“Të lëmë bandat të asgjësojnë njëra-tjetrën”! Zyrtari i Bindjes Demokratike ironizon Lubonjën: Pragmatizëm më shpresëdhënës s'mund të ketë

29 Tetor 2020, 09:47Politika TEMA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Oli ka komentuar deklaratën e djeshme të bërë nga analisti Fatos Lubonjë, i cili është shprehur se “Shqipëria drejtohet nga tre banda, do të ishte më udhës që të linim vetëm këto banda pasi ato mund të asgjësojnë apo mbajnë nën kontroll njëra-tjetrën”.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli ironizon Lubonjën, ndërsa shkruan se pragmatizëm më shpresëdhënës nuk mund të ketë.

Mund ta shkruaja këtë status edhe dje në darkë vonë, por isha në dyshim nëse ajo çka dëgjova nga Lubonja në Real Story e kisha dëgjuar saktë…

Duke iu referuar atij dhe opinionit se Shqipëria drejtohet nga tre banda, do të ishte më udhës që të linim vetëm këto banda pasi ato mund të asgjësojnë apo mbajnë nën kontroll njëra-tjetrën…

Çdo iniciativë tjetër që mund të dalë jashtë konceptit të bandës nuk vlen, pasi mund të dobësojë njërën nga bandat e të forcojë bandën tjetër…..

Mendim më racional nuk ka ku të shkojë. Fakti që udhëhiqemi nga banda nuk është problem!!!!

Tani më thoni ju se kush i shërben më fort bandës në pushtet. Kur shqiptarëve u thua se drejtoheni nga banda, po ju refuzoni njërën e preferoni tjetrën, besoj se u jepen alternativa pafund zgjedhjesh!

Pragmatizëm më shpresëdhënës nuk mund të ketë… i pa fjalë….

ps, karakterizimet e mësipërme nuk kanë lidhje me bindjet apo opinionet e mija. Është një minianalizë që bazohet te këndvështrimi i z. Lubonja….”-shkruan Olli.

3 komente në ““Të lëmë bandat të asgjësojnë njëra-tjetrën”! Zyrtari i Bindjes Demokratike ironizon Lubonjën: Pragmatizëm më shpresëdhënës s’mund të ketë”

  1. Arqile says:

    Te lumte z.Olli per shkrimin .Lubonja nuk ka me tru .Fati i keq i vendit qe mbetet te komentoje cdo dite Lubonja si sherbetor i bandes se sales.Ne fakt sokoli pasi e degjon ja ka rregulluar samarin se i ka ikur menjane dhe eshte bere se kafshet e punes te plakura pa takeme thoshin .Mesa duket ka kontrate me pronarin e tv se kundershtar i Rames por eshte e vertete se lubonjen nuk e degjon njeri se kemi telekomande.

  2. Vlesh says:

    Qy Lubonja eshte tashme nje truprishur qe i ha kohen tv! Asmush nuk intersohet ca po thote ky bllokist dhe …inatci i vjeter! Shkon i ziu ne tv per para! Por eshte tashme i padobishem! Goes with wind!

  3. sistemi says:

    ironia – akt psikopatik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje