Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviç, kërkohet ndihma e Interpolit

29 Tetor 2020, 10:32Rajoni TEMA

Është kërcënuar me jetë politikani shqiptar nga Mali i Zi, Dritan Abazoviç. Ndërkohë, policia  ka nisur hetimet dhe  i dyshuar është shtetasi malazez me inicialet R.S.

Ky person e ka kërcënuar Abazoviç, dhe meqenëse ai nuk jeton në Malin e Zi, i është kërkuar ndihmë Interpolit për arrestimin e tij. Në një mesazh kërcënues, Abazoviç i është thënë se do të të vritej nëse bashkëpunon në krijimin e qeverisë së re malazeze.

“Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviqit, me të cilën u informua policia.

Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës,”– thuhet në njoftimin e policisë.

Nga një llogari në rrjetin social, kërcënimet iu dërguan liderit të partisë politike URA, Dritan Abazoviçit, me të cilën u informua policia. Kjo e fundit ka identifikuar 69-vjeçarin nga Rozhaja, si personin që i dërgoi kërcënime politikanit, për të cilin u njoftuan oficerët e Departamentit të Sigurimit të Rozhajës”, njoftoi policia.

Sipas deklaratës së një të afërmi të R.S., kërcënuesi nuk jeton në Mal të Zi, por në Suedi dhe përmes Departamentit për Bashkëpunim Operacional Policor, një kërkesë iu përcoll Interpolit në Suedi, thotë policia.

Abazoviq u informua për aktivitetet e ndërmarra, i cili deklaroi se nuk ndihej i kërcënuar. Dyshohet se R.S. i tha Abazoviçit se do të masakrohej nëse vazhdonte “miqësinë” e tij, domethënë negociatat dhe bashkëpunimin me “çetnikët”.

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Abazoviç, përmes rrjeteve sociale tha se shumë prej letrave që mori ishin me qëllim të mirë dhe se një pjesë e tyre ishin të porositura.

2 komente në “Kërcënohet me jetë Dritan Abazoviç, kërkohet ndihma e Interpolit”

  1. S'ka shaka says:

    vetëm këtu luhet teatri “sala, rama, meta, basha”
    hanë pinë e bëjnë vila

  2. S'ka shaka says:

    vetëm këtu luhet teatri “sala, rama, meta, basha”
    hanë pinë e bëjnë vila

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje