Vdes papritur nënkryetari i Bundestag-ut gjerman, teksa po jepte një intervistë

26 Tetor 2020, 10:36Bota TEMA

Thomas Opperman, nënkryetari i parlamentit gjerman, vdiq papritur në moshën 66 vjeç.

Vdekja e tij u raportua gjithashtu nga transmetuesit RTL dhe NTV, të cilët thanë ”se ai humbi jetën, ndërsa po intervistohej nga transmetuesi ZDF dhe u dërgua në spital”.

Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil theksoi në Twitter se ”lajmi për vdekjen e Oppermann e mbushi atë me një trishtim të madh”.

Nënkryetari i Bundestag-ut dhe politikani i Partisë Social-demokrate (SPD) kishte njoftuar në fund të gushtit se ai nuk do të garonte për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Pas 30 vitesh si përfaqësues i parlamentit rajonal të Saksonisë së Poshtme dhe Bundestag-ut, tani është koha e duhur që unë të bëj diçka tjetër përsëri dhe të filloj projekte të reja”, tha ai në atë kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje