Analiza për Monika Kryemadhin: Të pavërtetat që deklaroi në emisionin Opinion

28 Tetor 2020, 11:28Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Është bërë e modës në Shqipëri që kur politikanët flasin në televizione apo panele, ku ka edhe gazetarë, rrallë deklaratat e tyre peshohen në lidhje me realitetin që prekin këto deklarata.

Ndërkaq në botë, është një fakt normal që mediat i masin vazhdimisht apo i bëjnë të famshmit “Fact Check” të qëndrimeve të politikanëve.

Kjo u pa e qartë në SHBA kur në dy debatet mes Donald Trump dhe Joe Biden, kur mediat audiovizive dhe të shkruara kontrolluan menjëherë vërtetësinë e fjalës së politikanëve.

Në mbrëmjen e pardjeshme, një nga krerët e opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte në emisionin Opinion dhe dha disa deklarata për çështje të ndryshme, për të cilat kemi kontrolluar vërtetësinë e fakteve.

-Kryemadhi deklaroi se ministri i Mjedisit në qeverinë “Rama 1” është larguar nga LSI që në vitin 2015, kur ka firmosur ndërtimin e impjantit të mbetjeve të Elbasanit.

Në fakt zoti Koka, jo vetëm që ka vijuar të jetë me LSI-në, jo vetëm që kandidoi në zgjedhjet e vitit 2017, por ai në atë kohë u përplas fort në polemika me PS-në.

Koka u largua nga LSI në vitin 2019, kur nuk pranoi të djegë mandatin e deputetit.

-Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se në përbërjen e Task Force-s anti-Covid, janë militantë politikë të mazhorancës.

Mjafton të përmendim dy nga anëtarët e kësaj Task Force, si Silva Bino, e cila ka prej mbi 15 vjetësh pa lëvizur në krye të departamentit të ISHP-së për sëmundjet ngjitëse dhe parandalimin dhe ka punuar me të gjithë qeveritë, ndërkohë doktor Pëllumb Pipero, ka qenë një drejtues i lartë në kohën kur LSI drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë, madje në vitin 2005 ka qenë edhe kandidat i LSI-së për deputet.

-Kryemadhi vijoi të flasë kundër vendosjes së maskave dhe tha se maskat krijojnë probleme, pasi nuk i japin trurit oksigjenin e duhur.

Kjo është false pasi sipas OBSH-së, apo edhe Task-Forces së të gjithë vendeve të zhvilluara në botë, maska konsiderohet si një mjet i rëndësishëm  për të zvogëluar përhapjen në masë të koronavirusit.

-Kryetarja e LSI-së tha se nëse vendosin shqiptarët maskë çdo ditë, një familje i kushton 9200 lekë të reja në muaj.

Nëse një familje normale i blen maskat në treg dhe nuk i përgatit vetë maskat që lahen, e për një familje mesatare duhen 3 maska në ditë, i bie që për një muaj ato të kushtojnë 2,700 lekë.

-Kryemadhi tha që pallatet e Kombinatit që duan të prishen nga bashkia për të ndërtuar të reja, janë të padëmtuara nga tërmeti.

Kjo është e pavërtetë, pasi ka akt inspektimi nga ekspertët, dëgjesë, por edhe vendim të Këshillit Bashkiak i cili është bazuar pikërisht nga qëndrimi i ekspertëve.

-Kryemadhi tha gjithashtu se nuk ka certefikatë pronësore për qytetarët që do të marrin banesa të reja.

Në fakt në vendimin e këshillit Bashkiak theksohet që prona është e qytetarëve dhe aty do të ndërtohen banesat e reja të standarteve ndërkombëtare.

-Kryetarja e LSI-së tha se në vendin ku është prishur shkolla Sami Frashëri do të ndërtohet pallat dhe ajo do të ndërtohet në Paskuqan.

Kjo gjithashtu është një gënjeshtër pasi shkolla do të bëhet aty ku ishte. Tashmë është prokuruar dhe është pastruar sheshi për punimet.

Këtë e konfirmoi për “Shqip”, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se “Marrëzia që do bëhet një shkollë e Tiranës në bashkinë e Kamzës është gënjeshtër epike”.

Kryebashkiaku theksoi më tej se tek “rruga 5 Maji nisin punimet javën tjetër, në Kombinat në nëntor. Dhe si për çdo shtëpi nga qindra që janë dhënë gjer më sot, jepet dhe kontrata.

Rasti konkret, në Farkë, ku kryetarit të PD aty ju dhanë shtëpitë me gjithë hipotekë e kontratë për 4 kurora.

Abuzimi me fatkeqësinë e të tjerëve kur vete s’dhurove një shtepi a një qese ushqime gjatë pandemisë, është dëshpërimi i një rrënoje morale në politikë”.

-Ndërkaq, duke folur për Kodin e ri Zgjedhor, Kryemadhi tha se Kodi i ri nxjerr jashtë loje çdo parti të re.

Në fakt, Kodi është ai që ka qenë e nuk është i ri, e vetmja pjesë që ka ndryshuar është se është hequr koalicioni-tren, pra ai horizontal, ku çdo parti e koalicionit paraqet kandidatë e në fund fiton ai i partisë kryesore, kurse tani partitë dalin në një listë të përbashkët kandidatësh, si dhe janë hapur listat, ku qytetarët përveç partisë japin edhe preferencë për kandidatin që duan.

12 komente në “Analiza për Monika Kryemadhin: Të pavërtetat që deklaroi në emisionin Opinion”

  1. ⚖️⚖️ says:

    MASHTRUESE !

  2. Bllokmeni says:

    Po te mos kishin per baze genjeshtren , mashtrimin, dhe te gjitha veset me te ndryra te qenies njerezore, nuk do te ishin bere milionere. Ky vend vetem kesaj kategorie i dha jete per te bere cfare te donin dhe sot tundin flamurin e ndershmerise.

  3. Bz says:

    Mos u tallni me kte, ta maresh kte seriozisht eshte si te tallesh me te!

  4. Un says:

    Ore po ju se kuptonu Mina eshte fallco nga koka te kembet…po shyqyr qe ka floririn…Ilirin me fal se maximumi fatorino do kish qen.

  5. Trotski says:

    Mire e ke qendisur ,.Po kjo Baxhella a duhet te jap Hesap per Faktet e Rreme ????

  6. Henk says:

    Ja dhe Mona moldavja. Nuk e kuptoj si mund të jetë në politikë një krijesë kaq e ulët nga ana morale dhe intelektuale. Kjo tregon se niveli i shqiptarëve është njësoj në mos më keq se i vendeve afrikane.

  7. Bushtra e dibres says:

    Po çmerreni me kete kurve bageti qe kur erdhi ne Tirane ne 91 i kishte mustaqet nje pash dhe trikon e leshit deri ne vesh. Kjo funderrine i vetmi zanat qe di te beje eshte te plackise, te trafikoje e vjedhe. Mos ja ngrini kaq shume piacen bundrres se stallave te dibres. Ka bere 1 milion euro operacione plastike per ti ngjare njeriut

  8. k says:

    Kjo eshte baxhellë ashtu si ai tjetri është fshatar pisanjos.

  9. Mona (Liza) Gjiza says:

    Mos ja vini re.
    Kështu është kur je 24 karat mashtruese.
    Të bëhet gënjeshtra dhe mashtrimi pjesë e çdo gjëje.
    I është bërë mashtrimi “sëmundje kronike”.

  10. Un says:

    Ajo ka imunitet per sa u takon fakteve te rreme …me sakt eshte puna e saj kjo,,, te genjej ,,, te vjedhi…. te vrasi …. te qaj …. dhe te shpelaj,,,,kte pun ka Mona Metes

  11. Koti says:

    Profesioniste me patentë

  12. nkolla says:

    Mos ja vini re, aq di aq thote, megjithese ka shkolle me shume se rama (sic tha vete). Mona nga peshkepia, nga nje familje e varfer fshatere, sot nje milioniere me para te vjedhura, na hiqet si e kulturuar dhe e zgjuar. Po ku e gjeti kulturen kjo debile, ne diber apo tek bodrumet e shallvareve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje