“Kina është pranë dominimit të botës dhe Europa duhet të zgjohet përballë këtij rreziku”.
Kështu tha për “The Times” ish-kreu i Agjencisë së Shërbimit Inteligjent të Gjermanisë.
Gerhard Schindler, i cili drejtoi agjencinë e quajtur BND (Bundesnachrichtendienst) në periudhën 2011-2016, tha se Gjermania duhet të pakësojë “varësinë strategjike” nga Pekioni dhe të përjashtojë kompaninë kineze Huawei nga rrjeti i saj 5G.
Ai paralajmëroi, gjithashtu, se qasja liberale e Angela Merkel ndaj krizës së emigrantëve e ka lënë Gjermanisë me një “rezervuar të madh” myslimanësh të rinj që mund të preken lehtë nga dhuna dhe ideologjia xhihadiste. Shkalla e rrezikut, tha ai, po bëhet e qartë vetëm tani.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë disa herë thirrje ndaj partnerëve europianë që të marrin masa ndaj teknologjive kineze, por Gjermania nuk ka vepruar deri tani.
Por 68-vjeçari thotë se Huawei mund të krijojë një akses alternativ te rrjeti 5G në Gjermani, për të cilin vetë gjermanët nuk do të kishin asnjë informacion.
Gerhard Schindler, drejtoi Agjencinë Gjermane të Inteligjencës, në vitet 2011-2016.
“Do të ishte sikur një inxhinier i specializuar në motorët me avull të kishte akses në motorin e brendshëm me djegie tonin”, tha ai. “Mund të imagjinoni skenarë kur ne të jemi në krizë dhe kërcënimi “do të fikim rrjetin tuaj të komunikimit” të ndikojë në vendimmarrjen tonë”.
Schindler tha se një shkallë varësia ekonomike nga Kina ishte e pashmangshme, duke marrë si shembull faktin që Gjermania shet rreth 250 mijë makina në tregun kinez.
Tregtia mes dy shteteve kap një vlerë rreth 206 miliardë euro, çka e bën Kinën partnerin më të fortë tregtar të Gjermanisë. Sidoqoftë, Schindler tha se Gjermania duhet të përpiqet të bëhet më pak e varur ekonomikisht nga Kina.
do mbushet shqipja me kinezizma
Po ate na thoni mos na lodhni jo Covid jo kjo kina u pasuruar vetem se companite e medha she bankat perendimore e lan te lire per qellime mall I lire dhe perfituan vetem te medhejte duke falimentuar ndermarrjet e mesme dhe te vogla evropiane tashti qe kina u fuqizua vetem gjermania rezistin kurse Franca me angline po vjelin vendet me nafte e flori deri sa tju q… kina nenen edhe gruan plaken makronit
Te gjithe e kane hallin tek telefonat… na thone se rrejti 5G i huawei nuk kontrollohet dot nga amerikanet dhe gjermanet.
Po kur kontrollonit ju (usa-gjermani) te gjitha rrjetet telefonike( tashme e provuar me fakte e me letra) boterore der ne 1990, ishte gje e mire?
Po qe kontrollonit prap cdo lloj telefonate nga 1990 der ne 2015 me te vetmin software te mundshen per celularet (te ericsonit), ju pelqente?
Qenkeni ne hall te madh… do ju pergjoi kina telefonat… Na plasi trapiiiiii.
(der me tani, asnje kryeqytet ne europe apo amerike, nuk mund te fuksinoi me 5g…nder shtetet e pakta ne bote qe ka nje mundesi reale te fuksionoi me 5g,besoni apo jo, eshte shqiperia. Rrejt 5g behet i disponueshem vetem me antenat e televizorave ndermjet dvb t2)
“zbulim” i madh nga gervis shkruesit ne “Tema”
lexojne dhe perkethejn cfar you del perpara