Spiropali, ironi me Bashën: Të ka ngecur sharra në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Ruli të bëri gjëmën dhe e fale

27 Tetor 2020, 16:13Politika TEMA

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar kreun e PD-së, Lulzim Basha për qëndrimin e tij ndaj rikthimit në politikë të Jozefina Topallit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se taksirati i Bashës me Topallin nuk është hall elektoral. Më tej ajo shprehet se sharra e Lulit ka ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene.

“Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve.

Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.

Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.

Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene.

Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet”, shkruan Spiropali.

6 komente në “Spiropali, ironi me Bashën: Të ka ngecur sharra në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene. Ruli të bëri gjëmën dhe e fale”

  1. Ndoc says:

    Sa gjynah moj spirokali qe Jozefina me gjithe ndihmen tuaj nen e mbi rrogoz me parate e mediat tuaja as qimen e flokut si levizi lulit…neser ne banken e te akuzuarve merrni Jozefine ti e miku i saj rama si avokate meqe eshte dhe juriste e “shkelqyer “tu mbroje…sa leshko qe jeni ju kelyshet e sorosit qe fe keni tradhtine e percarjen…

  2. Trump says:

    Kjo turyfycke qe su be kurre ministre shteti por sherbetore shefi!!!!

  3. Ministrja artiste says:

    Po ti çke me hallet e tyre moj Elisa Spiropali po ti kur të biesh nga kali.
    Merru me shtëpinë (vilën tënde).
    Po të vika keq për PD?
    Apo doni edhe pse knock out me e zhduk fare.
    Që të bësh pallë ti me Salarinë pastaj.

  4. Theatre and Drama says:

    për inat të basches fle me spiropaln

  5. Theatre and Drama says:

    për inat të basches fle me spiropaln

  6. Theatre and Drama says:

    për inat të basches fle me spiropaln

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje