Anulohet Panairi i Librit, Petrit Ymeri: Ja se si do të kryhen blerjet online me ulje për të gjithë të interesuarit

16 Tetor 2020, 13:42Kulturë TEMA

Panairi i përvitshëm i Librit i cili mbahet në Tiranë është anuluar.

Zhvillimi i eventit është cilësuar nga Ministria e Shëndetësisë si një aktivitet me rrezkshmëri të lartë për përhapjen e COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë, ndërsa panairi i Librit këtë vit po planifikohej të mbahej në datat 12-15 nëntor.

Në një intervistë Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve tha se e mirëkuptonte vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ai sqaroi se kryesia e Shoqatës së Botuesve do të marrë shembull nga vendet e tjera Europiane do të bëjnë një organizim online.

Një pjesë e aktiviteteve të menduara që do të zhvilloheshin në ambientet e Pallatit të Kongreseve gjatë kohës së panairit, do të zhvillohet nëpër qytete te ndryshme të vendit duke respektuar masat anti- COVID.

“Së pari Panairi i Librit si aktivitet kryesor ka shitjen. Ne shitjen e librit do ta bëjmë online. Nëpërmjet platformave të ndryshme do bëhet shitja e librit online, sigurisht duke nxitur botuesit të bëjnë uljet përkatëse”,- u shpreh Ymeri teksa sqaroi se si do të zhvillohet Panairi i Librit në mënyrë virtuale.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve tha se komunikimi me median dhe pasqyrimi i këtij panairi në çdo platformë mediatike do të jetë më i mirë se vitet e kaluara.

Së fundmi ai sqaroi se kjo ngjarje e madhe librore nuk do të kalojë pa u vënë re, thjesht do të zhvillohet në një mënyrë ndryshe.(euronews)

2 komente në “Anulohet Panairi i Librit, Petrit Ymeri: Ja se si do të kryhen blerjet online me ulje për të gjithë të interesuarit”

  1. Sqepari says:

    O Petriti Ymeri, po dorzoje shoqaten e botuesve o burre, se ke 25 vjet qe e mban. Ler nje te ri ta drejtoje

  2. kta plehra degraduan gjithcka ka te bei me Librin
    dhe Shtepi Botimi ne ate stan te dhjer pseudosh ordine ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje