Verdikti mbi vaksinën, Fauci: Do ta dijmë nëse është efektive në fillim të Dhjetorit

25 Tetor 2020, 20:00Bota TEMA

Eksperti i sëmundjeve infective në Shtetet e Bashkuara, Anthony Fauci, tha se deri në fillim të Dhjetorit, do të jetë e qartë nëse vaksina e Covid-19 është e sigurtë dhe efektive,  por shtoi se vaksinimi në masë me shumë gjasa nuk do të jetë gati deri në fund të vitit 2021.

“Do të dijmë nëse vaksina është e sigurtë dhe efektive deri në fund të Nëntorit, apo fillim të dhjetorit.  Çështja qëndron se,  pasi ta konfirmojmë, a do të mund ta çojmë tek njerëzit që kanë nevojë sa më shpejtë të jetë e mundur?  Sasia e dozave që do jetë e disponueshme në Dhjetor, nuk do të jetë e mjaftueshme për të gjithë.”

Drejtori i Institutit të Sëmundjeve infektive, tha se kur të ndodhë shpërndarja e vaksinës, me shumë gjasa do të ketë një prioritet ndaj individëve si punëtorët e klujdesit shëndetësor, ndjekur nga njerëzit që i përkasin një kategorie me rrezik të lartë të ndërlikimeve nga sëmundja.

“Kur mendon për vaksinimin e një proporcioni të madh të popullsisë, në mënyrë që të ketë një ndikim të fortë tek dinamikat e përhapjes së sëmundjes,  kjo me shumë gjasa nuk do të ndodhë deri në tremujorin e dytë apo të tretë të vitit të ardhshëm.”

Fauci shtoi se presidenti Donald Trump e përmendi se kur vaksina do të jetë gati  gjatë debatit, për t’i dhënë shpresë shumë amerikanëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje