Pse i tërboi opozitarët partia e re e Jozefina Topallit!

27 Tetor 2020, 19:55Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Nuk ishte parë e dëgjuar kurrë më parë, në historinë 30 vjeçare pluraliste të Shqipërisë postkomuniste, një cunam histerie kolektive si ai që provokoi këto ditë Jozefina Topalli. Ata që sot e quajnë veten demokratë, opozitarë, berishistë, lulzimbashistë a kundërshtarë deri dje të tij dhe gjithkush tjetër që i ka ndarë hesapet me qeverinë socialiste, duken të trembur për vdekje nga krijimi i partisë së saj të re “Lëvizja për Ndryshim”.

Kaq do ti mjaftonte gjithkujt që i ndjek zhvillimet politike pa tifozllik në këtë vend, për të parë tek ky eksitim kolektiv shenjën më të qartë e të sigurtë, se ish Kryetarja e Parlamentit ka bërë lëvizjen më të goditur të jetës së saj politike. Duke qenë në kohën dhe vendin e duhur, për ti dhënë përgjigjen e duhur jo vetëm miqve, por edhe armiqve të saj. Ajo që të argëton pa masë në këtë histori, është fakti se ata që e bëjnë sot këtë zhurmë janë të njëjtët që u gëzuan dje me tërbim ose heshtën deri në amëshim, kur Lulzim Basha e nxorri Jozefina Topallin jashtë skenës politike me lehtësinë e të kënduarit të himnit pas një proteste.

Në moshën kur në demokracitë e konsoliduara, futesh për herë të parë në jetën aktive politike, Jozefina Topalli tregoi se nuk është gati për të dale në pension. Ajo duket ndër ato të paktët, që nuk pajtohet me fatin që i caktojnë arbitrarisht, për të numëruar ditët në pritje të një mëshire kristiane që nuk vjen kurrë. Ndaj me sa duket ka vendosur që të zbresi në fushën e betejës politike, për të fituar një bast të fundit, kundër rrymës.

Ajo nuk e ka sfidën as me korin e mjeranëve që e etiketojnë sot me të gjitha epitetet që përmban çdo fjalor i botës. Aq më pak me Lulzim Bashën. E lere më me Edi Ramën ndaj të cilit ka gjithë të drejtën e botës, që të dojë më shumë se opozitarët shqiptarë bashkë, që ta rrëzojë një minutë e më parë.

Jozefina Topalli po del në meidan, për ta shpëtuar PD nga privatizimi i atyre që kushedi se ku ishin duke bredhur me kalë, kur ajo qëndroi për 20 vjet me radhë përkrah Sali Berishës në çdo betejë. Një grua e realizuar, mund të dalë sërisht në “xhunglën” politike, vetëm për një arësye sublime: Për të respektuar veten. Historinë personale. Trashëgiminë familjare. Dhimbjen. Plagët. Karrierën dhe gjithçka tjetër që ia vodhën pabesisht, kur dorëzuan në mesnatë, listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2017.

Gruaja e parë në krye të Parlamentit në historinë e Shqipërisë, nuk e ka nevojë ekzistenciale të qenët një nga ato 140 deputetët, që do ulen në atë sallë pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Sepse ajo më mirë se kushdo tjetër, e di se që të jesh pjesë e asaj mase, nuk është gjithçka në këtë jetë. Përkundrazi. Por, mosqenia e saj atje ku i takon përmes gjykimit të popullit opozitar të shprehur me votë, është shumëçka. Sepse politikan nuk të bën konjuktura e vendosjes së emrit në një listë, por një pafundësi faktorësh të tjerë, të cilat Jozefina Topalli i ka me tepri.

Këtë e di mirë edhe Sali Berisha, që nuk e mbrojti dot Jozefina Topallin. E di shumë më mirë vetë Lulzim Basha që e kishte shumë të vështirë që ta rrokte diellin e lidershipit të PD, nën hijen e rëndë të saj. Sikundër e dinë shumë mirë, të gjithë ata brenda dhe jashtë gardhit të SHQUP, që sot ulërasin se paskan zbuluar më në fund tek ajo, tradhëtaren më të madhe të radhëve të tyre, që paskërkësh jetuar prej katër vjetësh e fshehur thellë në gjirin e Edi Ramës!

Jozefina Topalli nuk i është trembur askujt atëherë kur duhej, ndaj nuk ka sot nevojë për avokatinë e kërkujt, për të bërë atë që dëshiron me lirinë e saj. Ndaj jemi shumë vonë të gjithë, për të ndikuar në çfarëdolloj qasje që ka të bëjë me zgjedhjen politike të një njeriu, që nuk e kemi bërë ne. Sepse ajo është modeli i një njeriu të bërë vetë.

Ajo nuk pyeti kërkënd, kur hyri në jetën politike shqiptare, në fillim të viteve ’90. Lulzim Basha dhe asnjë nga pjesëtarët e korit të të indinjuarve të sotëm, nuk e pyeti kur e nxorën nga skena politike sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Ndaj, as ajo me sa duket nuk ndjen nevojën që ti mari leje kërrkujt sot, për tu nisur drejt pikës në horizont, për ku po e drejton instikti i saj politik. Duke patur mbi supe, jo vetëm dafinat e lavdisë së dikurshme, por edhe gjembat e përgjegjësisë për të ardhmen e saj.

Partia e re e Jozefina Topallit, ka fatin e rrallë që ti trembë kundërshtarët e saj brenda llojit, ende pa lindur. Vetëm thjeshtë na duhet që të presim me durim pranverën, për të parë me sytë tanë, çfarë do tu bëjë kur të jetë ngritur në këmbë!

19 komente në “Pse i tërboi opozitarët partia e re e Jozefina Topallit!”

  1. Brace says:

    Ju ka terbuar ju fakti qe askush nga e djathta nuk e rrujti per partine tuj te re o peza peqinsi…

  2. ???? says:

    Jozefina Topallit ???? I ikën privilegjet kësaj .
    S’po merr tendera i shoqi .I duhen para.

  3. luli qypi says:

    Fiks!
    Mjafton te shohesh zagaret e lulit te tipit julian deda dhe bledian koka qe e shajne dhe kuptohet llumi i muhabetit.

  4. Olimpia says:

    Peza,nuk ke kuptuar nje gje te rendesishme…..Jozefina eshte futur ne loje natyrisht me vendim personal. Por Jam i bindur qe pas kesaj levizjeje qendron plaku i rrezikshem krimineli Berisha.Duke qene i sigurte ne humbjen e Bashes ,pergatit Topallin per te marre drejtimin e PD .Ne kete menyre ai garanton te ardhmen e familjes se tij milardere, sepse eshte bindur qe ,pavaresisht goditjes se marre ,Topalli nuk shkeputet dot nga berishizmi.Ajo eshte shume larg te qenit nje e djathte e qendres.Ne PD,pavaresisht personave ,akoma zoteron ideja e ,l,uftes se klasave,,edhe mbas 30 viteve te renies se socializmit. Ne se ne PD mbas Bashes do te shfaqeshin figura moderne ,me kulture dhe shkolle perendimore ,berishizmi dhe banda e tij do te fshiheshin nga skena politike .Ashtu sic ka ndodhur ne te gjithe Eurolindjen ,ku grupet drejtuese te te djathtes se viteve 90 ..te nuk egzistojne me.

