FOTO/ SHBA: Ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese

27 Tetor 2020, 09:49Politika TEMA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë organizata jofitimprurëse amerikane e specializuar në asgjësimin e lëndëve shpërthyese dhe menaxhimin e rezervave të armëve, ofroi trajnim të rëndësishëm udhëheqjeje për Forcat e Armatosura Shqiptare.

Ambasada shprehet se ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese.

“Organizata Jofitimprurese e Shteteve të Bashkuara Golden West, e vetmja organizatë jofitimprurëse amerikane e specializuar në asgjësimin e lëndëve shpërthyese dhe menaxhimin e rezervave të armëve, ofroi trajnim të rëndësishëm udhëheqjeje për Forcat e Armatosura Shqiptare javën e kaluar.

Ky trajnim u financua nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tregon se si ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

 

1 komente në “FOTO/ SHBA: Ushtria shqiptare po bëhet udhëheqëse në menaxhimin e sigurt të lëndëve shpërthyese”

  1. Drejt dhe ne Teme says:

    Te peret per te prishur , te fundit per te ndertuar . Per te ndertuar nje mbojtje te pakalushme . Nje pyetje per ministrin e mbrojtjes . Cila eshte aftesia mrojtese e Shqiperise , sa armiq dhe per sa kohe mund te mbajme larg kufijve tane ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje