VIDEO/ Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ do ndërtohet në Paskuqan, i përgjigjet Veliaj: Do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe, ju ftoj në inagurim

27 Tetor 2020, 08:38Politika TEMA
VIDEO/ Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ do

Edhe pse ka filluar puna për pastrimin e sheshit dhe javën tjetër pritet të nisin punimet, kjo s’e ka penguar sipas Veliajt, qe Monika Kryemadhin që të hedhe ne qarkullim dje, në emisionin “Opinion”, nje lajm te rreme kur deklaroi se gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë do të ndërtohet në Paskuqan.

Aq e pabesueshme ishte kjo deklaratë saqë edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu nuk e mori seriozisht. I mënjehershëm ishte edhe reagimi i kryebashkiakut, Erion Veliaj duke e sfiduar hapur atë.

Përmes një mesazhi, drejtuar gazetarit Blendi Fevziu, ku dhe ishte e ftuar Kryemadhi, Veliaj u shpreh se shkolla ‘Sami Frashëri’, do të ndërtohet aty ku ka qenë, dyfish më e madhe.

Madje, Veliaj bēri tē ditur se puna pēr pastrimin e sheshit ka nisur dhe javēn tjetēr do nisin edhe punimet.

Dialogu i plotë:

Mesazhi i Veliajt:

Fevziu: Zonja Kryemadhi, kryetari i bashkisë së Tiranës thotë që – Shkolla “Sami Frashëri” do ndërtohet ku ka qenë, 2 herë më e madhe.

Ka nisur edhe hapja e sheshit dhe javën tjetër- ju fton në nisjen e punimeve.

Faleminderit i thuaj Monikës – thotë- që sapo na dhuroi spotin e fushatës me një gënjeshtër spektakolare të Samiut në Paskuqan.

2 komente në “VIDEO/ Kryemadhi tha se shkolla ‘Sami Frashëri’ do ndërtohet në Paskuqan, i përgjigjet Veliaj: Do ndërtohet aty ku ka qenë, 2 herë më e madhe, ju ftoj në inagurim”

  1. masturbuesi says:

    Lereni cizmen te masturbohet ne kenaqesine e saj virtuale

  2. Mona (Liza) Gjiza says:

    Sa punon ky lalka.
    Po kur ore mashtrues 99-ç.
    Kaloi një vit nga tërmeti, çfarë pret….
    Apo zgjedhjet e tjera lokale!?.
    Apo pret të flasi Mona gjiza dhe direkt brenda javës show-n ti…
    Të kishit dash për nje vit kishit ndërtuar nga nje shkollë çdo muaj me teknologjitë e sotme o Mashtrues 99-ç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje