Salianji nxjerr degën e PD Maliq të sulmojë Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn: Jeni fytyrat më të korruptuara dhe më të poshtra

27 Tetor 2020, 14:07Politika TEMA

Vendimi i komisionit të ngritur nga Partia Demokratike për të eleminuar ish deputetin Ervin Salianji nga lista zgjedhore e 25 prillit, ka ngjallur mjaft debate në qarqet politike.

Vetë ish ligjvënësi, duket se ka aktivizuar përkrahësit e tij për të sulmuar frontalisht njëri pas tjetrit anëtarët e komisionit të cilët votuan të pestë kundër kandidimit të tij si deputet për shkak të mashtrimit publik me dosjen “Babale” dhe inskenimin e sulmit ndaj ish ministrit të Brendshëm.

Përmes komenteve të porosituara në rrjetet sociale, shkrimeve në media apo memeve të shumta që kanë qarkulluar, grupi i ish deputetit ka nxjerrë nga arkiva të gjitha deklaratat politike të ish ministrave Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj duke i sulmuar publikisht.

Një nga grupet e kontrolluara nga Salianji është edhe ai i të rinjve të PD-së në Maliq. Përmes llogarisë së tyre zyrtare ata kanë kryer disa sulme të njëpasnjëshme ndaj anëtarëve që votuan kundër kandidimit të Salianjit më 25 prill.

“Salianji ne opozite dhe mbron PD, Ruli kunder PD dhe me pushtetin . Ruli fytyra me e korruptuar dhe e poshter perpiqet te largohej ate qe mbron demokratet Ne si qark me ane te antarsise e kemi kerkuar dhe e duam Ervinin si djale i zones dhe si deputetin tone per kontributin dhe per perfaqesimin dinjitoz qe na jep.Ervini eshte opozita e ketyre 7 viteve ne cdo denoncim ne cdo afere korruptive qe ka bere kjo qeveri e korruptuar. Se bashku me Ervin Salianji”, thuhet në profilin zyrtar të FRPD Maliq, të administruar nga mbështetës të Salianjit.

I gjithë ky reagim denigrues ndaj anëtarëve të komisionit, ushtrohet për të nxitur kryedemokratin Lulzim Basha që të ndërmarrë një vendim të dytë mbi rifutjen e tij në garën elektorale.(TemA)

4 komente në “Salianji nxjerr degën e PD Maliq të sulmojë Genc Rulin dhe Besnik Mustafajn: Jeni fytyrat më të korruptuara dhe më të poshtra”

  1. ben says:

    U bubu,si perfundoi PD-ja keshtu.

  2. Zigur Qarri says:

    Lufta brenda shqupis sapo ka filluar.

  3. Bilishti says:

    Thirr ne ndihme Babulin , apo ndryshe Babalen, mbasi ky mund te te vije ne ndihme… Shpifjet ndeshkohen dhe shpifesit “shperblehen”…
    Per para perpara, salehu i vogel, se t’i morri rruli, besniki, nishanliu dhe fitira te tjera, qe ty nuk te pelqejne fare.

  4. ⚖️⚖️ says:

    PO ! Dy fytyrat më hajdute!!
    Tenderat e Rulit dhe fibrat opitke të Pollos, duhet ti hetoj pa tjetër SPAKU !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje