Gjendja shëndetësore e Albin Kurtit pas infektimit me Covid-19

28 Tetor 2020, 11:54Rajoni TEMA

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha të mërkurën se është prekur nga koronavirusi.

Ish kryeministri Kurti e bëri njoftimin përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, shkroi ai.

Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se janë konfirmuar 197 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi, ndërsa tre veta humbën jetën.

Deri të martën në Kosovë janë konfirmuar 18 mijë e 345 të infektuar, ndërsa numri i viktimave të COVID-19 ka arritur në 669.

Aktualisht sipas autoriteteve 2 mijë e 478 raste vazhdojnë të jenë aktive.

2 komente në “Gjendja shëndetësore e Albin Kurtit pas infektimit me Covid-19”

  1. saldatori says:

    Vetem Sorrosianet i ze korona ,kan kullot ne kazan te plehrave.,politikanet qe ze korona jane thjesht sherbetor te Sorosianeve ,aty kuptohet.

  2. udhetari says:

    I urojme sherim te shpejte se sigurisht qe i duhet Ilir Metes ne keto kohe te veshtira duke e ndihmuar si Bujar Bukoshi Sali Berishen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje