Keqpërdorimi i eurodeputetëve të djathtë nga Luli dhe çfarë realisht ata duhet të bëjnë!

29 Tetor 2020, 12:01Politika TEMA

Nga Altin Ketro

Një grup prej 8 eurodeputetësh, të cilët përfaqësojnë grupimin e partive të djathta evropiane PPE, janë shqetësuar së tepërmi për faktin se kryeministri Rama ka vendosur ta rrëzojë dekretin e presidentit Meta që e ktheu për rishqyrtim Kodin e ri Zgjedhor.

Ata këmbëngulin që mazhoranca të presë muajin dhjetor kur do të shprehet me mendim edhe Komisioni i Venecias. Teksa lexon letrën e tyre vëren me shumë lehtësi ndikimin që kanë pasur tek ta e-mail-et e pafundme që i kanë shkuar prej selisë së SHQUP-it.

Është pak po e sigurt që ata nuk i njohin fare ndryshimet e reja dhe thjesht bazohen tek ato çfarë u shkruajnë nga PD-ja. Është e paimagjinueshme ta mendosh e jo më ta shprehësh, që një Kuvendi sovran t’i vësh në dyshim vendimmarrjen.

Pasi Kuvendi është shprehur me votë që shkon përtej një shumice kushtetuese kur e miratoi Kodin Zgjedhor, tashmë i kërkohet prej këtyre eurodeputetëve që të heqë dorë e të presë dy muaj se si do shprehet Komisioni i Venecias!!!

Një nga xhevahiret në letrën e tyre ishe: “Ne u [tronditëm] kur mësuam se ju thyet Marrëveshjen e 5 Qershorit me Opozitën në germën dhe në frymën e saj, përmes miratimit të ndryshimeve të njëanshme në Kodin Zgjedhor me qëllim që të [përfitoni] në shpërndarjen e mandateve parlamentare.” Si mund të pësojë tronditje (do zoti e kanë pasur thjesht shpirtërore e jo psikologjike) ky grup eurodeputetësh ndërkohë që marrëveshja e 5 qershorit u miratua nga mazhoranca socialiste pa asnjë ndryshim?!

Ky e shohin ata thyerjen në “germë e në frymë?! Si mund ta quash “miratim të njëanshëm” Kodin Zgjedhor ku nga 121 deputetë që ka sot Kuvendi, Partia Socialiste ka vetëm 78 mandate dhe Kodi u votua me 97 vota, pra me afro 80 për qind të numrit të deputetëve?

Ndërkohë, kur thoni që qëllimi paska qenë “përfitimi në shpërndarjen e mandateve parlamentare”, këtu tregoni se nuk e keni lexuar fare, po fare fare, Kodin e ri Zgjedhor. Kodi i ri është një risi në tri dekada të demokracisë shqiptare.

Ai e ka pragun elektoral të përfaqësimit në 1 për qind, si askund të Evropë. Kodi i ri hap listat dhe u jep të drejtë zgjedhësit që të votojë kandidatin që dëshiron. Kodi i ri e bën të paparashikueshëm edhe renditjen që dërgon kryetari, sepse formula ta lejon që i fundit i listës e zhvendos të parin e listës nëse merr më shumë vota sesa ai, në raport me mesataren e votave që i takojnë partisë.

Kodi i ri sjell konkurrencë brendapërbrenda secilës parti, sepse qoftë edhe për ego personale politike, çdo kandidat në listë dëshiron të marrë më shumë vota sesa kolegu i tij brenda partisë, po edhe sesa rivalët tek partitë e tjera. Kodi i ri krijon koalicione të drejta, e jo hileqare si dikur, ku partitë kryesore transferonin si të tyret vota të marra nga partitë e tjera. Zotërinjtë eurodeputetë shprehin konkluzione absurde se PS-ja përfiton mandate e favorizuar nga Kodi i ri. Si i përfiton këto mandate kur rregullat janë të barabarta për të gjithë?

Si përfiton mandate kur ajo është e vetme përballë 3 partive (PD, LSI, PDIU që kanë qenë në Kuvend me forcat e tyre) dhe nja 60-70 partive të tjera që i kanë në prapavijë si mbështetje? Po si mundet këta eurodeputetë ta poshtërojnë kaq shumë opozitën, e cila, ndonëse në publik hiqet si e bashkuar, sërish ky bashkim nuk i vlen edhe kur kundërshtarin përballë e kanë tek pullë!

Zotërinjtë eurodeputetë janë të lutur që të mos harxhojnë kohë kot duke kërkuar “qiqra në hell” me kërkesa të pajustifikuara për të vonuar votimin e Kodit të ri, i cili tashmë zbaton të njëjtin model që edhe ata kanë në vendet e tyre, bile është shumë më i avancuar në disa drejtime. Këta eurodeputetë është mirë të ndërmarrin një nismë ndërmjetësimi brenda vetë opozitës që të unifikojnë dallimet ideologjike që kanë brenda tyre e të shuajnë urrejtjen që elektorati i bazës ndjen për secilën palë.

Pra të arrijnë të bindin Lulin dhe Monën që të dalin me një listë të përbashkët. Kjo do tregojë në vetvete se PD dhe LSI i besojnë njëra- tjetrës, që koalicionin e kanë real, që bashkëpunimin politik nuk e kanë për protagonizëm: i madh a i vogël, i majtë a i djathtë, por për atë qëllim që i kanë vënë vetes, “rrëzimin nga pushteti të kryeministrit Rama”.

Në rast se eurodeputetët nuk e bëjnë një gjë kaq të thjeshtë, në të mirë të opozitës sonë të dashur jashtëparlamentare, atëherë s’u mbetet tjetër veçse të marrin flamurin e SHQUP-it e ta valëvisin si tifozë të sëmurë të skuadrës politike PD. Si tifozë politikë do kishin respektin edhe të mazhorancës socialiste, por si moralistë jo faleminderit, kemi boll këtej nga anët tona, na dalin e na teprojnë!

9 komente në “Keqpërdorimi i eurodeputetëve të djathtë nga Luli dhe çfarë realisht ata duhet të bëjnë!”

  1. analisti says:

    Shumë mirë!E meritojnë këta lloj deputetësh alla PD të cilët edhe Evropa i ka me shumicë.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Qente le te lehin,karavani te shkoje perpara.
    Keto,jane te ashtuquajturat Lobi,te cilet njifen ne politike,
    dhe aktivizohen,e theksoj aktivizohen vetem ,kur per kete
    marin honorarin e nevojshem.
    Me keqardhje,po keshtu funksionon demokracia.
    Dicka tjeter do te ishte n.q.s. Parlamenti Evropian
    do te dilte me nje deklarate zyrtare.
    Sala tha per New York Times leter higjenike,
    cfare duhet te themi ne per tete Eurodeputet te djathte ?
    Opozita krijoi Babalen dhe qindra fakenews te tjere,
    dhe nuk e ka problem te mashtroi tete Eurodeputet,
    qe duan te mashtrohen.
    Ti qe krijove ujkun dhe arine,
    perse dreqin krijove dhe Saline ?
    PD,per “para” Shqiperia

  3. Tori says:

    Ekush je ti mor zvarranik i Meros te krahasosh kete mazhorancen socialrilindase me eurodeputetet ? Ku e sheh ti mor qelbanik se ato u votuan nga kjo mazhorance e ndyre ashtu siç dhe u miratuan nga komisioni? ku i sheh ti listat e hapura 100% Ti si dhe shefi jot keni vene nga nje maske saldimi per ti pare ligjet e miratuara nga Rama .Maskara.

  4. Agimi Diber says:

    Shume mire e ke argumentuar. Keto 8 deputet te djathte gjerman le te marrin flamurin e PD DHE TE VENDOSIN FOTON E LULZIM BASHES NE PARTITITE E DJATHTA GJERMANE. LULZIM BADHA ESHTE KRYEINTIGRANTI ME I MADH DHE SHPIFES I JASHTEZAKONSHEM. NE KETE RADT DUHET TE FLASE EDHE AMVADADA GJERMANE NE SHQIPERI QE TU TREGOJE TE VERTETEN SI ESHTE. API LJO AMBASADE EFHE VETE NUK E KA TE QARTE LULEZIM BASHEN.

  5. Populli says:

    Haha…po cmut duan eurodeputet me vendimet e kuvendit ….le te shprehen si te duan…votat ja dhame per te qeverisur…jo per dengla…Like kurva me partine familjare-vdiq pergjithmone….Luli mire eshte aty ku eshte…bastardi president ha mut kot…iken per lesh…si Jozi me partine e re…

  6. Pojaku i Berishes says:

    Ore me thote kush, perse e keni zgjidhur Torin nga zinxhiri? Lidheni more, se do kafshoj edhe Eurodeputetet

  7. iksi says:

    Une po e shtoj edhe nje kerkese : Zoterinj eurodeputet mos fusni hundet ne punet e kuvendit shqiptar kur nuk njihni kodin dhe ligjet tona . Si e çoni vehten tuaj te terhiqeni per hunde nga njerezit e rrugeve shqiptare qe thuhej shprehja : Na ishin nje here disa deputet dhe ata po na kerkonin ndihme nga jashte per te dale mbi parlamentin e nje shteti ( shqiptare ) . Ju bej edhe nje pyetje tjeter ju 8 eurodeputeteve a keni fut hundet keshtu ne nďonje shtet tjeter qofte edhe ne atè te Malit Zi 600 mije banoresh ? Pergjigja eshte jo se ata jua tregojne kufirin te thana , ndersa ketu tek ne gjeni lulin e vogel qe qahet tek ju e thoni ju ja ta zgjidhim ne e mos qaj mos qaj .

  8. emigranti says:

    shume mire ben europa qe tall bythen me shqiperin kur spaku nuk vepron te zhduke saliun me kompani po mjere populli ishkrete

  9. Shenjestra says:

    Deputetet e djath,mut qenkan brenda Shqiperise dhe mut qenkan edhe ata jashte, ne Evrope.Qenkan njerez qe shiten e blihen,llumi i shoqerise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje