Mediat greke: Turqia po dërgon mercenarë sirianë për të luftuar në kufi me Greqinë

28 Tetor 2020, 16:13Rajoni TEMA

Turqia dhe Greqia prej javësh tashmë janë në një konflikt të ashpër me njëra-tjetrën për hapësirën e detare në Mesdhe.

Dy shtetet herë pas here kanë qenë gati për luftë, par tashmë po punohet në mënyrë diplomatike për të zgjidhur konfliktin.

Edhe pse duket se mes vendeve është vendosur paqja e brishtë, sërish mediat kanë zbuluar një raport sekret ku tregon se Turqia po përgatit mercenarë sirianë  për t’i dërguar në kufi me Greqinë.

Sipas këtyre mediave në Turqi janë duke u stërvitur mercenarë sirianë xhihadistë, të cilët janë gati për të luftuar.

Gazetari që ka zbuluar informacionet sekrete është Abraham Kasparian, nga Armenia dhe ka arritur të sigurojë një bisede telefonike mes terroristëve me bazë në Idlib.

Gazetari i ArmNews shtoi se midis militantëve Sirianë në Idlib po përhapet ideja e se një lufte “shumë të mundshme” midis Greqisë dhe Turqisë dhe se ka mijëra mercenarë Sirianë të gatshëm të vendosen në kufirin tokësor me Greqinë.

5 komente në “Mediat greke: Turqia po dërgon mercenarë sirianë për të luftuar në kufi me Greqinë”

  1. Erdogani kryetar i ISIS-it says:

    1- Ky eshte Erdogani, Lideri i vertet i Xhihadistave, ja si e zbardh koha te verteten e Xhihadismit Shqiptar, te qindra Shqiotarve qe jane vrar ne Siri, te qindra Grave dhe Femijeve te braktisur neper kampe dhe familjeve te shkateruara shqiptare, te qindra femijeve te lindur nga nena xhihadiste Shqiptare dhe spermave Aziatike.
    2- Kjo eshte Turqia Otomaniste, perdor Islamin si vegel politike, si mjet rekrutimi te Jenicerve nga shtete te ndryshme Islamike ne luft per interesat e Turqis.
    3- Ramy ta gezosh byrazerin e Anatolis, na kenaqi ka shkateruar qindra familje Shqiptare, qindra kopila xhihadistes ne duart e nenave Shqiptare Kampeve te Sirise.

  2. fabi says:

    Karlliqe armenësh. Erdoja kar është, por armenët po kerkojnë te fusin ne valle kombe të tjerë per te zgjidhur hallet e veta.

  3. Lani says:

    Kush eshte ngushte tani fillon e shpif per te bere boten rremuje te terheqin ne traplliqet e veta dhe vende te tjera.Beni ca te doni nuk ju a kemi ngene.

  4. Gjeopolitika 123 says:

    Padyshim Erdogani do perdori te gjitha metodat. Puna eshte qe liberalet dhe sorrosianet e Europes nuk i bejne dot gje. Ose do fokusohesh tek ushtria dhe lufta ose tek homoseksualet dhe transgender. Dihet se ku focusohen liberalet pa profesion te EU. Pra Erdogani jo vetem do marri ishujt greke afer Turqise por do kontrolloje pjese Te Afrikes Veriore dhe do kete influence Te jashtezakonshme nje Ballkan. Kush mendon ndryshe eshte idiot qe i ka ngelur Ora me shekullin e kaluar tek lufta e ftohte. NATO eshte instrument pa vlere ne realitetin e sotem. Nuk e di a do jete me mire apo me keq per popujt qe do jene nen influencen e Turqise por shanset jane qe te jene me mire pasi Turqise I duhet treg stabilitet dhe fuqi blerese nje keto troje. Evropa nuk i siguron tregun Turqise dhe i ben presione plus. Mallrat turke nuk jane shume cilesore dhe jane me cmime te lira pra my treg eshte me i pershtashem.

  5. Dembabadem says:

    Greket po shikojne endrra , me siriane qe i sulmojne nga te kater anet . Pastaj ngrihen ne mengjes dhe shkruajne ne gazeta qe ta marr vesh Evropa se Greqia eshte ne hall te madh . Futi nje frape si fillim te hapen syte , pastaj ha nja dy sufllaqe dhe leri sirianet ne punet e tyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje