Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përveç akuzave që bëri ndaj kryeministrit Rama dhe Veliaj, u ndal dhe tek marrëdhënia që mund të krijojnë në një të ardhme PD me PS.
E pyetur se mos ka frikë se do të ripërsëritet marrveshja e 17 majit mes Bashës dhe Ramës, Kryemadhi u shpreh shumë mosbesuese duke thënë se Basha nuk ka pse të bëhet ushtar i një kryeministri në ikje. Duke shtuar më pas se kryedemokrati i ka të gjitha shancet për të qënë një kryeministër i ardhshëm.
‘Nuk besoj, sepse Basha i ka shanset të jetë kryeministër. Nuk ka pse të bëhet ushtar i një kryeministri në ikje.’
Kyetarja e LSI-së, njëkohësisht dhe bashkëshortja e Presidentit të vendit, tha se vërbërisht nuk i beson as Ilir Metës.
‘Unë nuk i besoj as Ilir Metës në mënyrë të verbër, prandaj jemi këtu ku jemi sot.’- përgjigje kjo që u dha pas pyetjes se mund të bëhet ndonjë bashkëpunim pas krahëve të saj.
ke te drejte te mos i besosh ilir metes hajdutit te florinit dhe te megakorrupsionit se nje pjese te pareve e harxhon me bazhellat e LSI, flirton qdo dite ne zyre, ne hotele ne malet kur vete shetitje, keshtu qe mos e rruj fare munika cizmja e cpuar, lere leshin te behet shtellunge.
Shumë mirë e ke Mona.
Mos i beso, PSE t’i besosh !?
Ai në hesap të vetë, ti në hesap tënd.
Bjerini, se i bini bukur.
Ai mandallit, dhe ti dybekut….