Ecurisë fantastike me fitore të Milanit i erdhi fundit mbrëmjen e sotme.
Kryesuesit e Serie A janë ndalur nga… Marash Kumbulla. Mbrojtësi shqiptar ka qenë sërish protagonist në mbrëmjen e sotme, duke shënuar golin e baraspeshës për Romën.
3-3 shënonin shifrat përfundimtare, ku për herë të fundit ishte Kumbulla ai që tundi rrjetën në minutën e 84-t.
Një çmenduri e vërtetë kjo për thesarin e Kombëtares kuqezi, që gjen golin për të dytën herë rresht, teksa vetëm pak ditë më parë bëri heroin e Romës duke i dhënë fitoren ndaj Jang Bojsit.
Mbrojtësi 20-vjeçar padyshim që do të kthehet sërish në vëmendjen kryesore të mediave në Itali, duke ngritur lart emrin e Shqipërisë me paraqitjet e tij me fanellën e Romës.
Bravo.
E pashe krejt ndeshjen per hir te ketij djali, nuk jam tifoz as i Romes, as i Milan. Fantastik, krenar per te! Ne te gjitha veprimet i mobilizuar, preciz, bashkepunues. Fytyra e tij tipike shqiptare, si diell. Vetem urime!
Te lumt o djal , vazhdo si e ke nisur dhe suksese te metejshme.
Keto jane lajme qe na kenaqin dhe na duhen dhe jo ca lajme per renegate qe e kane per turp te quhen shqiptare. Po keshtu, djem si Marashi perfaqesojne rinine shqiptare qe ka qene gjithmone e suksesshme, ndersa gazetat na japin lajme me kriminele ordinere qe si duhen kujt.