Ilir Meta, në fushatën e tij të nisur prej kohësh si kryetar opozite, i ka dërguar një letër ministers së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe për dijeni edhe kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ruçi.
Ai kërkon të informohet për 12 pyetje që ka, duke pretenduar se nuk po bëhet transparencë.
“Nisur nga përkeqësimi i dukshëm i situatës së pandemisë COVID-19, me shtim të numrin të personave të infektuar, e fatkeqësisht me rritje edhe të numrit të qytetarëve të cilën kanë humbur jetën, shtrohet si domosdoshmëri një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, si një tjetër faktor rëndues.
Me përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale e të njëanshme të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë.
Në këto kushte, po bëj publike letrën zyrtare që i kam dërguar ministres së Shëndetësisë, për dijeni Kryeministrit ende në detyrë dhe Kryetarit të Kuvendit”, shkruan Meta, që për letrën i referohet një shkrimi të portalit të Çim Pekës, që e ka postuar bashkë me letrën.
Atij i është përgjigjur menjëherë Rama, duke i kërkuar të mos fusë hundët në punën e ekspertëve.
“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!
Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit. Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!
Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse”– shkruan Rama.
(TemA)
Bravo Edi, i prere duhet te jesh ne kete gomarin e Çepanit.
Pergjigje e duhur ,ne kohen e duhur,BRAVO EDI.
Thats how suposed to answer to the stupid president***
Përgjigje e saktë. Nuk ka punë ai me këto gjëra. Të shikojë punën e tij. Fut hundët kot, për të treguar se është edhe ai këtu. Kollaj është të shkruash letra e të bësh kritika, por vështirësitë po i kalojnë të tjerët. Kërkoka informacion. Çfarë do bëjë kur ti japin informacionin? Një vërë në ujë, syt që ti pëllcasin. Nuk i lë të punojnë rehat në vështirësitë dhe hallet që kanë. Njeri parazit, i dëmshëm.
Zoti President, kërkesën duhet tia bësh Lymit të Tutit, i ngarkuar nga presidenca me këtë sektor. (Adresa: rr. E Elbasanit nr. 2020) Ai është varsi yt direkt.
Shqetesimeve te Ilir Floririt do t’i pergjigjet BKH (FBI-ja shqiptare)
Pergjigje e mire por mos I thuaj Ilir, ti e di qe ai e pelqen Flori..
Jepu pashaporte Shqipetare mjekeve nga sirija indija or rob qire i perrenjeve te Skraparit se ata ke miq ti dhe presidenti kurve mund te na shpetoj nga covid,,