Refuzimi i masave anti-Covid, mes të cilave mbajtja e maskës, mund të jetë e lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit. Ky është përfundimi i arritur në një studim të drejtuar nga disa shkencëtarë brazilianë, i bazuar tek 1500 persona nga 18-73 vjeç.
Përmes një pyetësori, ekspertët analizuan impulset e ndjera nga pjesëmarrësit bazuar në ndjenjat e zgjuara nga njerëzit e tjerë. Në mes të pyetjeve ishte edhe ajo e përdorimit të maskës.
Siç raportohet nga Independent, në bazë të përgjigjeve në pyetësor, u identifikuan dy profile: një “antisocial”, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti-Covid, dhe një “empatik”, i lidhur me ata që i respektojnë ato.
Profili “antisocial” është i lidhur me pikët më të larta në pyetjet që kanë të bëjnë “pandjeshmërinë, mashtrim, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë”. Tiparet, vëren studimi janë “tipike të çrregullimit të personalitetit antisocial”. Për subjektet e lidhura me profilin “antisocial”, rezultatet ishin më të ulëta gjithashtu në kontekstin e rezonancës afektive.
Ekipi që drejtoi studimin shpreson që rezultatet e tij mund t’iu vijnë në ndihmë për të bindur autoritetet për të bërë më shumë për të edukuar njerëzit drejt sjelljeve të duhura.
Cfare krllqe te tjera do nxirni vetem e vetem qe tiu mbushni mendjen njerezve te vendosin hundesen..rrofshin “antisocialet” ne te semes studimi dhe ata qe i japin krah..
Problemi eshte se keta e kane vendosur qe maska eshte “sociale”. Pra e quajne te kryer misionin . Do degjojme mbas pak kohesh qe do quhet krim mosmbajtja e maskes dhe nje dite do zgjohemi ( flas per veten ) “kriminela”. Vete mjeket jane ndare ne dy grupe me opinione qe kundershtojne njeri tjetrin. Ne grupin “antisocial” jane ata qe kane mbaruar me te gjitha notat 10-ta. Ne grupin e “socialeve” jane te fundit e klases. Si thua miku im , kujt ti besojme ne populli ?
Po flete-rrufete kur?
Se vetem ato kane mbetur per te na nxjerre mallin e xhaxhit Enver ….se zbor si ky qe na esht bo kto 30 vjet
Ju rrofte “demokracia” kapitaliste o vellezer albaneze
O zot sa te pafytyre jeni.
Studimi fundit nga oxfordi:kush nuk mban make, do ajer te paster.
Artikuj bythe, doli 60 perqind e njerez e ne bote qe qenka antisocial.
Kaloni njëherë politikanët nga vetingu i shëndetit psiqik dhe ke për të parë
Sipas studimit me probleme psiqike janë ata që kërkojnë pushtet sigurisht e plotësuar me disa pika të tjera
ata që nuk kanë moral, ata që vjedhin popullin, servilët, të pamoralët etj