shqiptar. Dukesh qe je njeri i arsimuar, por i arsimuar per keq.
      At Gjergj Fishta eshte poeti I kombetar i padiskutueshem I shqiptareve.

      1. Na myten says:

        @mik mos u hudh si tifoz futbolli. Lexo Fishtën, pastaj Migjenin, shkrimtare te nje periudhe dhe dil vetë në konkluzion.
        @shqiptari nuk po e hedh poshtë por po e sjell në “tokë”.
        Fishta
        Ndihmò, Zot, si m’kè ndihmue!
        Pesëqind vjet kishin kalue
        Çëse të buk’rën ketë Shqypni
        Turku e mbate në robnì,
        Krejt tu’ e là t’ mjerën në gjak,
        Frymën tue ia xanun njak,
        E as tu’ e lanë, jo, dritë me pà:
        Kurr të keqen pa ia dà:
        Rrihe e mos e lèn me kjà:
        Me iu dhimbtë, po, minit n’ murë,
        Me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!

        Migjeni
        Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
        kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
        kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
        që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
        edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
        të tan jetën e vet derisa të vdesin.

        1. Mik says:

          Per njihuri, i kam lexu te dy. Migjeni patjeter qe eshte i madh, por Fishta eshte Kolos.
          Shekspiri ka perdore ne vepren e tij rreth 20 mije fjale anglisht. Po aq edhe Pushkini ne rusisht. Gjithashtu, edhe Kolosi At Gjergj Fishta ne vepren e tij, ka perdor 20 mije fjale ne shqip, kur Naim Frasheri ne vepren e tij ka perdor vetem 8 mije foal.
          PS : Si tifoz po hidhesh ti. Edhe nje amator e di qe Fishta eshte shume me i madh se Migjeni.

          1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

            Fishta eshte Kolos i Mykut!

  11. Shqiptari says:

    Ndjese…Per sqarim:
    Alfred Nobel,kimist1833-98 e vuri tere pasurine e tij nga fabrikat e eksplozivit qe zoteronte per Çmomin “Nobel”ne 6 fushat kryesore per njerez te shquar ne sherbim te njerezimit.
    Dhe ne letersi,nga Akademia Mbreterore Suedeze jepet ky çmim.Si rregull,shtete,institucione,organizata,shoqata,universitete,akakademi dhe grupime kane te drejte te propozijne nga tere shtetet e botes kandidate per çmimin “Nobel” ne kimi,fizike,ekonomi,paqe,letersi dhe ndonje fushe tjeter.
    Numeri i te propozuarve shkon dhe 1000.Komisionet perzgjedhese bejne nje selektim deri ne 200.Me vone ky komision i Akademise Suedeze i eleminon te nominuarit deri ne 20 kandidate.Ne fund te perzgjedhjes mbeten 4-5 me te shquarit te cilet ne çdo muaj tetor,shpallet fituesi.
    Ne vitet 40,kur Fushta u propozua per kete çmim,vendi yne kishte shtet(mbreteri),ishim njohur nderkombetarisht,ishim anetar te organizatave nderkombetare,kishim ambassda dhe lidhje diplomatike nderkombetare,kishim ne vend organizata,shoqata dhe institucione te shoqerise civile,grupime politike,fetare,ekonomike,artistike etj.
    Si tere vendet e botes(rreth 180 shtete),edhe shqiptaret kishin ambicie dhe deshiren te konkuronin ne keto çmime me njerezit e shquar te ketij vendi.
    Sigurisht qe imzot Fishta ishte person publik,atdhetar,personalitet fetar,politik,deputet dhe nje nga shkrimtaret me ne ze.Ai kishte botuar pothuaj tere vepren e tij letrare dhe ishte bere i njohur ne vend,por ishte dhe anetar i Aksdemise Fashiste ne Rome
    Rrethet intelektuale dhe letrare ne vend e propozuan Fishten per kete çmim.Keta ishin intelektualet,shkrimtaret dhe njerezit e letrave qe propozonte Shqiperia ne vitet 40 per çmimin Nobel.Mesa eshte thene,Aksdemis Suedeze e pranoi kete propozim,por nuk arriti te nominohej.Ky nominim e nderon Fishten dhe Shqiperine.
    Ky proces vazhdon dhe sot dhe vendi yne ka bete propozime per kete çmim.Kadare eshte propozuar disa here dhe per fat eshte nominuar disa here ne(4-5) emrat kandidate kryesor per Nobel ne letersi.
    Persa i takon mendimit per imzot Fishten,ky eshte mendimi im,por kjo nuk ka te beje me formimin tim drejt apo shtrember,ndonese une kam investuar per veten dusa dekada.Nuk e di se çfare do komentonin njerezit kur degjojne vleresimin e Faik Konices per Naim Frashrin.
    Naim Frasheri,- thoshte Konica eshte nje poet i tata tave dhe i ty ty tyve.
    Une nuk jam Konica,ndonese do te doja te isha i perafert me te dhe nuk kam thene asgje fyese per imzot Fishten.
    Perkundrazi e kam lexuar dhe mesuar permendesh nje pjese te madhe te krijimtarise se tij.Kur…? Atehere kur i permendje emrin.. kishe probleme,por si duket ishja shume i ri dhe nuk mendoja se Fishta do me bente keq,apo do me hapte probleme.Sot eshte ndryshe ndaj mund te shprehem
    Megjithate verejtjen e marr ne konsiderate

  12. Stop! says:

    Ok, jemi dakort me te gjitha. Por te jesh koloborator i fashizmit bie poshte!

    1. lacjani says:

      Jo vetem bie poshte, por shkon ne koshin e plehrave te historise!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje