A do ta pengojë pala shqiptare apelimin në Gjykatën e Hagës? Ministri grek flet sërish për marrëveshjen e detit

25 Tetor 2020, 14:35Rajoni TEMA

Në një intervistë për gazetën e së dielës ‘REAL NEWS’ ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias është pyetur midis të tjerash edhe për marrëveshjen e bërë me Shqipërinë për të çuar çështjen e delimitimit të kufijve detarë në gjykatën e Hagës.

Pjesë nga intervista:

“Ju keni rënë dakord me Shqipërinë për një apel të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë për zonat detare. A mund ta pengojë pala shqiptare apelimin?”

Dhendias:  Së pari, unë do të doja të theksoja se ashtu si me marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, edhe në rastin e Shqipërisë, Greqia po provon në praktikë se mund të zgjidhë problemet, me busull të Drejtën Ndërkombëtare, dialogun konstruktiv dhe parimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.

Me fjalë të tjera, ajo e di mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe udhëhiqet nga ajo edhe në rastin e Shqipërisë, e cila po punon në mënyrë që të jetë anëtare e familjes evropiane.

Ne kemi rënë dakord me Shqipërinë për të punuar së bashku qe te dorëzojmë çështjen e delimitimit të zonave detare në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pas përfundimit të procesit të zgjerimit të ujërave territoriale të të dy vendeve në 12 milje detare sipas Ligjit Ndërkombëtar te Detit.

Për sa kohë që ka vullnet, vlerësoj se procesi nuk do të jetë problem. Zgjidhja e kësaj çështje të ngelur pezull do të jetë e dobishme për të dy vendet.

Ekzistojnë pra, të gjitha arsyet për të ruajtur klimën e besimit dhe respektit të ndërsjellë, e cila u theksua nga të dy palët gjatë vizitës sime të fundit, dhe për të forcuar agjendën pozitive në marrëdhëniet tona dypalëshe.

Greqia duhet të krijojë një marrëdhënie strategjike me Shqipërinë dhe mendoj se pala shqiptare është shumë pozitive në një drejtim të tillë.

2 komente në “A do ta pengojë pala shqiptare apelimin në Gjykatën e Hagës? Ministri grek flet sërish për marrëveshjen e detit”

  1. Fortnight says:

    Gjyqi i hages duhet te kthehet ne paragjyqin e Çamerise. Dikur Greqia me para te huaja zaptoi toka shqiptare duke mbjelle terror, dhe kolonializmi pseudoeuropIan i dha te drejte. Le ye shikojme nese shrkulli XXI na ofron te njejten panorame apo te njejtat “fuqi te medha” kane reflektuar dhe na ofrojne vizion tjeter te botes.
    Greqise nuk eshte keq ti kujtohet se kufirin qe ka e ka padrejtdisht.

  2. Timi says:

    Ky thotë pas përfundimit të procesit të zgjerimit në 12 milje. I bie që grekët zgjerohen 12 milje e pastaj qeshtja vendoset në Hagë nëse ishte apo jo e drejtë. Nuk u besoj fare atyre në Hagë. Janë thjesht antishqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje