Shifra alarmante edhe në Greqi, nga koronavirusi

29 Tetor 2020, 19:07Rajoni TEMA

Autoritetet greke kanë konfirmuar se ditën e sotme janë shënuar 1211 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Nga këto 47 janë kontakte të personave të konfirmuar pozitivë, ndërsa 35 u zbuluan pas kontrolleve në kufijtë hyrës të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet 35 510, nga të cilat 55.2% janë burra.

114 pacientë trajtohen të intubuar, ndërkohë që 284 pacientë kanë dalë nga njësitë e kujdesit intensiv.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima, duke e çuar numrin në 615.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje