Koronavirusi në Kosovë: 4 viktima dhe 400 të infektuar

30 Tetor 2020, 15:18Rajoni TEMA

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 418 persona të infektuar me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rezultatet janë në bazë të 1.608 mostrave të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 4 pacientë të cilët kanë qenë të sëmurë me COVID-19. IKSHPK thotë se janë shëruar edhe 67 persona ndërsa numri i rasteve aktive është 3.126.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 19.328 persona, prej të cilëve 678 kanë vdekur ndërsa 15.434 janë shëruar.

1 komente në “Koronavirusi në Kosovë: 4 viktima dhe 400 të infektuar”

  1. Filip says:

    400 apo 418 ?

    Apo vk, per ju tek tema sjane njerez ata 18 te tjeret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje