Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk ka më kohë për të humbur për Kodin Zgjedhor dhe se Kuvendi do ta votojnë ditën e enjte.
Në një deklaratë për median Balla tha se pretendimet e Metës për Kodin e ri Zgjedhor janë njësoj si të PD dhe LSI.
Presidenti është munduar të argumentojë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor se nuk na garantoka një proces zgjedhor me lista të hapura. Lista e kanidatëve të subjekteve do të jenë 100% të hapura dhe kjo është e qartë për këdo që ka kulturën juridike.
Kandidatët i nënshtrohen votimit parapëlqyes. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve.
Pretendimet e Presidentit janë të njëjtat pretendime të bëra publike nga PD dhe LSI që janë diskutuar gjatë në mbledhjen e këshillit politik. Qëndrimi zyrtar i PD dhe i LSI kanë qenë se amendamentet kushtetuese ndalonin koalicionet dhe kjo binte ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Por amendamentet nuk i ndalonin koalicionet”, tha Balla. (TemA)