Nikoll Lesi dhe LSI revoltohen: Pse Soreca nuk i bën like eurokomisionerit Oliver Varhelyi

26 Tetor 2020, 18:27Politika TEMA

Nikoll Lesi dhe LSI janë mërzitur sot me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, pse nuk i ka bërë like një statusi të eurokomisionerit Oliver Varhelyi, i cili thotë se kryeministri Rama duhet të presë mendimin e Komisionit të Venecias, para se të miratojë sërish në Kuvend ndryshimet për kodin zgjedhor.

“Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kërkoi sot nga kryeministri Edi Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjdhor.

Reagimi i zyrtarit të lartë është qëndrimi më i qartë të BE mban lidhur me situatën politike dhe prekjen e Kushtetutës dhe ligjeve zgjedhore nga qeveria “Rama”. Zyrtarë të tjerë të BE kanë përshëndetur këtë qëndrim.

Deklarata e Oliver Varhelyi është ripostuar në rrjetet sociale nga zyrtarë dhe diplomatë të BE, duke nisur  zëdhënësja e KE, Ana Pisonero, eurodeputetë të ndryshëm dhe deri Ambasadori i BE në Kroaci, Ognian Zlatev.

Çuditërisht, për këtë deklaratë nuk ka reaguar zyra e Ambasadës së BE në Tiranë. Ambasadori Luigi Soreca, që është zakonisht mjaft aktiv në rrjetet sociale, nuk ka shpërndarë deklaratën e Komisionerit të BE për Shqipërinë dhe madje nuk i ka bërë as like”, shkruan Lesi i revoltuar.

1 komente në “Nikoll Lesi dhe LSI revoltohen: Pse Soreca nuk i bën like eurokomisionerit Oliver Varhelyi”

  1. Luli says:

    Po boll i ka ba like Likja,keta te tjeret jane parendesishem,varet si do bini dakort ju,ju jeni celsi kesaj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje