Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, preferoi të mos komentonte vendimin e Komisionit të Vlerësimit për të hequr disa emra nga lista e mëparshme e deputetëve nga lista.
I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme, Basha tha se ndryshimi brenda PD ka nisur, por la të kuptohej se këto emra do të jenë jashtë, duke ia faturuar vendimin “anëtarësisë”.
“Mendoj se komunikimi ynë për këtë çështje ka qenë shumë i qartë, më vjen mirë që ka kaq shumë interes nga mediat për këtë çështje.
Ndryshimi ka nisur nga brenda shtëpisë, sonë dhe është mendësia me të cilën do qeverisim. Raporti i Komisionit do shqyrtohet në Kryesi dhe në Këshillin Kombëtar, dua ti falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze, anëtarësia ka folur, dhe sipas statutit do merren vendimet përfundimtare.
Unë falenderoj anëtarët e Komisionit për punën voluminoze gjatë gjithë verës. Anëtarësia ka folur dhe organet vendimmarrëse, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, bazuar mbi të gjitha këto propozime, pasi të shqyrtojnë raportin e Komisionit, do marrin vendimin përfundimtar siç e ka statuti”, deklaroi Basha!.
Gjithashtu, kreu i PD vlerësoi punën e Komisionit të Vlersimit të kandidatëve, dhe tha se në rajon nuk ekziston fare si proces.
“Ky proces nuk ekziston fare në rajon, madje bëhet rrallë dhe në vendet europiane. Është një tregues i një fryme ndryshimi, i një përqasje të re e cila zhvillohet brenda PD.
Ndaj jo më këto quhet Demokratike se i dha fund totalitarizimit. Është një shenjë e qartë si në do konceptojmë qeverisjen nesër”, përmbylli Lulzim Basha, kreu i PD.
Të premten në mbrëmje, Komisioni i Vlerësimit në Partinë Demokratike, i dërgoi 329 emra kryesisë së PD, ku u përfol se janë përjashtuar një grup tejet i rëndësishëm në zgjedhjet e 2017.
Ervin Salianji, Gert Bogdani, Xhemal Gjunkshi, Romeo Gurakuqi, Nada Meçorapaj, Endri Hasa, Fatbardha Kadiu, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Luan Baçi, Tritan Shehu e Lindita Metaliaj, janë emrat e përfolur se nuk janë më në listën e PD për zgjedhjet e 25 prillit.
ka fillu me andru lojna daktorrash neser
ne Burg.
Jozefina Demokrate e vertet -basha fake pd
Po ku e gjete nje qesharak si Luli o Sali Krimineli!
Lojtaret e shahut po shtohen tej mase ne politiken shqiptare. Kampioni profesionist Edi Rama, luan shah jashte shtepise socialiste, Bash diletanti luan brenda shtepise demokratike. Edi Rama ka pjerdhur idete socialiste per te mundur amatoret demokrate ne kampionatin kombetar shqiptar. Basha ka pjerdhur idete demokratike per te mundur demokratet e vertete brenda PD. Edi Rama u thote ballisteve qe edhe ata kane qene te mire, per te fituar votat e tyre, Basha formoi komisjone te rinj per te fituar shumicen pa vota. Rama ne Shqiperi dhe Basha ne SHQUP, mbeten lojtaret me te mire te shahut. Rama kampion ne luften profesionale kombetare, Basha kampion ne lojen amatoreske lokale te bregut te Lanes. Salinjasi ka vendosur te luaje ne grupin e lojtareve te quajtur bukuroshet fluturak. Te rroje demokracia shqiptare pa ngjyre dhe pa ere, por me shpirtin luftarak te lojes se shahut! Socialisti i m,adh Edi Rama eshte mbrojtes i flakte I demokracise shqiptare, Basha, ky Demokrat i oreve te para mbron luften kunder totalizmit. Pra Lufton vehtveten me llafe!