    1. Bureto says:

      Zhozefina, deri në 1996-1997, nuk kishte asnjë lidhje me PD. Falë të urtit, Kolec Topallit, sekretar i Përgjithshëm i Presidencës së Saliut, njëherazi kushëriri i burrit të saj , iu u vu përpara Berishës që ta afronte në PD . Ky me nuhatjen e spikatur politike, duke llogaritur peshën e fisit të tyre Çoba dhe Topalli, familje të shquara këto në Shkodër, si të djathta, por edhe të persekutuara, nuk kishte rast më të mirë se ky për të rritur mbështetësit e PD në Shkodër. Dhe nuk gaboi. Qysh atëhere Zhosefina falë mbështetjes së Saliut, por dhe vetëofrimit të saj deri në pështirosje ndaj tij, u katapultua zv.kryetare parlamenti e më pas, me ardhjen e tij në pushtet, në 2005 për dy legjislatura rrjesht deri në 2013, si kryetare e tij. Si zevendese e Saliut në PD dhe kryetare e grupit të saj parlamentar ajo ishte thuajse Saliu vetë në aksionet e tij politike. Gjithkush e mban mend militantizmin e saj pervers në rolin e saj si kryetare kuvendi, por dhe jo pak privilegje që fitoi falë atij posti dhe qenies nën mbështetjen pa kushte të tij, i rriti shumë kredencialet e saj brenda partisë. Por deri aty. Ambicjet e saj për të marrë partinë sigurisht që nuk i konvenonin Berishës. Ajo në një ditë mund të bëhej kërcënuese për trashlgiminë e tij, për më tepër që ai qysh në 2005, me mbështetjen e Argitës, vajzës së dashur të tij, afroi nga Kosova, mikun dhe shokun e saj Lulzim Basha, të cilin pa asnjë ditë anëtar i PD, e caktoi kryetar të KOP-it, Komiteti i Orientimit të Politikave në janar 2005, për t’u futur në zgjedhjet e atij viti ne “fytyra të reja”. Gjithkush e kuptoi se ky do ishte pasardhësi, dhe ashtu ndodhi. Familja Berisha, ardhmëria e saj pas babait, nuk ishte e sigurtë me Zhozefinën, me Bashën po. Ky dualitet, vështirë i kuptuar nga jashtë, por shumë i besueshëm nga brenda, mund të ketë qenë një rivalitet i kamufluar midis saj dhe Bashës, për të qenë drejtues të PD. Sigurisht që me humbjen në 2013, Berisha zgjodhi Bashën. Ky tashmë i katapultuar në krye të PD, me miratimin e heshtur të Berishës, me lëvizjen e minutës së fundit, duke mos e futur në listën e deputetëve, në 2017, e përjashtoi fare atë. Zhozefina bëri sikur nuk e kuptoi që në fund kjo ishte loja e atij që e solli në PD dhe po e atij që e flaku si limon i shtrydhur, por realisht me sjelljen e saj, ndër vite dhe e vetkonsumuar. Zhozefina këtë nuk e përtypi dot. Sedra dhe ambicja politike dominoi mbi arsyen. Duke mos vënë gishtin mbi Saliun për berishizimin e PD, dhe duke u marrë vetëm me Lulin, nuk mund të fitonte përkrahjen e një mase gri si brebna PD ashtu dhe në elektorat. Ajo pati boll 4 vjet kohë të fillonte një lëvizje brenda së djathtës, por nën hijen e Berishës nuk ia mbajti, por dhe as që mund të ndodhte. Kjo stepje e dogji përfundimisht. Inicimi sot pas pilafit, i një lëvizje drejt një partie të re, siç aludon Peza, është një aksion i dështuar i saj, pavarësisht që PS-së, dhe në këtë rast zëdhënësit të saj, Pezës kjo gjë i shërben më së miri, sepse coptimi i elektoratit pranë PD, çon ujë në mullirin e tyre. Nëse do ndodhë, edhe këta nuk do fitojnë gjë, sepse sot Zhosefina mund të mbledhë vetëm një grusht votash në Shkodër, por që në totalin e atyre që i duhen PD në synimet e saj për të fituar zgjedhjet, janë një hiç. Është vonë, shumë vonë Zhozi! Ndoshta qysh mbas 2017, duke bashkuar forcat me Patozin, Imamin, Kullurin etj, mund të kishe arritur diçka. Ose në të kundërt të rrinit e të përballeshit me durim brenda PD me beniaminin e Brishës tënd, qoftë dhe si një fraksion solid. Diçka më e mirë do të kishte rezultuar. Por këto janë për të tjetër kapacitet, që ti zonja Zhozefinë nuk e ke. Përfundimisht, je kartë e djegur dhe sigurisht që nuk ia plotëson dot as Pezës pritshmëritë. Me ty, pa ty, Basha është i humbur. Por e gjitha kjo gjithsesi është një supizim. Nuk je ti e vendosur për veprime të guximshme, se ti je e mësuar të ta japin gati pushtetin, siç ka ndodhur për gjatë 20 vjetëve, kur nga kolltuku i sallës së kryetares së Kuvendit apo në studiot televizive, suleshe si skiftere në mbrojtje të bëmave dhe krimeve të tij, pra të Bërishës, mirënjohësit dhe idhudhit tënd.

  5. spata says:

    Jezefina eshte nje politikane me ezgjuar se babai i Pd dhe Lulezimi qe mban celsate Pd .Nuk do ndalem se kush eshte kjo grua Shkodrane por dua te theksoj se ajo i di te gjitha pikat e dobta te Pd .Pikerishte ne keto momen te krize te se Djathtes shqiptare ajo merr guximin te korigjoje gabimet e Pd dhe te sajat si politikane 30 vjecare .
    Une e pershendes kete levizje qe duhej bere qysh mbas 97.Pd nuk duhej lejuar mbas asaj tragjedije te vazhdonte te perkrahej nga vet populli demokrat .Hapi i Murizit dhe i Jozefines ,pamvarsishte forces qe kane ,eshte nje shenje e mire qe e Djathta te kthehet parti per interesat e popullit e jo te cubave e kacakve te shpellave te Veriut .Eshte momenti qe do te vulosinjehere e pergjithmone fatine Shqiperise .Largimi i kriminelve ,hajdutve e agjentve ne sherbim te planeve ogurzeze dota sheroje politiken ne te ardhmen .Pd ka qene dhe eshte force regresive ku ne asnje mandat nuk ka punuar per prespektivat e vendit .Dalja e Pd si force e rendomt politike mbas 25 Prillit dote jete dhe pranverta e ardhjes se demokracise ne Shqiperi . Goditja qe do te mari mbas 25 prillit do te vere ne pozicjon te veshtire dhe Ps ku perball saj ka patur nje force politke pa moral per te marr pushtetin .Ps plot gabime e skandale ndihet komode se ska kush e konkuron .Dalja e forcave te reja me element patriotike te pa implikuar me skandale e rrezon shumelehte Ps e sotcme .Do jete vetem ceshtje kohe mbas 25 Prillit edhe ne se Ps fiton mandatin e tret .

    1. Ilirjan says:

      A eshte Jozefina shpresa, modernja, alternativa e se djathtes me nje vizion te ri? Dyshoj shume, me kujtohen gjithmone… Zhelet! Megjithate, tmerri i PD, eshte i ligjshem, Shkodren si bastion PD e ka te humbur. Rrezikon egzistencen pas zgjedhjeve PD-ja, pikerisht per kete gje i ndodhi aksidenti te ndjerit Olldashi.Jozefina ka hyre ne zone te rrezikshme. Nese s’i ndodh gje, do te thote qe ka bekimin e doktorit,gje qe Olldashi s’è kishte.

  6. Nuk shpresojm te ndryshimi i arrogantes mediokre says:

    Po i jepni cezarit me shume se ci takon…
    Xhozi e ktheu partine,parlamentin si cifligun e vete…
    Mori nga ky vend me shume se cdha….
    Abuzoi me marjen e pronave,me qefet,me rregullimin e njerezve te vet,me dietat,me kercenimet e fyerjet ….
    Kjo femer mediokre perfitoi dhe u kthye ne nje sali te dyte vetem nga dashuria per saliun,si saliu qe dashuronte enverin…
    Edhe lulashi e pa qe kjo berishiste karieriste,ishte rrezik i karieres lulit me prapa skenat e saj,beri gjene me te mire qe e largoi,dhe shpetoi bythen e vet.
    Parti per ndryshim qe do ndryshoj vetem jeten e xhozit por jo te popullit qe nuk beri asgje sa ishte ne krye….
    Por vetem kercenonte me plumbin ballit,kape per zhelesh ose per brekesh

    1. Zylo says:

      ???????.Asnje presje nuk i hea.

  7. LE TÊ PIRDHET !! says:

    PARTIA E JOZEFINËS ,SA PORDHA DO TA KETË JETËGJATËSINË.PD-ja S’KA NEVOJË PËR TË .
    BËRISHA PO TA DOJË, LE TI BASHKOHET .

  8. Nuk perben as nje rrezik per ShQUP in apo Lulin (baben) , po te bente rrezik , do ishte sistemuar .

  9. S- New York says:

    Me pelqej artikulli,kjo eshte demokracija qe
    kerkojme,megjithese opozitare,duhen thene gjerat drejt.Ashtu sic eshte kritikuar Topalli,duhen thene anet positive sic I trajtoj Peza.Por eshte e pa besushem se nuk e dinte Berisha heqjen e saje nga lista e deputeteve.Nuk kam ndonje vlersim te madh per Topallin,por ta krahasosh ate me ca ZAGAR si Salianji-babale,Stazimiri,Paloka a ndonje tjeter eshte fatekeqesi per PD.Ajo qendron shume me lart se Basha e kompani.Topalli sukses.

  10. pezaku says:

    A doni me pet Belulin. Na e bere heroine Xhozin o Peza.

  11. iksi says:

    O Peza , pse nuk flet realiteti pamvarsisht se interesi juaj si P.S , eshte qe P.D ja te shkermoqet se votat shperndahen dhe humbjen e kane me te thelle pamvarsisht se edhe me keto po te ishin bashke prap te humbur do te ishin se nuk ke per ke voton ne P.D .Populli tashti ja ka marr doren votimeve ne kuptimin qe tash vlersohet kush ka punu per interesat e xhepit vet dhe kush eshte munduar sadopak per tja qare hallin popullit gjate 4 viteve jo vetem ne fushaten zgjechore se ne fushat bahen premtime marramendse . Te tilla premtime ben sot Lul Basha qe po te ishte gjalle Marksi dhe Engelsi do ja kishin zili sa qe edhe ato nuk mund te benin keto premtime .Nje gje po ju them ketyre qe u shkeputen nga partite tjera dhe krijuan parti te reja asnje nuk do dalin deputet se populli e din qe dalin per interesa te vehta se asgja nuk kane ne dore e nuk ju jep populli vota per te dale deputet sepse arsyeja eshte e qarte : Ju çfare bete kur ishit deputet sa e keni vrare mendjen qe ne parlament te futeshin libje qe i sherbejne popullit . Me vjen keq per Murrizin se me duket i sinqerte punetore dhe i ndershem por me sforco te madhe mund te dale deputet .

  12. Selmani says:

    Shkrimi dhe fotografia qe shoqeron shkrimin nuk shkojne se bashku. Me kete tregoni se Jozefina eshte e lidhur ngushte me Sali Berishen, kryekriminelin e Shqiperise. Jozefina ketu del e ndare dhe e vecuar nga Sali Berisha, sepse pavaresisht se i ka mbetur Lulit (dhe tani mendoni nje kryeminister me emrin Luli – Si urdheron shoku Luli! Po shoku Luli! etj.), nga klista e hoqi Sali Berisha, dhe jo vetem ate, por edhe te gjithe te tjeret.

  13. Kim été says:

    Në pleqëri s’mund të bëjn fëmijë dhe formojn parti politike për të luftuar depresionin.

  14. Shenjestra says:

    Peza! Bravo,bravo,bravo.I ke thene te gjitha ato qe ka Jozefina Topalli.Edhe une mendoi se ajo ka zbritur ne fushen e betejes per te mbrojtur demokracien ne shqiperi.Nqs do jete e vertete, qe, ajo te krijoi nje parti te re,e ka per te fituar ne 25 prill me nje perqindje te larte te votave.Partia e saj do votohet me shume se partit e tjera te djatheta.

  15. Scutari says:

    Kur eshte aq e sigurt per mbeshtetjen qe ka te testohet si e pavarur ne Shkoder dhe te shoheim a po i mbledh 35 vota!!

  16. dritani says:

    Pse nuk e perfshiu Luli Jozin ne listat e deputeteve ne zgjedhjet e kaluara dhe e flaku si zhele Sepse mbrojti vehten. Duke e fyer si askush tjeter qekur ajo hyri ne politike. Tani erdhi ora e hakmarrjes. Jozi e nxorri shpaten. Nuk eshte se me partine e saj te re do ta hedhe ne tuc PD-ne, por kryesisht ne elektoratin verior te djathte do i marre qytetarine e kryesisht ne pellgun e Shkodres. Mund te vije dita qe Luli ta luse per koalicion, ku i dihet! Me levizjen e saj te re Topalli do te thithe elektoratin gri. Mund ti besojne per ndryshim nese nuk do jete Jozi me tekat e saj, deri diku edhe me urrejtjen qe ia hidhte ne shpirt shtresa e saj per komunistet. Jozi, te djeshmen mos e harro po fol e vepro me gjuhen e se sotmes europiane e te neserme. Neqoftese do te fitosh e te ngrihesh ne kembe! Suksese!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje