E mjera ti moj Jozefinë! Këta të përzënë nga shtëpia e të lidhin te mani!

27 Tetor 2020, 16:03Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

-E mjera ti moj Jozefinë!

Ça i ndodhi kësaj?… Miku im, ka qenë ca ditë gazetar i RD, shkroi dje sapo mori vesh se Jozi nuk është më ‘jona’.  Sa shumë të tjerë do ta hanin të gjallë. Jozefina Topalli ka bërë vetëm një akt, që këta e lidhin me aktin femëror të divorcit: Ajo la shtëpinë e vjetër dhe u nis për një familje të re politike.

… Po ça donte të bënte më keq? Për këtë gjë këta të marrin shpirtin. Rasti e solli që aktin më të fundit e kreu një grua dhe këta e lidhën me mëkatin e divorcit. Ka qëlluar që divorci në derën e PD, si edhe martesa, kryhen sipas të të njëjtit habitat si në familjen komuniste: Banesa e ngushtë një dhomë e kuzhinë ku gruaja e divorcuar s’ka ku bën ‘gëk’. Kadare ka shkruar në një poezi të hershme se ‘jetojmë aq ngushtë, sa nuk kemi as ku të zihemi’.

Qysh prej fillimit, aty nga viti 1991-92 në Partinë Demokratike u desh fushë e madhe për beteja të zhurmshme. Se shumë karaktere, shumë tipa, shumë implikime u strehuan në një shtëpi ku nisi shpejt trysnia: Disa vinin nga shkollat, disa nga organizatat e partisë së Punës, disa nga burgjet, disa nga dënimet false, disa nga Komiteti Qendror i Partisë së Punës, disa spiunë të Sigurimit, disa vetë oficerë të lartë të Sigurimit, disa ‘Vullnetarë të Enverit”…

Speciet e çuditshme, për të cilat presidenti Ramiz Alia pat thënë se ‘ça patëm nëpër bodrume ua dërguam në PD’, kërkuan hapësirat e tyre në atë ngushticë një dhomë e një kuzhinë.

Qysh nga dita e parë e formimit të PD, nga dera e pasme e saj nisën të dalin parti të reja. Doli Aleanca, që në fakt ishte vetë thelbi i PD; dolën Dashi, Bashi, Pollo, Llollo, Shehu, Mehu…, nja njëzetepesë parti deri te më të fundit: Murrizi, Hajdari, Topalli.

Gjithë ushtria e PD, që rri si brenda Partisë edhe jashtë, u janë sulur këtyre që dolën në shtëpi të tyre. Këta duhej të qëndronin si macet, në atë cep të banesës një dhomë e një kuzhinë; të divorcuar por nën sundimin e burrit. Miku im gazetar i PD që i tha Jozit ‘e mjera ti, moj’, për vete jeton në shtetin më të fuqishëm të botës, me hapësira pa fund, por Jozin e do në qoshe, të strukur.

Krimet ndaj gruas së divrorcuar janë quajtur ‘krime pasioni’, por në fakt janë më të rënda: krime kundër njeriut. Njeriu ka nevojë për strehë- minimumi i mundshëm. Këta të përzënë nga streha dhe pasi të përzënë të urdhërojnë edhe të mos bësh strehë. Jo vetëm të mos bësh strehë, por natën kur flenë qentë duhet të të lidhin te mani. Aty bie shiu e bora, dielli e hëna, qeni e ujku…, por ti nuk duhet të lëvizësh. Po lëvize- je tradhtar; po të shpallesh tradhtar, atëherë të vegjlit do të të linçojnë. Po të bësh strehë tjetër, turpëron shtëpinë e madhe dhe i bën dëm Partisë… Pse duhet të lejohet Jozefina Topalli të bëjë një tjetër ‘parti politike’?. ‘E mjera ti, moj!’, çfarë të pret, i tha miku im demokrat. As Murrizi, as gjembaçi, as Rudina, as astriti… nuk kanë të drejtë për tjetër strehë. Nga një ekran po dëgjoja ide mallkimesh se këta ‘po i bëjnë partitë për karrierë politike’, dhe ky qenka turpi. Po edhe karrierën ia ndaloni tjetrit? Edhe rritjen ia ndaloni fëmijës, edhe kostumin e ri, edhe martesën, edhe divorcin?

Historia represive brenda në PD është aq e gjatë sa ç’është jeta e saj. Qysh prej fillimit nisi përjashtimi dhe eliminimi i themeluesve dhe anëtarëve të saj. Gramoz Pashko u dërgua në derën e burgut dhe u përjashtua nga funksionet në shtet e në Parti; Azem Hajdari u përjashtua nga PD dhe iu hoq imuniteti parlamentar; Genc Ruli e Rexhep Uka u dërguan për në burg të druri i arrës; Zenel Hoxha u shpall heretik; Ben Mecen e lidhën me presidentin komunist; Ilir Hotin e mori dheu… Aq sa udhëheqës janë eliminuar në PD, aq janë edhe ata anëtarë të Byrosë Politike që u eliminuan në Partinë komuniste. Sot në listat e PD për deputetë nuk ka asnjë nga themeluesit e PD.

Të linçojnë të vegjlit, këta që bubrrojnë për ndonjë thërrime nën pullazin e shtëpisë së Partisë. Po të ishte se vetëm liderët kryesorë e bëjnë këtë, hajde se do të dinte njeriu nga të ruhet. Sa për udhëheqësin kryesor të Partisë, njeriu mund të bënte aleancë me një nga ‘zezakët’ që ruan oborrin. Dhe mund ta liroje një herë litarin te mani…

Por janë të gjithë që duan të të hanë nëse pasi të kanë përzënë ti bën strehën tënde.

Mjera ti moj Jozefinë!, tha ai tipi.

21 komente në “E mjera ti moj Jozefinë! Këta të përzënë nga shtëpia e të lidhin te mani!”

  1. PeDe-ja e Salih-ut says:

    Po pse mjerë o Frok sikur ngeli pa bukë.
    Keto lloj “divorcesh” janë si puna e atyre që ndahen dhe nga divorci përfitojnë aq shumë pasuri sa që nuk nevoje të punojë Jozefina, Megi, kalamajtë e Megit dhe niprit e Megit.
    Dhe ne që ne këtë rast pyesim veten:
    Po Salih-u a e di vallë se çfarë po i ndodh PeDe-së !?
    Dhe mua që me kujtohet filmi “Njeriu me Top”
    Skena kur i madhi Kadri Roshi (plaku Mere).
    Thotë zogjte ruhen sa pa shku në thonjtë e skifterit , se po shkuan … ahhha është vonë pastaj.
    Dhe momenti kur ai këput tespijet dhe si ngelet më asnjë gurë (ZAR Dmth).
    Once upon a time PD.
    Një kauzë e ndërtuar nga Katowica, krijuar keq, zhvilluar shtrembër, “mutacion i pa-trashëgueshëm” praktikisht e falimentuar…
    Frok më lajmëro kur ti bëni të 40-tat.
    (Gjynof se do bëjnë pallë, këta të tjerët tani).
    Gjithësesi duhen bërë nga e para gjërat dhe te mësohet nga gabimet…

    1. vang says:

      PeDe- ja e Salihut; Figurat qe pedor Frroku ,kane kuptim simbolik.Nuk kane te bejne me pasurine e Jozefines dhe duke qene parti me vehte nuk ka Skiftere qe ti mbertheje thonjt partise se saj.

    2. Bureto says:

      Komenti, bravo! Quinti esentia, thelbi i sotëm i PD-së. Rithemelimi e shpëton atë, sikterisja e berishizmit, jo e Berishës se gjithsesi, ai në grahmat e fundit është. Minimalisht PD duhet të mësojë nga eksperienca e gjysmës tjetër të PPSh, e cila kur pa se “nënës” i erdhi fundi i dha fund epokës së saj, udhëheqësit pasardhës të diktatorit Hoxha, Ramiz Alisë dhe krijoi PS. Mirë apo keq, ajo sot është ku e ku ndryshe nga gjysma e kalbur që po lë pas Berisha. Edhe kaq sa ajo ka mbetur është thjesht për inerci. Por problemi është që mangësia e një force tjetër alternative të qendrës së djathtë të vërtetë, është defiçit i madh për demokracinë shqiptare.

  2. Spy says:

    Sigurimsi po mbron sigurimsen??Shko e zgjidhe ti nga mani o dibranofob I paskrupullt.

    1. Pd isti ish sigurims says:

      Po e drejt qe sigurimsi mbron sigurimsen po sa sigurimsa jeni ne PD ?Me thuaj nje qe sdoli .dhe ti vete jam me se i bindur se mos sigurims kelysh sigurimsi je .

    2. Shenjestra says:

      SPY,nuk njohke dot njerzit.Frrok Cupi eshte nje nga intelektualet e rralle ne shqiperi.Mendja e tij e mprehte, bene ate qe te trajtoi problemet e soteme ne politike apo ne ekonomi,me nje analize shume te holle sa ti edhe ndonje tjeter si ty nuk e kuptojn dot.Ai,per Jozefinen nuk e ke me kuptim te keq.Por si po ecen sot PD-ke eshte vertete per te qar hallin.

  3. xhoxhi says:

    Mmendoj se partia demokratike në këto 30 vjet e tregoi veten se vetëm e tillë nuk është.Në vitin 1990 atje u grumbulluan gjithë llumi i Shqipërisë po edhe njerës me reputacion të cilët pas një farë kohe kur konstatuan se Saliu u bë si Enveri të gjithë u larguan nga partia.Prandaj sot sa nuk është vonë duhet të krijohet një parti me elementë të rinj dhe të zbukurojë e të sjellë në pushtet të djathtën.Asnjë nga ata që janë sot nuk duhet të jenë në politikë.Të gjithë ata duhet të përfundojnë si Agimi i Artë në Greqi.

  4. Ajet Delaj says:

    Z Çupi ka shkruajtur të verteten dhe nese vazhdoni të gjuani balte mbi ata qe I keni duartrokitur deri dje dijeni se Partine Demokratike edhe aq sa ka mbetur për disa se per mua ka mbetur veç emri po e shkermoqeni e fshini emrin personalisht.
    Une e kuptoj kete qe po beni pasi lidershipi juaj me se pakti do qe të qeverise apo me mire të themi do të sundoje se bashku me Edi Ramen .
    Shikoni nese gjeni diçka ndryshe ne sundimin e Edi Rames nga sundimi I fundit I Sali Berishes . Asgje
    Atehere perse të mos sundojne bashke.
    Çupi ka te drejte se e keqja e ka rrenjen shume thelle ne Partine Demokratike pasi ata qe erdhen me pantallona të shkurtera jua mori jeten makina të tjereve qe e mbrojten Shqiperine ne 97 e dilnin ne shesh per te mbrojtur demokracine ne 98 kur I kercenonin se do I shtypnin me tank i spostuan me kopilat e Grandit të Prishtines.
    Nuk mendoj se do kene fat tjeter edhe “herojte” e djeshem pasi asgje nuk funksionon sipas statutit qe duhet të normoje funksionimin e Partise Demokratike. Kur PD ishte ne pushtet krijuan “kryesine e vogel” tani kane krijuar komisionin “Nishani-Mustafaj-Ruli” nje kolgomerat enverist-KGB-hajdut me çizme nje Zot e di se ku i gjeten. Me pretendua se keta do ringrene PD eshte me shume se budallek. Megjithate une mendoj se me se shumti Janari do e fshije balten qe i ka zene frymen Shqiperise e Shqiptareve. Tung Ajeti

  5. bubi says:

    O Çup ca beni se late nam,ore si shume po ja krefni bishtin jozit.Cfare ka bere kjo zonje per miletin mor aman.Nuk e kuptoj pse duhet bere protagoniste ,ajo nuk i duhet as dreqit.E persekutuar me mentalitet komunist qe ne fillimet e saj ne politike,ku sa here qe fliste i ngjante drejtoreve te fermave bujqesore dikur, qe benin be e rrufe per Dullen,kurse kjo per qoftelargun….

  6. rexha 10 says:

    PER PAKE INTERES KJO ZHELE ,EDHE PSE E NXJERRIN NGA DERA ,TE HYNE NGA DRITARJA. POLITIKA KA PARA TE MEDHA ,zoti FRROKE,PRANDAJE VDESIN TE GJITHE ME HY MBRENDA. A KE NDIGJUAR NDONJE POLITIKAN EDHE SE ESHTE LIDHUR KEMBE E KOKE ME KRIMIN ,ME ZE DHE FIGURE QE TE JAPE DORHEQJEN????KETU E KA ZANAFILLEN PARAJSA .
    PYETE ME MIRE FLORIRIN SE TA SHPJEGON AI .PARA SE TE BEHEJ POLITIQEN HANTE BYREKE NE RRUGET E TIRONES.SHIKOJE SE KU ESHTE SOTE ME GJITHE LAPANJOZET E TJERE,QE EDHE PARTINE E KANE PRIVATIZUAR. KETA NUKE NDRYSHOJNE KURRE ,BILE EDHE QEMEN E NDRYSHON LIGJI I NATYRES DHE JO KETA. SHIKOJE LULUSHIN QE PERDORE BOJE KEPUCESH TE ZEZE PER TE LYER KOKEN,SEPSE LLAKU NUKE PO I BENE ME EFEKTE.

  7. kola says:

    Ik o Frrok ik bej ndonje vjershe per partine dhe sokun Enver. Ti fare e ndyre ti pusht e bir pushti. Kurverine e ke ne fis.

  8. romi says:

    Kujtoj disa “SHFAQJE” të kësaj debiles kur ishte kryetare parlamenti! Është mirë ti kujtojmë të gjithë!!!

  9. kola says:

    Frrok Zorra…leh majtas leh djathtas leh me goje hapur..leh majtas merr nje luge nga e djathta…leh djathtas merr nje luge corbe nga e majtas ..leh kunder Demokrateve dhe pro Trumpit-merr nje luge(ftese ne 4 Korrik ne festen e SHBA)
    nga Ambasada e US. Frroku te ben pis nga cdo cep t’a kapesh..Lehesi i Enverit Frrok Cupa.

  10. shelegura says:

    E PERSHENDES VENDIMIN E JOZEFINES .MUNT TEKET BURA PD POR JOZEFINES I KISH LEZET FJALA
    MUNT TA KESH KUNDERSHTARE POR JEPI HAKUN .
    JO LUL LUL ZIU NUK I SHKON FJALA
    KUR U PERZU JOZEFINA NGA PD
    GJEJA ME E TURPSHME.

  11. lilo says:

    Me duket i ka humb shpresat Frroku per t’u bere drejtor ne ndonje institucion…Frroku si qen gjahu.

  12. Suma says:

    Bubrron grigja suma ose GD e turpit

  13. ????PËR ZHELEZINËN ?????? says:

    S’më vjen hiç çudi qê e flakën jashtë PD-së.ZZHELEZINËN.
    Të bën ta urresh dhe ta neverisësh.
    Nuk mund të harroj me sa urrejtje ndaj popullit të majtë ,drejtonte parlamentin .
    Nuk është e mënçur, fodulle po !!
    Po të ishte inteligjente , mund të mos ishte e pa anëshme sepse ishte politike , por të shfaqej e moderuar sepse të dhathët për vete i kishte, por të majtët skishte pse i bënte që ta URRENIN .

  14. Artan says:

    Frroku nuk po merret me Jozefinen, ajo eshte shembulli per te analizuar Pd

  15. Realpolitika says:

    Frrok e ke qare.
    Analize perfekte.
    PD E SALI BERISHES E KREU MISIONIN.
    PER INERCI RREZOI KOMUNIZMIN WE KISHTE VDEKUR ME KOHE DHE SE DONIN AS BIJTE E VET.
    TANI ME MIRE PA PD .
    PD LYLI LEXON ENDRRAT E SALIUT DHE CDO GJE QE KA BERE VET ME PUSHTETIN…AKUZON PAFUND PS.
    PS DO E BEJE SHQIPERINE ME TE MIRE.

  16. Arben says:

    Shkrimi i F.Çupit nuk ka lidhje me “mbrojtjen” apo justifikimin e kesaj inisiative te J.Topallit si ish drejtuese e PD, por per mendesine se si eshte krijuar dhe uzurpuar nje parti 30 vjet me pare e vazhdon edhe aktualisht me nke brez te ri edhe me te pangopur e te rafinuar ne spastrime. Me e keqja siç thote Çupi eshte se kjo parti e ashtuquajtur demokratike po vepron njelloj siç veproi lidershipi komunist per 40 vjet 45-85,duke eleminuar te gjithe krijuesit e partise, kane qene shume figura te shkelqyera ne PD e 91-96 qe kane humbur totalisht si njerez publike e nenpunes shteti. Enveri i eleminoi fizikisht me gjyqe e persekutime ndersa ky forum po i izolon me forma arrogante dhe mafioze,siç jane edhe format qe ndjekin ne demokraci. Ketu eshte thelbi i shkrimit te Z.Çupi . Pastaj Jozefina ka patur e ka nje ndikim mjaft te forte ne vendlidje,pamvaresisht konsumimit pokitik. Duke menduar se eshte rradha e PD per te qeverisur mendoj se i kane bere llogarite gabim. Duke eleminuar Jozin e profesor Gurakuqin (ky eshte model i politikanit evropian) e shume figura historike si Jozefina e figura te paperlyera si R.Gurakuqi kam idene se PD vazhdon te jete po aq e konsumuar sa edhe ne 2013 dhe 2017.

  17. Alfred says:

    Kjo shkarravine e Cupit ngjan si dy pika uji me menyren si flisnin sekretaret e pare te komiteteve te partise neper rrethe ne grahmat e fundit,kur po ngordhte bisha e pangopur me gjak shqiptaresh per 40 vjet. Zaten,do vazhdoje stafeten e shefit te tij,Xhelil Gjoni. Edhe ky I fundit s’ka lene fjale te ndyre pa nxjerre nga goja. Ne ditet e para te levizjes per ndryshim,ne 90-91, jane angazhuar me qindra dhe mijera shqiptare,djem e vajza,te ndershem dhe patriote. Duhet pranuar se gjithe ai entusiasem ,gjithe ajo energji e fillimit,u shperdorua dhe sabotua sistematikisht ne keto 30 vite! Viruset e hedhura ne mhedisin shqiptar te asaj kohe nga mafia komuniste, e bene punen e tyre. Cupi ka qene dhe vazhdon te jete njeri prej ndotesve me te medhenj. Nuk e fsheh helmin,cinizmin dhe ngazellimin e deshtimit ne keto 30 vjet. Nuk le rast pa festuar si ne kete shkarra-shkrim! Doe kemi kaluar kete flame(tranzicion) ,kur viruse si Cupi te kene ngordhur!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje