Dy fëmijët e Floresha Rashës e kthyer nga Siria janë të Lavdërim Muhaxherit! U vra në një sulm ajror amerikan

28 Tetor 2020, 08:15Sociale TEMA

Dy fëmijët e vegjël, të lindur në Siri nga Floresha Rasha që sot u riatdhesua janë të Lavdërim Muhaxherit. Këtë gjë e ka bërë publike gazetarja Fatjona Mejdini, e cila, me anë të një letre që u publikua në monitorin në studio, tha se Muhaxheri, është babai i dy fëmijëve që Rasha ka sjellë në Shqipëri.

Në letër, shihet një shkrim dore, që është bërë nga vetë Floresha, e cila me anë të dokumentit ka vetë deklaruar atësinë e fëmijëve.

Dokumenti:

Floresha Rasha ka qenë e martuar me Diamant Rashën, në vitin 2013, drejt Sirisë, bashkë me dy fëmijët që kishtem e të. Diamanti është vrarë atje, ndërsa të bijën 16-vjeçare ia vranë një vit më vonë.

Kështu Floresha ngeli vetëm me Amarin, djalin tjetër. Ajo më pas u martua me Lavdërimin, me të cilin pati dy fëmijë. Lavdërimi gjithashtu është vrarë.

Lavdrim Muhaxheri i njohur edhe me pseudonimin e luftës Abu Abdullah al Kosovës, ishte lider i Shtetit Islamik (IS) dhe rekrutuesi i luftëtarëve të huaj xhihadistë etnikë shqiptarë që luftojnë në Siri dhe në Irak.

Nga një ish -KFOR dhe punonjës në NATO, ai u bë një ekstremist dhe u largua për në Siri në fund të vitit 2012. Ai është shfaqur në disa video propagandistike, duke thirrur shqiptarët të bashkohen në xhihad dhe ka publikuar video e foto në rrjetet sociale, ku shihej teksa vriste njerëz.

Më 24 Shtator 2014, Departamenti i Shtetit i SH.B.A. e caktoi Muhaxherin si një terrorist global. Më 8 qershor 2017, pa dhënë detaje të mëtejshme, vdekja e Muhaxherit u njoftua nga familja dhe policia e tij në Kosovë . Ai dyshohet se u vra në një sulm ajror amerikan.

Pas vdekjes së tij, Floresha është martuar sërish me një tjetër, emri i të cilit nuk dihet. Sot ajo ndodhet në Shqipëri, për t;ju nënshtruar procesit të riintegrimit në shoqëri, bashkë me tre fëmijët e saj.

Vjehrri, babai i Diamant Rashës, nuk e ka pritur Floreshën. Publikisht, ai ka thënë se priste vetëm nipin e tij Amarin, ndërsa Floresha dhe dy fëmijët e tjerë që ka, nuk dëshiron t’i shohë në shtëpi.

4 komente në “Dy fëmijët e Floresha Rashës e kthyer nga Siria janë të Lavdërim Muhaxherit! U vra në një sulm ajror amerikan”

  1. ceni says:

    Mjaft me keta fytyra ts ndyra neper gazeta. Keta jane mire per raportet e policise jo per gazeta. Na tmerruat e na prishet gjakun. Kujt i duhet te dij per femijet e ketij terroristi….pfffff

  2. Shqiptari says:

    Kerkoni europen ju shkerdhata politikan rrugaç , ajo nje pler e martuar me gjith ushtrin e isisit , ju e sillni ne shqipri , vend i marr fund , me injorant dhe politikan antishqiptar dobiça alabak pa moral nder dhe pa atdhedashuri , llumi llumin terheq , nuk paska pas faj ai deputeti parlamentit europian kur tha qe shqiperia esht nje vend islamik radikal dhe vend shum i rrezikshme per europen , e shava kur e lexova thenien e tij , por sot i jap te drejt , kte vend se lidh me gje me europen , gezuar ramazonin i pafshi hajrin .

  3. Doktor Mortja says:

    Me kalu nen administrim grek, 90 perqind e popullit nderron fene sikur nderron breket!
    Ndermjet nesh, per profete te cilet nuk i beson askush, shkaterrojme veten dhe te ardhmen!
    Nje nga shkaqet qe na kaluan fqinjet ne thike ishte pikerisht dhe profeti, me keq akoma besonim te i derguari i tij mbi toke. Sulltani!
    Per shkak te tij copetohemi cdo dhjetevjecar!
    Do vazhdojme keshtu derisa te na hajne me kocka.
    Jemi shume qesharake!

  4. luli says:

    Shteti nuk duhet te harxhoj asnje cent per riintegrimin e tryre ne shoqeri.
    Sic shkuan me deshire le te riaftesohen me parate w tyreose tefamiljareve te saj.
    Mire e tha ish vjehrri i saj,cfare kujtonte ajose ishte atje dasem dhe ajo mbeti pa u argetuar.Prinder funderrina qe cojne femijet e tyre ne
    ate gjendje psikologjike sic ishin ata , se cfare traumash kane hequr ata femije besoj jane perdhunuar nga gjithe ate mori ushtaresh qe ishin atje.70 mije vete ne ate kampe ku njerezit nga te gjithe kombesite levrijne larte e poshte.Me vjen shume keq qe predikojne se jane te besimit musliman ku ajo femer brenda 6 vitesh nuk ka mbetur nje minute pa burre duke u bashkuar me lloj lloj mashkulli.
    Me vjen keq ta them por ate grua Floreshen e zune hakat e vajzes se saj qe nuk e la te jetoje dhe atij djali qe derisa te kete jeten do te jetoj me makthin e viteve te ka jetuar ne kampe.E zune hakat e vjehrrit dhe vjehrres te cilet i kishtete shkolluar dhe qe i kishin dal borxhe qe femijet tepakten tua linte atyre.
    Njerez te tille mos u befshn kurre prinder.
    Cfare borxhi i ka populli shqiptare qe parate e taksave te tyre te perdoren per integrimin dhe jetesen e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje