"Deti" në Hagë, Kristafi: Shqipëria e Greqia në pozita të barabarta. Nëse lëshojmë pe, është thjesht larje duarsh nga politikanët

27 Tetor 2020, 15:58Rajoni TEMA

Profesor Ksenofon Kristafi në një intervistë për Euronews Albania tha se përpara se Greqia dhe Shqipëria të shkojnë në Hagë për çështjen e detit duhet të arrijnë fillimisht një marrëveshje negociuese, gjë që sipas tij deri tani duket se nuk është bërë, pasi kompetencën për ta iniciuar një gjë të tillë e ka kreu i shtetit.

Sipas profesor Kristafit, të dyja palët do të jenë pozita të barabarta në gjykatën ndërkombëtare nëse negociatat për marrëveshjen e kompromisit do të zhvillohen në kushtet normale pa kërcënime e presion, por nëse njëra nga palët lëshon pe, siç bëri Shqipëria në 2007, Haga është vetëm një alibi për politikanët që të lajnë duart nga kjo çështje.

“Kërkesa për të shkuar në Gjykatën e Hagës nuk mbetet ekskluzivitet i asnjërës palë, po s’pati një marrëveshje paralele nuk shkon në Hagë. Duhet të merren vesh të dyja. Në këto raste, nëse negociatat për marrëveshjen e kompromisit do të zhvillohen në kushte normale, pa kërcënime e presion, që i ndalon e drejta ndërkombëtare, të dyja palët janë në kushte të barabarta.

Nëse njëra palë lëshon, siç bëmë ne në 2009-n, Gjykata do veprojë vetëm si simulim i një vendimi të keq dhe politika thjesht do të lajë duart si Ponc Pilati.

Nëse shkon me mendimi që ta lëshosh në Hagë ke bërë të njëjtën gjë, por vetëm e ke veshur me një stof të ri, kjo është e shëmtuar, pasi bëhet fjalë për territorin, bëhet fjalë për tokën dhe uji e këtij vendi, të këtyre njerëzve”, tha profesori.

Teksa e cilësoi një çështje të rëndësisë së veçantë, profesor Kristafi u bëri thirrje autoriteteve shtetërore në Shqipëri, duke iu referuar këtu kryeministrit, presidentit dhe kryetarit të Kuvendit, që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bien në një mendje sa i përket asaj që Shqipëria do të kërkojë në Hagë përballë Greqisë, pasi siç tha këtu nuk bëhet më fjalë për kolltukun e tyre, por për territorin e vendit.

Sipas tij, është e nevojshme që pa humbur kohë të angazhohen ekspertët më mirë që të mendojnë që tani, me muaj e ndoshta vite për atë që do të kërkojë Shqipërua në Hagë.

5 komente në ““Deti” në Hagë, Kristafi: Shqipëria e Greqia në pozita të barabarta. Nëse lëshojmë pe, është thjesht larje duarsh nga politikanët”

  1. bk says:

    Bravo Kristafi per hartimin e bukur dhe moralizimet sikur po flet me nxenes te shkollave 8 vjecare. Sa bukur : Behet fjale per token dhe ujin e ketij vendi, te ketyre njerezve, etj etj.

    1. Gime diplomati says:

      Prape doli ky “patrioti i detit” qe shurros pantallonat dhe hiqet se njeh te gjitha llojet e te drejtave nderkombetare, ate te detit po e po, por edhe ate te hapesires, te autorit, deri te drejten e pordheve. Ik o plak matuf e futi ndonje sy gjume ne dreke, se ka ik koha jote. Akoma kerkon te zhvatesh nga shqiptaret, si e bere ne Athine, ku pasi more pjese ne te gjitha aktivitetet e ekipit negociator, nuk ta mbajti bytha te hedhesh firme ne leter. Eshte dhjeraman, thote Birisha. Dhe mire e ka, se ti as dy vija nuk heq dot ne harte, jo te behesh bashkekryetar me Kolonel Pashain. Ai po, ai eshte ekspert qe meriton respekt, i afte, kurajoz, pa fjale, pa pretendime, thjesht nje hero.

  2. emigranti says:

    jo o profesor boll me justifikime greqise duhet ti jepet pergjigje e merituar sduhet te marre asnje inche nga pjesa e shqiperise dhe tju thoni qe zbatoni rregullat nderkombetere te fqinjesise

  3. EG says:

    Te cosh ceshtjen e detit ne Hage eshte njelloj si te pranosh that there is a right for a dispute.
    We should not even have allowed the greek to discuss or bring up the issue, because there is no issue.

    Edi Rama has done a massive mistake by agreeing to resolve this in Hague.
    He and other Albanian politicians are so naive thinking that Hague or any other international institution will decide on what the law says.
    The law has so many interpretation and there are past facts on the history that the borders have always changed based on who the western countries favour more. No doubt about that their favourite is Greece.

    Greqia ka qene dhe eshte e perkedhelura e Evropes

  4. Robert says:

    Mund të shkojnë në Hagë me pozita të barabarte vetëm atëhere kur Greqia të heqë ligjin e Luftës! Nqse nuk e bën këtë …në Hagë nuk shkohet por vazhdojnë bisedimet për këtë pikë Nevralgjike derisa të aritet kjo pikë e cila të bën të barabartë! Nqse Politika nuk e bën këtë atëhere ka aritur kompromisin dhe …kjo nuk duhet lejuar se ka “ Korupsion Politik” dhe hapet një derë në SPAK! Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje