“Shtëpia e verdhë”, Thaçi: Të dëshmojnë Nano, Majko, Berisha e Meta. Shqipëria t’i drejtohet KiE për akuzat

27 Tetor 2020, 09:42Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar në emisionin e Sokol Ballës tregoi detaje të pathëna në lidhje me intervistimin e tij nga Gjykata e Hagës, pas aktakuzës së ngritur për krime lufte.

Thaçi rrëfeu se është pyetur për çdo gjë, por kurrë për akuzat e rënda të trafikut të organeve dhe ekzistencën e Sshtëpisë së verdhë në Shqipëri ku edhe ndodhte trafiku, siç akuzohet në raportin e përgatitura nga hetuesi i të drejtave të njeriut, Dick Marty.

Thaçi shkoi më tej dhe tha se këto akuza të rënda përveçëse përlyejnë UCK-në, rëndojnë edhe mbi vetë shtetin shqiptar. Prandaj, ai tha se Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës.

Skënder Minxhozi: Unë jam i bindur që aktakuza është një tentativë e shëmtuar mendoj që kemi të bëjmë me një makinacion më së shumti, por pse lidershipi i Kosovës nuk i gjeti forcat dhe të inicionte një proces të brendshëm hetimi, para se ta detyronin të huajt? Po flas për një pakt të madh mbi të shkuarën që të kishte një nismë sa më të pavarur dhe objektive për të parë drejt së shkuarës.

Hashim Thaçi: Limaj e Haradinaj janë thirrur në Hagë e kanë dalë të pafajshëm, vetë OKB ka bërë hetime. Pasi shpallëm pavarësinë u instalua Eulex që vijoi hetimet, burgosjet dhe gjurmimet e njerëzve të UCK. Për 17 vite ndërkombëtarët kanë hetuar në Kosovë, ndërkohë që kosovarët s’kanë pas mundësi të hetojnë vetë pasi edhe drejtësia ka qenë nën autoritetin e ndërkombëtarëve. Njerëzit që kanë kryer gjenocid janë në Beograd. Drejtësia ndërkombëtare nuk bën përpjekje për t’i hetuar ata. Ne i dimë kush janë viktimat dhe kush agresorët.

Sa i përket intervistimit tim, dua të them se UCK ka qenë grumbullim i lirë nuk ka ndërhyrë askush me prirje terroriste, ka pas zero tolerancë, nuk janë lejuar shfaqjet radikale, pasi kurrë askush nuk do të na mbështeste.

Unë jam intervistuar për 4 pasdite, jam pyetur që momentin kur kam lindur edhe për vitin ‘88, ‘95, për çdo gjë më kanë pyetur. Raporti i Dick Marty-t atë jehonën e ka marrë me pretendimin për trafik organesh.

Asnjë pyetje për trafik organesh nuk kam pasur unë. Gjithashtu as edhe një pyetje për shtëpinë e verdhë pasi nuk ka ekzistuar. Sot vetë shteti shqiptar duhet me pyet dikënd: Cfarë ndodhi? Se përmendet Shqipëria.

I drejtohem qytetarëve të Shqipërisë dhe njerëzve të politikës, drejtuesve të shtetit atëherë, që flasin nëpër studio: Duhet të flasin hapur, ka pasur trafik organesh?

Ka pas shtëpi të verdhë? Cili ka qenë roli i UCK-së? Shteti shqiptar ka lejuar trafik organesh? Ka lejuar shtëpinë e verdhë dhe kampe përqendrimi? Pra, akuzohet Shqipëria këtu.

Në këtë moment Shqipëria duhet t’i drejtohet Këshillit të Europës, pasi është akuzë e rëndë. Unë si një nga të dyshuarit them le ta ftojnë Nanon për dëshmi edhe Mejdanin, edhe Majkon, edhe liderin e opozitës Berisha, edhe zotin Meta zv. kryeministër në atë kohë. Ata kanë njohuri për çfarë ndodhte në territorin e vetë.

15 komente në ““Shtëpia e verdhë”, Thaçi: Të dëshmojnë Nano, Majko, Berisha e Meta. Shqipëria t’i drejtohet KiE për akuzat”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Me ben pershtypje qe ky tipi nuk permend Lulen e Bashajve,
    mos me lini te gaboj,poooor,a nuk ishte ky ne ate kohe qe
    ndihmonte si perkthyes, organet e KFOR-it ?
    Kaq kujtese te dobet kane shqiptaret e Kosoves ??‍♂️

    1. Ilirian says:

      Nuk ka si të ftojë një që ka ndihmuar KFOR-in pjesa ruse e saj të trillojë atë që trilloi ….

  2. Merati says:

    Shume bukur Hashim keta palacot e shqiperise ti dalin per zot shtepise verdhe,jo ju te kosoves,ne qofte se ka patur ne shqiperi jane keta tanet pergjegjes

  3. Yyyp xhixhi says:

    Kur une them evropa eshte kurve disa kokboshe me kundershtojne . Nje pyetje kam , me thoni cili nga keta shtete evropian jane “te drejte” dhe perse ? Italia,franca,anglia,greqia,cekia,bullgaria,hollanda,spanja,zvicra,gjermania,rumania . Pergjigjen do ta merrni .

  4. Alban says:

    Kjo shtepia e verdhe ishte komplet nje inskenim ndermkombtare. E pashe ate fshatarin e shkrete qe jetonte aty dhe ishte nje njeri i keputur qe bridhte me dosje ne dore qe te gjente ‘te drejten’. Ai duhet te ishte milioner nese do kishte bere tregti me organe.

    Komplet perralla me mbret cfare thoshte ajo Del Ponte. Sdishin si te te akuzonin UCK e shpiken nje perralle. Sipas saj me nje haur lopesh qe mbante era bajga na u paska bere heqje organesh qe do kushte maksimale sterile e na u transpotokan nga nje shtepi qe vetem per te vajtur duhet 2 ore ne kembe. Dihet qe organet per tu mbajtur duhet te kene dhoma frigoriferike dhe steriletet maksimal. Po trupa me organe te hequr ku jane? Po fshtaret e zones pse s’kane degjuar a pare gje?

    Me erdhi vetem keq per ate fshatarin e varfer qe mire varferia por i ra dhe nje hall absurd i inskenuar ne kazanet nderkombtare.

  5. LUL Holandezi says:

    Eh mer Thaç.
    Po ti Harron LUL-in që punonte Argitën për Salehun.
    Dhe për kë ka pas punu të dy këta.
    Mqs shkove në Hagë o Thaç.
    Nuk më thua mos të doli “fantazma” e Milloshit atje dhe të pyeti:
    “Po Salih ku është, kur do të vij, DUA Salih-un” ?!

  6. Berti says:

    Ndoshta luli eshte i çik n rritje tashti , ndoshta e keqja me e vogel

  7. Henks says:

    Po grekqirat ku janë, përse nuk ndihen?

  8. Presheva says:

    Kjo ishte e keqja e Shqipërisë kur bëhej llojë llojë akuze, sepse ishin në qeveri kto të opozitës sot që pranonin gjithçka vetëm për pushtet.
    Ku ishin sala,luli,likja e mona në atë kohë kur dick marty plasi në mediat ndërkombëtare lajmin për trafik organesh, natyrishtë se ishte fantashkencë por mos harroni se efektin e pati gjithandej, gati gati të gjitha mediat më serioze e publikuan.
    Ishte dhe frikë që e kujtoj si sot se mos qarqet dashakeqe të huaja të fabrikonin sa do pak ndonjë provë në atë shpi të verdhë, dihet botërisht se në kohën e salës e lulit agjentët sllav e grek ishin sikur në shtëpi të tyre në Shqipëri.
    E lyli ishte përkthyes i unmik për gjoja krimet e UÇK- së kundër etnive tjera n,Kosovë.
    Shteti Shqipëtarë duhet patjetër të bëjë lëvizjen e duhur sa i përket ktyre akuzave nga dick&co e këshilli europian e jo të bëjë sikur s’ka ndodhë gjë, ta mësoj edhe europa se nuk luhet me një shtet të tërë duke shpikë e fabriku llojë llojë akuza n’hava pa fakte sepse sot mjafton të bësh një akuzë kot dhe ta marrin portalet e ta bëjnë lajmin kryesor të ditës.
    Besoj se është koha që qeveria e Shqipërisë të marr masat e duhura edhe sa i përket medias në vënd që para se të publikohet një lajmë të ket Filter që kontrollonë për vërtetsin dhe dezinformimin e njerëzve.
    Media në sërbi e rajon bashkpunojnë kur bëhet fjalë për interesin kombtarë të tyre kurse në Shqipëri për shembull, varrimin e atij terroristit grek e japin live si lajm kryesor.
    Mos harroni se kur shkoni në vëndet fqinje ju filmoni fshehtas e ju shpallin non grata edhe pse mund të keni fakte të pa komprometuara për atë që doni t’bëni atje dhe prapë fshehtas e bëni, prandaj mblidhni mënd se ndryshe nuk ruhet kombi.

  9. Bardhi says:

    Zoti Thaqi,ju ne momentin qe u bashkuat me UCK moret persiper gjitha rreziqet qe ka lufta per ju si individ dhe familjet tuaja.Askush nuk e dinte epilogun perfundimtar te luftes .Fale UCK dhe NATOs Kosova u clirua .Kosova ne historien e saj kurre nuk ka qene me mire.Kosovaret nuk jane mirenjohtes ,jane bukshkeles,me shume i gezohen denimit te ushtareve te UCK se krimineleve serbe.Si ka mundesi qe kryetare kurvende te jete nje debile si V.Osmani qe rrjedh nga nje familje udbashe.Njerzit e UDB kane zene vende kyqe ne shtetin e Kosoves dhe bejne gjyqin e serbis kundra interesave te shtetit te Kosoves .Duhet shume kohe qe gjerat te pastrohen nga kajo fare e keqe .Politika neShqiperi eshte shume e perqame dhe nen ndikimin e agjenturave greko-serbe,mos pritni shume nga ata.

  10. Kim été says:

    Që prej rastit të Remzi Hoxhës, kopilinThaçi po i shumfishon komentet kundra politikës sonë për njohjen e Kosovës dhe nga Greqia.

  11. Sheqere says:

    Ato zera publik ose përfaqësues zyrtarë të institucioneve të caktuara që kanë përhapur këto akt-akuza kanë barrën e provë t’i faktojnë ato, ose përndryshe duhet të paditen për mashtrim, prishje imazhi, cënim dinjiteti etj. etj që parashikohen nga ligjet ne sistemet juridike përkatëse…

  12. Shenjestra says:

    Thaçi nuk e permendi fare Lul Bashen dhe Ergiten se i hynta Saliut tatakuti ne barke dhe ngrihej naten bridhte me vrape nepre Tirane.

  13. Patrioti says:

    Thaci duhet ti kerkonte gjykates qe te pyetej per ate qe ishte thirrur dhen jo te rrinte si zar , duke deshmuar jashte teme. Ku eshte qendrimi i Thacit ne mbrojtje te se vertetes per genjeshtrat e Dik Martit per “shtepine e verdhe” dhe pse dihet qe kjo ishte nje sajese, qe me sa duket kjo gjykate po mundohet ta mbaje gjate ( ne kuader te gjoja protokolleve burokratike te hetimit) por qe demi qe i shkaktohet ne opinionin nderkombtar Shqiperise, Kosoves , e UCK- se eshte i jashtzakonshem . Ti o Thaci duhet te mbroje te drejten atje , si njeri me peshe ,por nuk e ke fuqine intelektuale ta besh, kjo te ben te vogel, se gjerat tani nuk behen me pushke por me pene.

  14. Konjak says:

    Nje thirrie me vend , ndaj zoterinjeve Nano , Berisha , Majko e Meta . Keta zoterinj kane qene ne krye te pushtetit dhe partive kryesore shqipetare , ne periudhen e luftes Kosove — Serbi . Nje akuze ,, nga Z Ponte dhe kolegu i saj , — duke qene ne krye te institucionit me te larte te drejtesise , per krimet e luftes — , thjesht ishte nje skandal , me paramendim , per te implikuar , luften e drejt c’lirimtare Kosovare . Prandaj , kane per detyre udheheqesit tane te kohes , — meqense edhe shtepia qe behet fjale , — per heqie organesh , eshte brenda territorit shqipetar ; te akuzojne autoret e shkrimit , ne gjyqin e Hages , — per shpifie ne rrethana cilesuese . Di se ne ate shtepi e kane vizituar edhe specialiste , me ne ze , te mjekesise Evropiane , duke e hedhur posht kete pretendim te z Ponte . Zera dhe shkrime te tilla tendecioze , duhen kosideruar , nga shqipetaret , si teper te rrezikshme dhe dashakeqese , nga element te rreshtuar ne krahun e armiqeve te SHqiperise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje