Ose Ilir Meta gënjen, ose në skandal përfshihet edhe SHISH

26 Tetor 2020, 17:17Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta pretendon se ia ka dhënën nënshtetësinë futbollistit ganez  Winnful Essua Joseph Cobbina pasi ka marrë konfirmim nga “institucionet përkatëse” që nuk paraqiste rrezik për sigurinë kombëtare.

Kërkesa për nënshtetësinë është dorëzuar në presidencë nga klubi I futbollit Tirana me datë 28 shtator 2020 dhe të njëjtën ditë Meta ka firmosur dekretin për nënshtetësinë nr.11747. Po si mundi “institucioni përkatës” të bëjë kontrollet e duhura në 8 orë?

Duke konsideruar që Ministria e Brendshme nuk është përfshirë në këtë procedurë, institucioni i vetëm kompetent në këtë lloj kontrolli është SHISH.

Praktikisht Meta ia shkarkon SHISHI-t përgjegjësinë. Dhe në këtë pikë hapet një kapitull tjetër: ose presidenti gënjen dhe duke shkelur ligjin ka firmosur dekretin për nënshtetësinë e Winnful Essua Joseph Cobbina pa pasur në dorë ende asnjë verifikim mbi sigurinë (që mund të ketë ardhur në vazhdim).

Ose skandali zgjerohet duke prekur edhe SHISH që ka lëshuar çertifikatën e sigurisë pa pasur kohën materiale për të mbledhur asnjë informacion mbi futbollistin, i cili ishte nën hetim në Shqipëri për falsifikim leje qëndrimi.

Duke folur për një qytetar të huaj që jeton në Shqipëri vetëm prej dy vitesh si Cobbina, për të verifikuar nëse një person përbën rrezik për sigurinë kombëtare siç e kërkon ligji mbi nënshtetësinë, SHISH-i ashtu si çdo institucion tjetër i ngarkuar për të kryer këtë lloj verifikimi, duhet të komunikojë me institucionet homologe në vendin e originës të të huajit, në këtë rast në Gana, sepse janë ata që duhet të japin informacionet e para mbi të shkuarën e personit që do të verifikohet.

Pastaj duhet zgjeruar kërkimi në vende të tjera në të cilat personi ka jetuar: përveçse në Gana dhe në Shqipëri, Cobbina ka luajtuar në 2014 edhe për Najran SC në Arabinë Saudite, pra SHISH duhe të kishte mbledhur informacione edhe në institucionet e Riadit.

A është e mundur që ky lloj këmbimi informacioni mes Shqipërisë, Ganës dhe Arabisë Saudite të jetë kryer brenda 8 orëve? Padyshim, e pamundur.

Pra skandali zgjerohet: ose presidenti i Republikës gënjen për të fshehur përgjegjësinë e tij në shkeljen e ligjit duke i dhënë nënështetësinë Winnful Essua Joseph Cobbina pa marrë ende asnjë dokument që të çertifikojë sigurinë dhe e ka bërë këtë për të favorizuar presidentin e klubit Tirana që donte të mashtronte UEFA-n?

Ose në skandal është i përfshirë edhe SHISH që dakord me presidentin ka lëshuar një çertifikatë sigurie pa bërë asnjë kontroll.

Një komision hetimor do të shërbente për ta sqaruar edhe këtë.(Shqiptarja.com)

9 komente në “Ose Ilir Meta gënjen, ose në skandal përfshihet edhe SHISH”

  1. altini says:

    Jo vetem kaq ,por duhet hetuar per pastrim parash qe nga blerja e ketyre futbollisteve qe ndryshojne emrin neper karta….Mbase Refik Halili dhe president kane patur aresye me te” rendesishme” per kete “vlere kombetare”. Cfare presidentesh vjedhin edhe ne leckat e “gabit”.pff

  2. Bashkim says:

    Baci kulaci. Nuk ju kujtohet ndoshta qe Ilir muti e vonoi 1 vit dekretimin e kryetArit te SHISHIT vetem kur ky firmosi do i sherbente keshtu veproi edhe me ministrin e brendshem qe po ashtu ka firmosur po ashtu edhe ai lepiresi i boleve greke Ditmir mutbushati e beri me porosi te Ilir Mutit pabesine e shitjes se detit grekeve por Edi Rama e shkarkoi ne kohe kurse kete te SHISHKES spo e heq dot se ky luan me dy porta mbasi ka mbeshtetjen e sherbimeve te NATOs. ESHTE E KOMPLKUAR CESHTJA E ILIRIT MUTIT derisa SPAKU tja fuse ne REC

  3. Bashkim says:

    Cu be me komentin tim sju a mban ta publikoni

  4. Hoxha, armandi says:

    po ckeni ore me punen e tjetrit
    shihni punen tuaj
    mos beni si histerik per nje gje kot
    kane ardhur kohe te reja

    nuk e be qameti edhe sikur meta te genjeje

  5. Agimi Diber says:

    Te dy presidentet si likja e floririt dhe e letrave te publikuara nga i ndjeri Prifti per marrjen e ryshfetit pre 700 mije euro por edhe presidenti Rfik Halili qe shiti ndeshjen me Bylysin dhe bente betime fallco si fakir. Te dy keto personazhe qe i qajne hallet tek Gjiri i Lakzit duhet arrestuar qe te tregojne te verteten dhe te futen ne burg para vitit te ri se ka mundesi te narrin nfa nje covid19 dhe te shpetojne si Lulzim Basha me megavjedhjen ne rrugen e kombit.

  6. Ilirida says:

    Lëreni futbolistin ganez,e drejta e tij është që
    të kërkojë shtetësi shqiptare në bazë të ligjit për
    shtetësi,por i ashtu ose i vetëquajturi “peresi-
    dent”duhej të veprojë dhe respektoje ligjin!
    Pak a shumë rasti është si në kufi udhëtari
    mësheh nuk tregon mall që doganohet,mirëpo
    doganieri duhet të bastisë dhe ta gjejë.

  7. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

    Sikur te gjitha ti kete ne rregull,vetem per falsifikim dokumentash,ai duhej te izolohej qe ne Rinas dhe ne usa ha jo me pak se 3 vjet….
    Refik matrapazi pse hesht,qe aty duhet filluar hetimi

  8. mato says:

    si te thote Agushi duhet bere se ne fund te fundit sigurinr kombetare te Shqiperise me mire e garanton dhe mbton Agushi se Metushi! o pika ju doni topin e mato grudes!

  9. Drita says:

    Likja shtetin e kujton si mejhanen e tij. Faji nuk eshte i Like floririt por i institucioneve qe ja lejojnr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje