"Filip Çakuli, historia e gazetarit rebel nga epoka e diktaturës në demokraci"

20 Tetor 2020, 12:27Kulturë TEMA

Nga Mitro Çela*

Viti 1986. Në radio “Tirana” u bë një konkurs për tregimet humoristike. Çmimin e parë e mori Filipi.

Për dhënien e çmimeve u organizua një shfaqje televizive. Paraqitësi i programit pyeti: “Ku e gjeni humorin?” Filipi, hazër-xhevap, edhe pse jetonim në epokën e diktaturës:

-Humori më gjen vetë. Do një fakt? Një javë më parë u organizua një takim për fushatën e korrje-shirjeve në Lushnjë.

I deleguar, shoku Pali Miska, ministër i Bujqësisë dhe anëtar i Byrosë Politike. Shoku Pali tha tre gjëra me shumë rëndësi

Së pari: Gruri mbillet në tokë.

Së dyti: Kur piqet, korret me autokombajnë.

Së treti: Buka e grurit bëhet me miell gruri?!” Ka humor më të bukur?”

Një ditë më vonë, në redaksinë e gazetës “Bashkimi” u ankua shoku Pali. Në një dosje të kuqe mbante një raport me 40 faqe. Nxinte në fytyrë dhe shkumëzonte nga inati:

“Ja, shoku kryeredaktor! Këto lexova në seminar?!”…

U mblodh redaksia. Dënimi? Edukim në Dibër?… Ndërsa makina “rënkonte” në të përpjetat e Qafë Buallit, më thotë Filipi:

-Mitro Xhani! Populli thotë: Një fije e ndan të mençurin nga budallai. Edhe humori qëndron në sinorin mes tragjikes dhe komikes! Prandaj humori “dënon” ata që guxojnë të shkruajnë e flasin…

“Për të njohur sa më mirë natyrën e popullit, ka thënë Makiaveli, është e domosdoshme të jesh princ. Ndërsa për të njohur mirë princin duhet të jesh popull.”

Unë e njoh Filipin në rolin e “princit” dhe “popullit”, domethënë e kam pasur vartës në gazetat ‘Bashkimi” dhe “RD”.

Tani e kam shef në Top Channel.

Filipi, më i madhi i pesë fëmijëve, ka lindur në Dyrmisht, fshat minoritar në rrethin e Sarandës. (…Shkollën e kishim shumë larg. Prapa malit. Çdo ditë tre orë vajtje-ardhje. Pak bukë e lyer me vaj… për të sjellë në shtëpi vetëm dhjeta…)

Kreu shkollën e mesme pedagogjike në Gjirokastër. Vazhdoi studimet në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë…
(Në drejtimin e gazetës “RD” në shtator të vitit 1991, ishim katër: kryeredaktori, zëvendësi, sekretari i kolegjiumit dhe kryetari i këshillit botues. Me votim të fshehtë u vendos: Dy në kompetencë të kryesisë së PD-së, njëri në hyqmin tim.
“Zëvendësin tënd, u tha në kryesi, do ta zgjedhësh me një kusht: të dijë gjuhë të huaj. Më mirë dy. Por edhe me një pranohet…”

U ktheva në gazetë. Hapa defterët. Nga të gjithë meshkujt gazetarë, mbi 30 vjeç, vetëm njëri ishte me gjuhë të huaj: Filip Çakuli. Nga dokumentet dilte me kombësi greke. Gjuhë të huaj kishte shqipen. Mos ma hedhë ky Filipi dhe nuk e di me gramatikë? Mora rrugën e fakultetit. Takova Profesor Shaban Demiraj.

-Në atë kurs, vetëm një student ka marrë 10 në gramatikën e shqipes, – më tha. E quanin Filip Çakuli…

Fakulteti i dha dy “pasuri”.

Së pari diplomën, të gjitha dhjeta.

Së dyti, gruan. (E dashuroi me shikimin e parë. Ndryshe nuk ke si e shpjegon faktin, që pranoi të punojë në revistën “Hosteni”, me zyrë në Divjakë. Aty e kishte shtëpinë Vasilika?! Fati i humoristit: në sinorët e tragjikes dhe komikes.)
Në revistën “Hosteni”, djali 22-vjeçar nga fshati dhe dhëndri nga Divjaka, kishte për kolegë Dritëro Agollin, Niko Nikollën, Hyskë Borobojkën, Sabri Godon, Qamil Buxhelin. “Baballarë” të letërsisë. Dishepuj të humorit. Mbledhjet e redaksisë bëheshin të hapura. Brenda të rinj e të vjetër.

Filipit, që i hanin brirët, bëri një proçkë, nga ato që do ta ndiqnin gjithë jetën: kritikoi një tregim të Sabri Godos! Hata e madhe…

-Më thotë Hyskë Borobojka në vesh: Këpucar qëndro te këpucët!-Kujton Filipi.- Ngrita supet… Më tregoi fabulën. Goja po pikturonte mbretin. Me penel në dorë, ra në mendime për këpucët… Thirri këpucarin. Ai fliste. Piktori punonte mbi këpucët e mbretit, sipas vërejtjeve të këpucarit… Kur piktori fshiu penelin, këpucari tha:

-Flokët, pak më shkurt… Kishte edhe një nishan… Këpucar, tha piktori, qëndro te këpucët…

Ndërkohë u dëgjua zëri i Godos: Ky djali i ri, duhet ta njohë më mirë vatanë! Ka nevojë për më shumë shërbime në veri…)

Në vitin 1986 u bashkuam të dy në gazetën “Bashkimi”. Unë shef i ekonomisë.

Kur kryeredaktori, zoti Hamit Boriçi, ndau gazetarët nëpër sektorë më tha mua:

-Çdo sektor do të ketë pesë deri në gjashtë gazetarë. Ti do të kesh vartës vetëm Filip Çakulin. Me Filipin jetoj si mbi mina!” …

Një javë më vonë doli profecia e kryeredaktorit. Filipi bëri një shkrim me titull: “Planifikohet edhe numri i të vdekurve”. Përmbajtja: “Sot në Durrës, ndalohet të vdesësh. Është realizuar plani i vdekjeve, si për burra dhe për gra.” Shkrimin e lexoi shoku Ramiz Alia. Mori në telefon redaksinë: “Shoku kryeredaktor! Kaq i mençur qenka Filip Çakuli, sa të tallet me planifikimin e treguesve të ekonomisë socialiste…”

Kaq u desh. Mbledhje. Kritika. Autokritika. Me shkrim e me gojë. Dënime. Filipi në verilindje. Anëtarët e kolegjiumit me në krye kryeredaktorin: vërejtje me paralajmërim pushimi nga puna. Unë edhe një thelë mbi bisht: gjobë një gjysëm rrogë mujore!” Sarkazëm e gjallë: të dënohesh si shef për kusuret e vartësit!

Në vitin 1993, Filipi, bëri një eksperimentim në revistën “Hosteni”. Nisi të botojë disa buste lakuriq. Për koka, përdorte kokat e politikanëve të lartë: Meksi, Arbnori, Dokle, Meta…Mitro. Gjëra me kripë! Por proçka erdhi, kur në faqen e parë të revistës, mbi bustin lakuriq u vendos koka e presidentit tonë të nderuar, zotit Sali Berisha.

Një natë pa hënë, një ditë më parë se revista të shpërndahej, në redaksi mbërritën tre punonjës të SHIK-ut. Me shumë takt, morën me vete revistat me Berishën lakuriq dhe Filipin të veshur. Hipën në një benz të zi. Ndaluan në një zyrë. Mes tyre nisi një bisedë me nota surrealiste:

Shikasi: – Kush janë bashkëpunëtorët e tu?

Filipi: – Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Agron Musarai, Mitro Çela…

Shikasi: – Nuk jemi këtu për t’u tallur?!

Filipi: – Po dyshuat në fjalën time, ja ku është telefoni për verifikim…

Kishte kaluar mesnata. Vasilika u shqetësua. Kërkonte burrin. Ai, i humbur. Pa gdhirë mirë mori në telefon dhe përfundoi në zyrën e Agron Musarait, ministër i Brendshëm. Ai ngriti supet dhe formoi numrin e Kryeministrit Meksi. As ai nuk dinte gjë. Asnjë informacion as nga Prokurori i Përgjithshëm, as nga Presidenti Berisha. Meselenë e kishte gatuar Gazidede…

Filipi u gdhi në birucë. Hynë hetuesit. Me tjetër pamje. Pak të hutuar. Pyetën me mirësjellje:

– Të porosisim ndonjë gjë për të ngrënë?…

– Po. Një bërxollë derri, pilaf dhe një gotë verë të kuqe…

– Biruca nuk është restorant!…

– Vetë më pyetët për menunë!…

Ndërkohë një prej hetuesve hartoi një procesverbal… Pasi e lexoi, Filipi shkroi me stilin e Shvejkut: “Zotërinjtë e SHIK-ut, me shumë edukatë më rrëmbyen nga zyra dhe më prunë në birucë. Me shumë kulturë më mbajtën 24 orë në izolim. Me shumë takt më thanë se çfarë duhet të ha e të pi…”

Një javë më vonë problemi i arrestimit të gazetarit Filip Çakuli, u bë objekt rezolute në Bruksel, Strasburg dhe në OKB…

Tragjedi dhe komedi të nakatosura së bashku… Gurrë humori…

Në vitin 2006 Filipi u dekurua “Mjeshtër i Madh i Punës.

Kur Presidenti dorëzoi medaljen, m’u kujtua një proverb i lashtë grek: “Të bësh një kurorë dafine është gjë e lehtë. Të meritosh një kurorë me dafina, është shumë e vështirë.” Po për Filipin? Një “kurorë” e merituar nga Presidenti, por shumë e vonuar në kohë. E mori kur mbushi 51 vjeç, kur zakonisht jepet në përvjetorë të “rrumbullakët”.

Koka e Çakulit ishte e denjë për “kurorë me dafina” 25 vjet më parë, kur u bë personazhi më i njohur në revistën “Hosteni”. “Sebepe” pa fund: kur punonte te “Bashkimi” a “RD”; kur u arrestua nga SHIK-u, a kur vuri dy herë kandidaturën për deputet; kur shkruante skeçe për estradat e vendit a kur botonte 5-6 libra me humor…

*Botuar në vitin 2006

13 komente në ““Filip Çakuli, historia e gazetarit rebel nga epoka e diktaturës në demokraci””

  1. Z says:

    Patjeter qe Mitro Cela eshte dikushi! Por le te kthehemi ne diktature kur po Ky,Mitro nderhynte prane organeve shteterore per miqte e tij! Po ky,Mitro u be deputet i Saliut! Mitro “qendro tek kepucet”! Megjithate respekte!

  2. Kajmaku says:

    Ky Mitro Thela eshte shembulli i njeriut qe gazetarine e ka perdorur per te zhvatur thela. Edhe ne komunizem servil dhe interesaxhi edhe tani qe u plak te njejtin tabiat ka. I setviloset Filip Çakullit se i jep ndonje Thel. Gjithe jeten servil mbete o Mitro Thela. Po te therras me kete mbiemer dhe jo Çela sepse keshtu te quanim edhe ne ate kohe kur ishe drejtues gazete dhe ky mbiemer te ri fiks. Pse nuk thua dhe qe Çakullit i pelqente shume miqesia me punonjesit e sherbumit sekret te sigurimit te shtetit ne kohen e komunizmit. Vdiste Çakulli te qendronte me ta. Psene e di ai me mire. Te fala Filipit Mitro Thela.

    1. Miresi1 says:

      Ia fut kot,or kajmaku.
      Pse ti per nje shok te mire te dhjetra vjeteve,nuk do te shkruje gjera te mira?
      C`thele,thua?!
      Pak nostalgji dhe miresi per nje shok te mire dhe te gjithe e bejne.
      Kaq.

  3. rexhep tahipi says:

    Qenka e 2006 prandja nuk eshte e plote
    Nje dite Filipi mori ne telefon mikun tone Ylli Pangon qe ishte bere minister. Filipit i kishte ngelur qefi per nje muhabet me Yllin keshtu qe ja punoi si me poshte.
    O Ylli tha kam cupen e nje mikes time nga Saranda qe kerkon pune.
    Ike o Lipe me ler rehat i thote Ylli se vendet e punes i kam per dashnoret e mia.
    Jo i thote Filipi kjo vazja nuk ka kundershtim do vije ne shtepi ta provosh vete te pelqen apo jo per pune e per dashnore.
    Po ike o Lipe i tha Ylli une kam standart me femrat nuk merrem me sorra sic ben ti
    Po jo o Ylli tha se e kam rregulluar doren edhe une ja shiko si i “zgjedh” velinat edhe gazetaret tek fiksi.
    Pi ike o Lipe tha Ylli se ato i zgjedh ai kodoshi trafikant kokaine qe ke pronar, leshin zgjedh ti.
    Po jo o Ylli tha Filipi se tek tavolina e zyres i provoj te gjitha vete, ndonjehere ja jap edhe Sajmirit edhe Doktorit.
    Mire Lipe mire eshte ndonje fare malli kjo qe do me dergosh?
    E mire fare thote Filipi ja do ta shikoc ne darke.
    Cupka shkoi ne shtepine e Yllit, ne si popull e pame ne televizor, edhe Ylli humbi vendin e Ministrit.
    Shenim: jashte humorit, kjo me lart eshte shume afer te vertetes.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap…

  4. Zef Pergega Detroit says:

    Filipin e ka mbajtur Bektash Zite. Ai e ka ndihmuar shume ne vitet e fundit. Ishte rebell…nga ato rebelet grek. Me kujtohet njehere ne zyren e Bekatshit. Kisha derguar nje reportazh per Zadrimen por nuk e kishin kaluar. Ishte per traditen e zejtarise. Shefat nuk kishin preferuar se eshte shkrim per fshatin. Rashe poshte tek zyra e kryeredaktorit dhe ai e kerkoj shkrimin. Ia derguan. E lexoi dhe dha urdher te borohej. Me erdhi mire se kisha shpenzuar shume kohe dhe e kisha shkruar me shpirt. Filipi ishte I guximhem. Dolem me Bektashin dhe Filipin. Ka qene nje restorant I madh aty ku sot eshte muzeu perballe hotel Tiranes. Filipi hyri me zyze te zeza dhe te gjithe po e shikonin. Pororiti dy turli me mish. Gazetaret e Bashkimint dhe te Zerit te Popullit nuk u binte hunda ne toke. Te medhenje edhe nese nga toka nuk ishin me lart se nje meter. Te gjithe ishin jugor, me e shumti minoritar e vllehe. Edhe sot e njejta gje. Keta sherbetor te komunizmit, u kthyen ne sherbetor te agjensive te huaja, krijuan redaksi, u bene shefa, rregulluan zyrat, nevojtoret, u kjudesen perr qumeshtoret e reja dhe ne fund ja ku vajti gazetaria e ne gop te sames e quan Shqiperine. Ata e thuren kuroren e dafines dhe po vete e moren. A ka bere Filipi humor. Po ka bere por Bektashin e harroi! I harroi edhe shoket e vjeter, vetem ato qe i levedisnin jo. Pra shef Mitron jo. Kjo ishte loja e me e ndyre qe iu be demokraciese se keta kaposhe u shperndane per te kapur perseri thelen edhe pelen. tash i kane te dyja mjere Shqiperi. Nuk e di a do ta botoje kryredaktori kete koment te skurter se mund te beja edhe nje me te gjate. Urime me kete rast Filipit qe po shkruhet pasi Rama e kujtoi. Duhej ta kujtonin shokt edhe se ai I harroi. A harron humori? Jo ai kurre, or humoristet po.

  5. Cudia says:

    Mitroja mundohet shume te beje Belul Gjeraqinen por ja qe populli qe thus a ti o Mitro te njeh shume mire. Je letyra e mbante mbi xhakete komunizmi dikur. I pacipe dhe i pabese. Je komplete e kunderta e te ndjerit vellait tend te madherishem Polikroni.

  6. Kukulla says:

    Mos te ishte Mitro e kishte ngrene ky. Ne Lushnje Mitro vinte furnizohej me mish e fasule e fustane per gruan e rroba per vehte. Para 90 duhet te ishe i mbeshtur diku se ndryshe e haje.
    Respekt per Filipin dhe humorin e tij

  7. Zgalem says:

    Mitrua kur shkruan , ndonje gje , duhet te sqaroi si i shkoi puna ne shoqaten tregetare “Demokracia “( Ne mos gaboj emrin , jo misionin) , ndertuar sipas ideve sharlatane te serbomadhit Berisha . Kjo e ashtuquajtur shoqate , furnizohej me nafte , nga Ballshi dhe e conte , nepermjet liqenit , ne frontin milloshivjan , kunder boshnjakeve dhe kosovareve . Dihet boterisht se kete “shoqate demokratike ” e ka drejtuar , me kopetence profesionale , Mitro Cela . Saliu , kur bente korrupsion , perdorte dorashken , Mitro . Shqiptaret kane nevoje , kete histori te degjojne nga goja e Mitros . Per t’u harruar kjo thagme , antikombetare , Mitro u morrr me disa karazllogjike , si “martesa ” etj . Mitro nuk ka qene kurre humorist , por thjesht sahanlepires . Kulmin e arriti ne sahanin e Saliut . Mbeti e kunderta e vellait te tij , permetarit te ndershem , Polikronit te njerezishem . Zgalem

  8. kujdes says:

    Mitro, edhe une kam shume per te thene dhe me shume se ti se kam qene atje ku ishte shumica, por secili shkruan per vete tani, “zoti” shkruan per te gjithe. Erdhi koha te mburresh dhe tallesh veten tende. E mburr se ashtu te duket ty dhe e tall se te tallin te tjeret qe as i shikon e as i degjon. Edi Rama para ca ditesh i kish uruar datelindjen Filp Cakulit dhe une bera nje koment anonim si ato te Jovanit, se sot ka ardhe koha , Mitro. Por i kujtova Filip Cakulit nje “sherbese” qe i beri partise ne rajonin e naftes dhe insistova qe mbase kerkonte falje ketu ne gazete qe edhe une te lirohesha si bashkeqytetar i atij qe Filipi e kish renduar pa te drejte: pse begenisi Filipi? Prandaj une do ngelem anonim tere jeten dhe ti e Filipi do ngeli heronj te dy kohrave qe nderroni ngjyren sipa kohes. Eshte zotesi apo karakter? Tani kaq kisha une se duke qene e punuar mes shumices, kisha filluar ta kisha inat pakicen dhe ju patjeter qe i perkisni pakices, ndaj edhe shkruani e mburrni njeri tjetrin. Pershendetj, Mitro, kujtoje Filipin mbase te degjon ti kerkoje falje atij naftetarit qe i ra ne qafe se i tha partia. Nga anonimi mes anonimeve. Po te me duash, thuaji Meros, se ai me gjen sipas mesimeve te sigurise qe ka marr dikur nga Saliu.

  9. Boo says:

    Ore po thuajni taman gjerat.
    Filipi beri miliona ma fiks faren.
    Ja futi atij qe pagoi me pak e ja hoqi atij qe paguan me shume.
    Kaq e thjeshte eshte .
    Ata qe sduan te kuptojne te merren me biografine e tij .

  10. K says:

    Sigurisht qe keta kane sherbetore dhe servile dje ne socializem edhe sot! Nuk jane vetvetja! Punojne per te tjeret! Por nuk kane vrare si disa te tjere!

  11. specialisti says:

    Mitro e Filipi jane personalitete te pendes dhe humorit.
    Filipi shkelqen me shume .
    E keni pare ndonjehere te flase per politike ? Jo.
    Politika eshte si kurvat, Filipi, JO.
    Jete te gjate Filipit sepse ka patur edhe ditelindjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje