Dy përgjigjet për lëvizjen e Topallit: Si e ndihmon të djathtën dhe dëmton Ramën

27 Tetor 2020, 10:52Politika TEMA

Çdo kush që del me një lëvizje të re politike, e djathtë, tashmë është në “grykën e topit”, të Republikës së re, e cila opozitën e quan monopol të saj.

Kryetari i Republikës së re, përdor mediat e tij, për të hedhur sulme dhe akuza të pafundme ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga ai.

E njëjta ndodhi histori edhe tre ditë më parë, ndërsa u njoftua se ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, do të dilte me një lëvizje të re politike.

U arrit deri aty sa Jozefina Topalli, të quhej “vrasëse me pagesë”. Akuza se i shërben Ramës, apo përçan të djathtën, e të tjera si këto. Për më tepër në mënyrë të turpshme përdoret Rilindja Demokratike, për të sulmuar Zonjën Topalli.

Në fakt Republika e re, duhet ta kuptojë se e djathta nuk është monopol i kësaj opozite të drejtuar nga Lulzim Basha që ska asnjë lidhje jo vetëm familjare, jo vetëm historike, por as në thelbin e qëndrimeve të tij. Shpesh iken më majtas se vetë Rama

Basha nuk mund ta quajë të djathtë opozitën e tij, e cila është skuq nga LSI, e majta ekstreme e Ilir Metës, që është simboli i trashëgimisë se enverizmit.

Pa folur për Agron Duken, Vangjel Dulen, Nard Ndoken, etj partitë apo aleatët e djeshëm të Ramës.

PD është djathtas vetëm në xhepin e Lulit dhe të familjes së tij, pasi është i vetmi lider opozite në botë që shton pasurinë kur lufton qeverinë.

Sa djathtas eshte Jozefina s’ka nevojë për asnjë fjalë.

Pjesë e hallit dhe pyetjes se dëmtohet kjo pseudo e djathtë që quan veten dhe opozitë e bashkuar.

Kërkon të ketë dhe monopolin e së djathtes dhe opozitës së bashkuar me një tufë partiçkash që Rama i la jashtë se  vidhnin më shumë dhe po dilnin jashtë kontrollit.

Pra, kush do e kupton dhe e ka lexuar me kohë në çdo pseudobashkim dhe akt politik të Lulit sesa djathtas është.

Sa për faktin se partia e Jozefinës çon ujë tek Edi Rama kjo nuk do shumë lodhje të zbërthehet.

Jozefina ka qënë gjithmonë përballë Rames, kur Luli e hiqte nga politika, duke ngrënë pica me të gjatin me orë të tëra.

Dhe dekriminalizimin ajo e ngriti si kauzë dhe Luli si dha as mandat dëputeti, por e hodhi në “gojën e krimit” e sot e shpall armike.

Jo se urren Jozefinën, por se nuk e pranon dot që dikush ti shajë e sulmojë Ramën.

Mjafton ajo gjoja që bën ai të tjerët nuk munden sepse mund ti rrëzojnë Edin, që po e pret me krahë hapur për bashkëqeverisje.

E në rast se ka njeri që i ka zgjatur ditet Ramës ai është Lulzim Basha.

Ndaj kot lodhen filozofet e Lulit duke thënë kemi këto dy pyetje ekraneve apo nëpër portale.

Së pari, Luli nuk është e djathta, se ka këtë monopol.

Së dyti përçarjen e ka ndërtuar vetë Luli në funksion të qëndrimit të Ramës në pushtet ku projekti 2017 ngelet bashkëqeverisja.

Prandaj Jozefina sjell një forcë politike djathtas sepse kjo e fundit ka humbur adresen mes komunistësh të rinj apo të vjetër dhe siguron vota e mandate që Rama mos jetë më kryeministër, por as Lulzim Basha. Mandate që garantojnë të djathtën në pushtet me largimin e Ramës, por pa Lulin kryeministër.

Sepse halli që kanë disa gjoja analistë që paguhen nga zyra e kunatit është “Basha kryeminister”, ndaj dhe bërtasin se për këtë punë paguhen.

Por, s’kanë pse bëjnë pyetje të cilat i varrosin publikisht me qëndrimet që kanë.

Tani Jozefina ka rrugën e saj politike dhe s’ka pse pyet as Lulin e as Kunatin apo vjehrrin dhe gruan që vendosen në 2017 dhe do vendosin edhe sot edhe neser, por kjo do dhe pak kohë.

Një projekt politik i ri po lind që është jashtë kontureve të Rama-Bashës dhe Ilir Metës. Se këta të tre një hall kanë, mos dalin forca të reja dhe i çmontojnë.

Ndaj dhe duhet partia e Topallit për të çuar në kosh këtë estabilishment që mendon se ka monopol politikën, fjalën, ajrin dhe frymën e çdo kujt.

Por kjo kohë është shembur me tërheqjen zvarrë të monumentit të atij që i ngjal Lulzimi.(CNA)

10 komente në “Dy përgjigjet për lëvizjen e Topallit: Si e ndihmon të djathtën dhe dëmton Ramën”

  1. ?? says:

    Jozefina, femra më e urryer e politikës .
    Munika, më ordinerja.

    1. xyz says:

      Ti po!
      CNA të mbush mendjen

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    O autori anonim(mare nga CNA),
    po citoj:
    “Nje projekt i ri poltik po lind qe eshte jashte kontureve te Rama- Bashes dhe Ilir Mutes.
    Se keta te tre nje halle kane,mos dalin forca te reja dhe i cmontojne”.
    Nje formulim i dobet per nje gazetar.
    Fakt eshte:
    Jozefina nuk eshte e re ne politike.
    Fakt eshte qe: Jozefina+Lulja+Likja=Saliu
    Kjo eshte nje aksiome.
    Autori i shkrimit e di fort mire qe genjen,por per leke ,
    ose me mire akoma Euro ka te drejte te genjeje.
    Pas te gjitha ketyre te ashtuquajtura parti te reja qendron
    Doktor Mortja.
    Qellimi i te gjitha ketyre partive te reja eshte i njejet:
    Ruajtja e Sales dhe familjes se tije biologjike nga ndeshkimi.
    Ky eshte formulimi korrekt,gjithcka tjeter eshte propagande gebelsiane.

  3. Shenjestra says:

    Jozefina,ne 25 prill do fitoi dhe do jete kryeministrja e Shqiperise.Nqs ajo i hap lufte ashper dhe te prer kundra Bashes,Metes dhe Monikes,bashkohet me partiti e reja te posa krijuara(natyrisht te gjej fjalen e bashkepunimit me ato),do jete fitusja dhe shpallet kryeministre e vendit.Mos e merni me shaka,mos e nenvleftesoni Jozefinen.Eshte politikane e forte.

  4. Leme says:

    Sigurims apo mercenary I tij je ti qe ke hedhur keto shkarravina ketu? Sigurimi i sherben sigurimsen qe e keni favorizuar te percaje veriun e privilegjet e veriut ti gezoje vec fisi familja e vete ajo? Me shume siguri e garanci rama ka tek topalli se tek linda rama…E ka sqaruar erjon brace ne parlament kete pune…Do me pengu ardhjen e nje luli te forte qe mund tju vere dhe hekurat hajduteve krimoneleve e tradhtareve…

  5. Koti says:

    Jozefina nuk ishte spiune nga qejfi, por nga halli. Basha bëri gabim që e largoi si bashkëpunëtore e sigurimit.

  6. KORÇARI says:

    Xhakete e kthyeme, çorbe e ringrohur.

  7. George says:

    Largimi i Jozefina Topallit nga partia e Sali Vukut tregoi se nuk ishte pjese e grupit te politkaneve shqiptare te lidhur me Beogradin.

  8. Labi says:

    Mero baze po mbron Jozefinen ??!!
    Ky po qe eshte LAJM
    Ha ha ha .

  9. rexha 10 says:

    JANE PARTI TE REJA ,PORE TE KRIJUARA PO ME ATA NJERZE QE JU QEVERISEN PER 30 VJETE.NE ATO PARTI BEJNE PJESE BERISHA ,ILIRI,GRAMOZI ,RAMA ,LULI ,.JANE TE GJITHE BASHKE .JANE PO ATA NJERZE QE DERI DJE SHAJNE NJERI _TJETRIN DHE POSHTE TAVOLINAVE BEJNE PAZARET.
    KURE ESHTE NE PUSHTET E DJATHTA MBRONE TE MAJTET,KUPTOHET JO TE GJITHE.DHE ANASJELLTAS KURE MERE PUSHTETIN E MAJTA ,MBRONE TE DJATHTEN. PO TE ISHTE SERIOZE E MAJTA ,QE E MORI PUSHTETIN ME PUSHTA TE GJETUR NGA MENERJA E QEVERISE TE KRIJUAR NE VITIIN 2013. SHUMEZHURME ,PORE ASGJE .APO SHPREHJA E TJETER :S’KENI PARE GJE AKOMA . NDERSA SALIU NA KISHTE QEJFE PJESHKEN .A JU KUJTONI FJALET SE SI TALLEN XHELATET ME POPULLIN .LINDE NJE FEMIJE DHE BEHET 30 VJECE DHE SYTE NUKE I SHIKOJNE NDONJE NDRYSHIM ,PERVEC TRITOLIT E KRIMINALITETIT QE DALIN NEPER PORTALE KUSHE E KUSHE TI JAPE ME I PARI.A THUA SE JEMI NE MESIN E NJE XHUNGELE.
    NUKE KEMI SE C’FARE TE PRISNI NGA KETA KRIMINELA HAJDUTER QE EDHE JETEN TA VENDOSIN NE PAZARE SE SA TE KUSHTON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje