Tjetër gënjeshtër e Metës: Sipas presidentit është i padënuar, ja akti i dënimit me 30 vjet i kosovarit që vrau 5 vetë dhe fitoi nënshtetësinë si VIP

27 Tetor 2020, 16:41Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta vazhdon të fshehë me shpifje personale ndaj gazetare dhe gënjeshtra skandalin për nënshtetësitë e dhëna me procedurë të privilegjuar personave që nuk kishin të drejtë dhe duke anashkaluar kontrollet e sigurisë. Sot gazetari i Shqiptarja.com Adriatik Doçi, autor i investigimit që zbuloi skandalin, u dëgjua nga komisioni i sigurisë së Parlamentit para të cilit tregoi se mes 419 rasteve të nënshtetësive të dhëna nga Meta me një procedura të rezervuar vëtëm për figurave “me vlerë kombëtare”, është edhe Arsim Fadil Ramandani, 39 vjeç, një ish luftëtar i UÇK-së i dënuar me 30 vjet burgim për masakrimin e një familje të tërë në 2001 në Kosovë.

Pak minuta pas audicionit, Ilir Meta lëshoi një deklaratë me të cilën rikthehet të kërcënojë dhe të ofendojë me shpifje gazetarin Adriatik Doçi dhe thotë se Doçi gënjen pasi Arsim Ramadani ”referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, certifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton I PADËNUAR”.

Në të vërtetë, kush gënjen në këtë mes, është Presidenca, pasi siç rezulton nga ky aktvendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të datës 2 tetor 2017, për Arsim Ramadanin është konfirmuar kushtetuetshmëria e dënimit me 30 vite burg për 5 vrasje dhe një tentativë vrasje me vendim të Gjykatës supreme të Kosovës me dt. 10 shkurt 2016.

Arsim Ramadani është shpallur fajtor bashkë me vëllain Burim dhe të tjerë bashkëpunëtorë për masakrimin natën e 20 gushtit 2001 të familjes Hajra, në një pritë të bërë gjatë rrugës Baice-Terstenik në komunën Drenas. Hamza Haira 50 vjeç po kthehej në shtëpi bashkë me familjen e tij nga një ceremoni dasmore. Gjatë sulmit më kallashnikov mbetën të vrarë Hamzai, gruaja Miradija 45 vjeç, djali Xhevdeti 22 vjeç, vajzat Mimoza 14 vjec dhe Adelina 9 vjeç. Mbeti e plagosur vajza e katërt, Pranvera 17 vjeç, e cila ishte dhe një dëshmitare e akuzës në proces. Arsim Ramadani dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan një vit më pas, falë dëshmisë së Blerim Kiçinës, një nga anëtarët e komandos, që i cili disa javë më pas ndryshoi version. Ndërkohë prokuroria kishte mbledhur prova të konsideruara të mjaftueshme e që i rezistuan të tre gradëve të gjykimit, përballë gjykatave të përbëra dhe nga gjykatës ndërkombëtarë.

Hamza Haira kishte punuar si polic krimesh në Kosovë në kohën e Millosheviçit dhe ishte një dëshmitar në procesin në Hagë. Arsim Ramadani, që kishte luftuar në radhët e UCK-së ashtu si dhe anëtarët e tjerë të komandos, në 2017 u fal bashkë me dy të dënuarit e tjerë për masakrën, nga ana e presidentit Hashim Thaçi dhe kështu doli nga burgu. Ajo falje shkaktoi protesta të mëdha nga komuniteti ndërkombëtar.

Përmes një komunikate të lëshuar për media nga Ambasada Amerikane në emër të shteteve të Quint-it thuhet se vendimi i presidentit është shqetësues. “Jemi thellësisht të shqetësuar me përpjekjet e vazhdueshme për të zhvlerësuar punën e Dhomave të Specializuara, si dhe vendimin e Presidentit për të falur tre të dënuar për vrasje, në të ashtuquajturin “rasti i familjes Hajra”. Dhomat e Specializuara, në veçanti janë pjesë e rëndësishme e përkushtimit të Kosovës për sundim të ligjit dhe angazhimit të Kosovës për të adresuar krimet e kryera në teritorin e saj.”, thuhet në njoftim për media. Pjesë e shteteve të Qunt-it janë diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë e Italisë.

Tani, Presidenti i Republikës Ilir Meta injoron të gjithë këto precedente dhe akuzon gazetarin që i ka bërë të ditura se është gënjeshtar duke e përcaktuar Arsim Ramadanin “të padënuar”. Nga të gjithë dokumentet e mbledhura gjatë investigimit nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për të njëjtin person, lindur në Baince (Kosove) ne dt. 10. 10.1981. Kush gënjen në të vërtetë? Nuk na takon ne të gjykojmë rastin konkret dhe as historinë gjyqësore të Arsim Ramadanit, por ne na takon e drejta të pyesim Ilir Metën: Cila është vlera kombëtare që përfaqëson ky individ i dënuar me 30 vite burg deri në pikën sa të meritojë nënshtetësinë me procedurë të përshpejtuar në të njëjtin dekret me të cilin ja keni dhënë edhe shkrimtarit të mirënjohur Kim Mehmeti?

( Kliko këtu ) Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dënimin e Arsim Ramadanit

 

(Shqiptarja.com)

15 komente në “Tjetër gënjeshtër e Metës: Sipas presidentit është i padënuar, ja akti i dënimit me 30 vjet i kosovarit që vrau 5 vetë dhe fitoi nënshtetësinë si VIP”

  1. Zeni says:

    Nji sekond se Arsimi nuk paska marr pushken per biznes…..per flamur duket se e ka marr
    Tani flamurin qofte edhe pa dashje vetem e paska njollosur me gjak grash e femijesh dhe nuk e paska mbrojtur ndaj duhet te pergjigjet nji me nji ….por si shqiptar jo si tradhtar
    Meqë i paskan dhene edhe pasaporten e RSH te merret urgjent Prokuroria me te edhe sepse e paska shmangur gjykimin ne RKS
    Keshtu nuk ka kompetence edhe palo Gjykata Speciale Antishqiptare
    Jam i sigurte qe edhe Likja prandaj ja ka dhene shtetesine….pa pa pa sa i zgjuar eshte shejtani

  2. ben says:

    Po Kim Mehmeti, perse qenka “Vlere kombetare”, kur dihet se eshte nje islamist i thekur? Ata qe i bejne temenara fese se pushtuesit nuk mundet te quhen as shqiptare, pale me te quhen “vlera te kombit”. Keta individe jane antivlera te kombit shqiptar.

  3. Populli says:

    Meta bastardi i kombit….duhet qerruar…

  4. P.S. Nuk po ja përmendim faktin publikuar kohët e fundit në disa portale se me ndërhyrjen e Ramës së LSI paska vajtur në një motel me të famshmen B.Q, ku e ka gjetur edhe Mona që është mjaftuar vetëm me nxjerrjen prej flokësh jashtë të Bleonës dhe nuk dihet se çfarë kushtesh i ka vënë bashkëshortit. Nuk po i kujtojmë as orët që u ka falur gazetareve më të bukura që shkonin në konferencat e tij të shtypit. Se mendojmë që këto janë punë personale. Sipas gazetes SOT

    1. Santa Quaranta says:

      Atehere jane 1-1!! Nuk ditke gje per emisionin “Kamera e fshehte”……….

      1. Po te hapen vidjot do shohim thjatro

  5. Ergys says:

    Luan Rama i LSI e perjashtuan nga shkolla Skenderbej kur ishte adoleshent se ishte homoseksual dhe kjo nuk shkonte per rregullat strikte te shkolles.Tani Luan Rama bythqiri i gjen kurva me pagese si puna e Bleona Qerretit padronit te vet qe e mban me buke.Njerez pa vlera ca do presesh nga llumra si Likja Luan Rama Mona Kokmadhi dhe Bleona Qurreti.

  6. Like goldenboy says:

    Të thashë Like që gazetari do të përgjigjet.
    Përgjigju tani ti për këtë dhe 385 të tjerët.
    Pasi dihet që e morre rrugën për Reç.
    O kokë cep palari i Çepanit.
    S’ka as Ed as perni qy t’mbro tani.

  7. Edi Durres says:

    Ike Like…fale teje te gjithe banoret e Cepanit identifikohen si pisa e hajdute ordinere..

  8. Dafina says:

    O njerez, ça mendoni se Meta ka hequr dore nga shantazhet, ai me shantazhe vrau njerez, me shantazhe e gjoba beri pasuri. Kush nuk e kupton qe ky felliqesire pasaportat ky i ha shitur me sekseret kulla dhe blushi. Nuk kuptojme pse SPAK nuk nderhyn, ai duhesh lidhur sa me shpejt. Presidenca eshte bere si vendi i fallsifikimeve ku shiten pasaporta e dekorata. Turp i madh se si mund te qendroje ne presidence nje i damkosur si shembelltyra e korrupsionit.

  9. andrea says:

    Ka lezet kur lexon shkrime te medias se Bolinos. Shkrime qe mbajne era logjike, fakte dhe profesionalizem. Llumi verdalle le te lehe te te beje aleance, shkrimet e medias se karlo bolinos dhe te disa te tjereve ne vend flasin vete me fakte dhe pa shareje dhe ofendime si katundaret e shumices se tregut mediatik.

  10. Kodra e diellit says:

    Po mos i bini shume ne qafe Like presidentit, si do ti paguaj 160 mije Euro ne vit per shkollimin e tre debileve te tije ne Londer?. Mire qe i ka vajtur ne mend te hape dyqanin e pasaportave. Atij i duhet kerkuar vetem qe, te paguaj taksen per biznesin.

  11. Jimmy says:

    Mos ma perly pashaporten ,o president Legen

  12. Po Edi Rama pes bertet kote??? says:

    Waw kjo histori te len pa mend. Une prsonalisht e kam mbrojtur Hashim Thaqin per arsye se Ka qen ne UQK dhe e Ka sulmue nje anti shqiptare si Sali berisha mire ilir meta se ne te gjitha e dime se kushe eshte nje hajdute pa as nje vlere njerzore a po komtare po Hashim Thaqin? Si Ka mundsi qe Ka fale nje kriminel te tille . Nes ai njeri Ka qe sherbetor i Skllovodan Milloshviqit ai ishte dashte te vritet ne lufte ose te futet ne burg gjate luftes a po pase luftes si pase rregullave dhe ligjeve te luftes jo ti vritet familja ne menyre me makaber. Ne ne shqipri e dime si Enver Hoxha dhe sherbetoret e ti Kan vrare familje te tera kote dhe te afmrit fare e fis ne te gjitha shqiprine dhe as nje njeri as nga jugu as nga veriu nuk Jane hamarre me femijet e Enver Hoxha a po as nje bashpuntori te ti !!! Ket qe kan ber ky njeri me emrin Arsim Fadil Ramadani e Ben veq terroreristat islamik ose njerzit e Skllovodan Milloshviqit e te arkanit !! Po si vriten femijet qfare faji Kan pase at te shkretet? Se babai i tyre Ka qen krimineli !!Turpe edhe per Hashim Thaqin dhe shpresoj te pergjigjet para dresise dhe une si njeri I thjesht nuk e mbesh me pasi mesova per ket histori. Dhe une mendoj se Edi Rama po bertiska kote!!! Se prej ilir hajdutit nuk pert njeri as nje te mire

  13. k says:

    Kam neveri që kam president një degjeneratë fshatar si ky,
    na duhet të kem bashkatdhetarë edhe ca kriminelë nga kosova ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje