Enkel Demi i nxjerr të palarat Metës, në përpjekje për ta mbrojtur: I dha nënshtetësinë një këngëtari, sapo ia kërkova unë

26 Tetor 2020, 17:39Politika TEMA

Enkel Demi ka bërë një shkrim në mbrojtje të Ilir Metës, pas skandalit të pasaportave.

Por, me sa duket Enkel Demit i janë errur aq shumë sytë para shkeljeve të Ilir Metës, sa ka zbuluar padashje një tjetër skandal.

Ilir Meta, sipas Enkel Demit, i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare një artisti nga Kosova, sepse ja ka kërkuar ky.

Pra, Enkel Demi ka hyrë mik tek Ilir Meta për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare një artisti, dhe ky i fundit ia ka dhënë direkt.

Nuk e dimë se për cilin artist bëhet fjala, pasi Demi nuk e përmend, por është skandaloze se si Ilir Meta e përdor Presidencën për qoka ndaj gjithë miqve të tij, pasi si Enkel Demi, atij mund t’i vejë kushdo që e njeh dhe t’i kërkojë nënshtetësi për ndonjë mikun e tij.

Shkrimi i Enkel Demit

Një nga këto profilet e fabrikës së shpifjes së Rilindjes më shkruante pak ditë më parë. Ndryshe nga mallkuesit e zakonshëm lajmësi i panjohur më akuzonte se më kishte blerë Presidenti Ilir Meta. Ai më thoshte që përderisa nuk flas për “aferën” e shtetësive jam i shitur tek kreu i shtetit. Me thënë të drejtën të të blejë Rilindja për një copë bukë si ndodh me këngëtarë e artistë, profilistë e analistë më duket ku e ku më keq se sa të të blejë Ilir Meta. Por, meqë më akuzuan, “ndjeva” keqardhje të thellë në këtë rast, sepse mirë që qenkam shitur dhe nuk e kam ditur, por nuk kam parë një kryq leku.

E njëjta gjë ka ndodhur me Presidentin Ilir Meta, i cili aprovoi një kërkesë timen dhe disa njerëzve të tjerë me qasje në publik. Pa kurrfarë pareje ai aprovoi, madje shpejt një kërkesë tonën për t’i dhënë shtetësinë shqiptare një artisti të rrallë që jeton në Prishtinë, i cili ka një kontribut të jashtëzakonshëm këto 30 vjet në muzikën shqiptare.

Natyrisht, nuk e takova kurrë Ilir Metën për këtë çështje, por kryem një procedurë, të cilën ligji e parashikon të hollësishme deri në detaje. Askush në Presidencë nuk kërkoi shpërblim apo një favor të natyrës rilindase si fjala vjen që muzikanti të mbante një fjalim tek tubimi i Presidentit apo të porosiste ndonjë qëndrim a lajm në adresën time.

Sot, kreun e shtetit e akuzojnë për një lojtar të Tiranës dhe natyrisht për emra të tjerë, të cilët na dalin të lidhur me krimin. Fushata që po udhëhiqet ethshëm nga media pranë qeverisë dhe me konflikt të lashtë jo me Presidentin, por me Ilir Metën ka vetëm një qëllim; të zbehë punën e ndyrë dhe mafioze të inceneratorëve. Madje, nëse nuk mundet ta zbehë atë, ta barabisë me një tjetër në anën e përtejme të barrikadës.

Filozofia është e thjeshtë dhe që ka kohë që sponsorizohet nga dora vetë Edi Rama. Ai thotë: “Kriminelë që vjedhin vota kam unë, por kanë dhe ata. Para që vjedhim kemi ne, por kanë dhe ata. Mafiozë jemi ne, por edhe ata hyjnë në pazar me ne.”… dhe në fund deviza e mirënjohur: “Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka!”.

Pra, me pak fjalë të gjithë janë njësoj, ndaj mbajmë rilindasit ose si thonë tironcit, meqë po përmenden për një lojtar afrikan: “qorr për qorr e kom n’oborr”.

Kjo metodologji ka vite që është vënë në jetë nga Rilindja, e cila kur vuri re që nuk e fshihte dot të pëgërat që i kishin marrë shalët synoi t’i baltosë të tërë.

Këtë herë e bënë herë me sulme të përqendruara, herë me koncerte të përqendruara. Fjala vjen, kur shoh një tjetër muzikant të mirë të vendit tim, i cili mori damkën e rilindasit, nuk e urrej, nuk e përçmoj, por them se një hall i madh duhet ta ketë rreshtuar në atë anë, ku kokëulur duhet të thotë llogje që të zgërdhihen barqet e kërcyera të pushtetit.

Atë e konsiderojnë të shitur, kurse unë e konsideroj hallexhi. Ka dasht’ i Madhi Zot që me mua është treguar i mëshirshëm dhe nuk më ka vënë në prova të tilla, ndaj mund t’ia them qoftë edhe një profili kallp të propagandës: “ Jo nuk më ka blerë kush, as Ilir Meta”.

   

27 komente në “Enkel Demi i nxjerr të palarat Metës, në përpjekje për ta mbrojtur: I dha nënshtetësinë një këngëtari, sapo ia kërkova unë”

  1. Enkei Demi, personalitet?? says:

    ??

    1. Mik says:

      E ç’i do armiqte, kur ke miq si Enkel Demi?

  2. Maverick says:

    Jo mer jo. Ty s’te ka ble kush se nuk i duhesh askujt. Ti thjesht ke shit drut.

  3. ard says:

    ja paske lepi bythen mire preshi-dentit, e meriton nje dekorate, natyrisht kur te vdesesh, tani nuk vlen…

  4. Koti says:

    O i shkreti Kel, dili për zot gruas tënde o i zi, lëre Ilirin se ka një taborr në presidencë që e mbrojnë.
    Para ca vitesh e ka tërhequr zvarrë prej flokësh Mona. Të kujtohet? Na e thua dot pse???

    1. Tetari says:

      hahahahaha se e kapi me lopen e demit….hahahaha

  5. Agimli says:

    Ky paska hapur shitore per pasaporta ,po vajte ne ky igjen me cmim me te mire ….pe te pazarit cam

  6. nkolla says:

    Zoti demi nuk na the sa ishte pazari, jam i sigurte se pa pra meta nuk luan as gishtin.

    1. qazim says:

      Si gjithnje pa bosht kurrizor ky bure.

  7. Xoni says:

    Me figure kot ne media nuk kam pare….ka shume vite qe merret me median, por po lo.e ngeli.

  8. Loku says:

    Nuk ke asnje vlere je vjetersir nuk i duhesh as dreqit

  9. Safo says:

    Enkel, ke rene shume poshte me kete shkrim. Me vjen keq per kete. Ke dashur ti dalesh ne krah presidentit, qe mban ere sajese, por dhe me nje servilizem te paster. Pse keshtu Kel.

  10. P says:

    Pordhac cam i ndyre

  11. vicidoli says:

    Foli edhe burri i palmes

  12. pa vlere says:

    Palma, Paloma, Pallimi, Demi.
    Sinonime bilogjike dhe veterinare qe lidhen nganjehere edhe me njerezit!

    1. Olimpia says:

      Cudia me e madhe e disa idioteve mediatike eshte kur akuzojne regjimin komunist se i ka keqtrajtuar…..se u hoqi pasaportat greke….Pra kjo eshte tradheti….
      Nderkohe shteti i atehereshem ,menjehere mbas luftes ,ne kulmin e varferise i lejoi camet e shperngulur dhe te masakruar nga shovinistet greke te nguleshin ne tokat me te mira ,Vlore,Fier,Rrogozhine,Durres,Tirane…
      U dha pasaporten shqiptare per ti integruar ne jeten publike edhe ne nivele te larta….mijra specialista te mesme dhe te larte,mjeke, inxhiniere,oficere,mesues,drejtues te te gjitha niveleve…..pa u kerkuar te kaluaren,nderkohe qe shqiptareve te Shqiperise u kontrollohej biografia ne detaj.
      Natyrisht shteti ame duhej te bente detyren, por shume nga keta jane mosmirenjohes.Si ky Demi ,qe per gjoja shqetesohen per kosovaret duke nderhyre per tu dhene shtetesine shqiptare,nderkohe qe akuzojne shtetin komunist se perse u dha pasaportat shqiptare..Hajde kupto se cfare kerkojne keta tipa ….

  13. andrea says:

    Ca mjerani burr. As ka lexuar cfare shkruajne koleget, as ka kuptuar se ku calon problemi i nenshtetesive, as kupton se ka bere sekserin sepse eshte puna qe ben normalisht. Mjere Shqiperia per keta qe nuk vjelne as per te korrur barin dhe i gjen si “elite”. bobobbo sa rende mo sa rende

  14. durrsak 24 karat says:

    O Kel pabythsi. Si mbron krimet e Presidentit dhe sulmon kolegun qe zbuloi skandalin.

  15. cris says:

    Prandaj del Mersila Doda dhe mbron Ilir Meten, se keto jane te perlyer te gjithe. Popull me udheheqes injorant qe sdine te bejne shtet me shekuj.

    S’behet shtet me drejtues si Meta and kompani.

  16. Nuk genjen thote te verteten s’e ka bere me lek , por me euro , keshtu qe dashakeqesit e presidentit genjejne .

  17. Mandravellua says:

    – O Liro, ca ke bo ti, mire?
    – Mire z. Demi. Si jeni ju? Si po kaloni me Covodin?
    – Mir mo mire. Ej, mos te mbaj shum vllai, se ke pune. Kom nji per pasaporte. Ta dergoj?
    – Hmm. Shiko se jan shtrengu pak punet me kte spakun dhe kta gazetaret. Po do e rregullojm. Shko fol me Monen. Ajo e ka ne dore. Mjafton me zbatu kuotat dhe me votu per ne.
    -Ok, vllai…po mbase ma bo ndonje ulje…se nuk eshte amerikon. Me ner jush…kosovar eshte.
    – Ok ok. Ke Mona do shkosh. Ajo i di kto pune.
    – Dokort, kur do shifwna per kafe?
    – Kur te mbaroje puna, me kestin e dyte.
    – Dakort. Hajde pra mire u pafshim. Ta gzoj pasaporten Abdurrahmani.

  18. Desara says:

    Demi neper studio ben burrin, ky lloj amfibi qesharak dhe burr aspak, nuk ka lidhje se eshte çam, por budalla shejtan. Ik o i zi, po qe se te jep pune dikush pranoje dhe kur s’di ta besh, ndryshe ilaçet e skizofrenise do ti ndani me tet shoqe bashke. Te pakten ti, nuk je i frikeshem si jot shoqe, pu pu, ajo, pu pu.

  19. Beni says:

    Ore po Mesila a ka qene zedhensja Metes? Kta jane monstra per zotin. Meta i bi Mesiles e Keli ja man Metes.

  20. BUJARI JU DEGJON says:

    Ju shtua edhe nje vjetersire tregut cam…

  21. Luli says:

    Edhe ti shok i Likes.apo keni grate shoqe

  22. GREY WOLF says:

    e vertetove veten mor palo gazetar qe je nga fshati gruas sa turp ti dalesh ne krah nje haleje si Ilir bythqire Metes je shume fatkeq por edhe kete gje ti e di mire

  23. kastro says:

    Hajde dhe lerja qeverisjen ketyre zaberhaneve,duke filluar me Monin,Zenin,Malltezin & Co ! Shikohet qarte se si dhe ate presidence e ka kthyer per qoka,dekorata e pasaporta ! Shoku i Pekes dhe debileve te tjere,duan ta kthejne shtetin ne parajse nderesh dhe perfitimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje