Para 400 vitesh, pra në vitin 1620, shqiptarët dhe serbët filluan të vriten mes vete. Që nga ai vit gjakderdhja s’ka pushuar. Por në vitin 2020 ndodhi mrekullia: nga një arë me kallamboq në shtetin Iowa doli një burrë me flokë ngjyrë portokalli dhe tha: “Puthuni dhe përqafohuni, bijtë e mi, paqja e përjetshme qoftë me ju”. Dhe bijtë e dëgjueshëm bënë siç tha axha Donald. Dhe paqja në Ballkan erdhi. Amen!
Nga Enver Robelli
Erdhi dita. Erdhi dita t’i harrojmë historianët si Noel Malcolm, Oliver Jens Schmitt, Peter Bartl, Holm Sundhaussen. Këta s’marrin vesh asgjë nga historia e Kosovës. Vilajeti i Kosovës, Kosova si trevë qendrore ballkanike, hekurudha Mitrovicë-Selanik, raportet e konsujve austro-hungarezë nga Prizreni, Shkupi e Mitrovica: “Fake News! Hell yeah!” Në qytet ka ardhur jo një sherif i ri, por një historian i ri. Dhe ja si duket tani historia e Kosovës: para 400 vitesh, pra në vitin 1620, shqiptarët dhe serbët filluan të vriten mes vete. Që nga ai vit gjakderdhja s’ka pushuar. Por në vitin 2020 ndodhi mrekullia: nga një arë me kallamboq në shtetin Iowa doli një burrë me flokë ngjyrë portokalli dhe tha: “Puthuni dhe përqafohuni, bijtë e mi, paqja e përjetshme qoftë me ju”. Dhe bijtë e dëgjueshëm bënë siç tha axha Donald. Dhe paqja në Ballkan erdhi. Amen!
Erdhi dita. Le ta dëgjojmë, lexojmë e mësojmë përmendësh ligjëratën e axhës Donald: “Unë jam nominuar për tri çmime Nobel, a mund ta besoni, dhe kjo për rajone të ndryshme. Si mes Kosovës dhe Serbisë, jemi duke bërë marrëveshje tregtare. Ata ishin duke e luftuar dhe duke e vrarë njëri-tjetrin për shumë dekada. Më pas thashë, tregojuni që ne nuk do të bëjmë asnjë biznes me ta, ata e duan biznesin tonë, ne nuk do të bëjmë asnjë biznes deri sa ata të ndalen së mbyturi njëri-tjetrin. Dhe e dini çfarë, u deshën vetëm 20 minuta për të bërë marrëveshje! Mendoj që ata po luftonin qe 400 vjet, ishin duke luftuar për shumë kohë. Para dy muajve ata ishin në zyrën time, duke përqafuar e puthur njëri-tjetrin”. Amen!
Erdhi dita. Shqiptarët me origjinë nga Jemeni dhe Iraku me banim në Michigan (SHBA) marrin pjesë në një marsh në përkrahje të rizgjedhjes së presidentit Donald Trump. Gjelosh Gjovalin Gjakush Xhambazi, stër-stër-stër-stër-gjyshi i të cilit u lind në Qerbela të Irakut, i priu kolonës së shqiptarëve orientalë dhe trump-përkrahës. Aty kishte edhe egjiptianë, jezidë, irakianë, turq, kurdë, sirianë (të të gjitha feve), jemenas, jordanezë. Presidenti iu drejtua masës me një videomesazh. Me atë rast ai recitoi edhe disa vargje nga poema “Qerbelaja” të shkrimtarit persian Naim Frashëri, i lindur në fshatin Frashër të Jemenit perëndimor.
Urdhëro, Zot’ i vërtetë!
e më dërgo tatëpjetë
engjëllinë krah-zjartë,
fjalë-ëmbl’ e këmbë-artë.
Dotë këndonj urtësinë,
e dotë rrëfenj Alinë,
edhe fëmijën’ e tija,
t’ i mësojnë njerëzija,
të nxjerr një pikë nga deti,
një druthezë nga rremeti,
e të tregonj trimërinë
dhe durimn’ e njerëzinë
pa të them dhe Qerbelanë,
edhe zotërinjtë t’ anë.
Gjakderdhja mes serbëve dhe shqiptarëve filloi, siç e tha e u shpjegua, më 1620. Në atë vit shpërtheu edhe lufta osmano-polake mbi sundimin e principatave danubiane, e para së gjithash mbi kontrollin e Principatës së Moldavisë, aty ku kishte lënë gjurmë shqiptari Bartolomeo Bruti, i afërt i kryevezirit osman Sinan Pasha, një shqiptar i konvertuar në islam. Bartolomeo Bruti ishte spiun i Kurorës Spanjolle, ndërmjetësues i paqes mes osmanëve dhe spanjollëve, vartës, ndihmës e shërbëtor i sundimtarit të Moldavisë, ai kishte kontakte me Anglinë dhe Perandorinë Osmane. Karriera e Bartolomeo Brutit mori fund më 1592, vetëm 8 vjet para se të niste kërdia serbo-shqiptare, kur sundimtari i ri i Moldavisë e zbuloi Brutin duke u arratisur nga vendi. Ndëshkimi qe i ashpër: Brutit ia prenë hundën dhe e ngufatën. I kishte rreth 35 vjet, i shkreti. Ndërkohë metodat e axhës Donald për sjelljen e paqes në territoret e dikurshme osmane janë pothuaj nënë-tereziane. Ai ka vetëm një mesazh: “Puthuni dhe përqafohuni, bijtë e mi, paqja e përjetshme qoftë me ju”. Amen!
Sipas axhës Donald konflikti serbo-shqiptar filloi më 1620 në një vresht të Rahovecit, pasi vreshtari shqiptar Gjon Avdullah Hoti i zbuloi tre cuba serbë me emrat Dositej, Velizar dhe Arsenije duke hedhur uthull në kazanët prej bakri, ndërsa mjeshtrit shqiptarë po piqnin rakinë më të mirë për Oborrin e Sulltanit dhe hanëmet e Stambollit. Axha Donald pyeti veten: “Si është e mundur të vriten e priten këta njerëz qe 400 vjet për një kazan raki të përzier me uthull?” Dhe paqja erdhi. Amen! Axha Donald shfletoi historinë. “Si është e mundur: ju filloni të vriteni mes vete, ndërsa bullgarët më 17 maj 1620 e prezantojnë në Plovdiv karuselin e parë për fëmijë?”
Viti 1620 është i rëndësishëm për Amerikën. Më 16 shtator 1620 dhjetëra puritanë anglezë u nisën me anijen “Mayflower” nga porti i Plymouthit në drejtim të Amerikës. Ata shpresonin se në kontinentin e ri do të jetonin sipas rregullave të Biblës. Mes pelegrinëve dhe aventurierëve u ndezën tensione. Më 21 nëntor 1620 anija arriti në Provincetown Harbor. Për të nisur një jetë në paqe, pelegrinët dhe pasagjerët e tjerë u pajtuan për nënshkrimin e një kontrate: “Kemi vendosur të themelojmë koloninë e parë në trevat veriore të Virginias dhe solemnisht dhe dyanshëm në prani të Zotit dhe të secilit individ lidhim një kontratë dhe të gjithë bashkohemi në një kuvend civil, politik, që të organizohemi më mirë dhe të sfidojmë gjërat që na presin”. Në koloninë e re vlente e drejta e shumicës, të gjithë anëtarët konsideroheshin të barabartë. Kontrata e “Mayflower” konsiderohet si dokumenti i zanafillës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kur ta marrë çmimin “Bartolomeo Bruti” për ndërmjetësimin e paqes mes Serbisë e Kosovës, axha Donald do të flasë edhe mbi kontratën e “Mayflower” të vitit 1620. Hell yeah!
O Enver mos shkruaje kot si koti si Donalt Tramp qe flet kot si koti ket e di gjith bota tani me se ai ja fute kote si koti si do Mose kure flet para turrmave dhe simpatizanve te ti!! Po une me Thane te verteten Kam pase shume frige kure ai njeri u zgjodhe peresident se shqipri dhe Kosova do vuane shume por kjo nuk ndodhi koha na tregoje qe Amerikanet Jane nje alate i pa zevensushem . Mos harroni si ilir meta Sali berisha e Lulzim basha deshen ta shkatrrone shqipri perfunimish dhe ta fusin ne lufte civile por adiministrata e Trampit nuk i lane edhe ne Kosove qfardo progresi sa do i Vogel te jet duhet te mirpritet! Thene kjo une apsoltitishe mbeshtes Jo Baden shpresoj shume qe ai te fitoje!! Sa per mbeshteti nuk mind te ndalosh njeri te Ben zgjedhjen e vet se ti ke polikanet shqiptare qe nga Enver Hoxha e deri me sot qe kane vra e vjedhe me menyre me makaber vendin e vet dhe akoma kane mbeshtetes??????????
Pritet reagimi i historianit Jakupovski.
Per Gjelosh, Gjevalin, Xhambaz,Topuz dhe e tere shqoten e dallkaukeve shqipetare nuk ka rendesi te perzihemi me gabelet, maxhupet e Lindjes. E rendesishme eshte te shihen, te ekspozohen ne media se keta jane bajraktaret e komunitetit.Ketyre te marrosurve nuk i pengon as perkrahja dhe betimi i Granelit para turmes serbe ne Wisconsin: do te bejme cmos per ta mbrojtur kryqin serb ne Kosove…
Lesh harapi(lexo pune te shqiptaro-amerikaneve).Patriotet e diaspordhes, radhiten ne turmen e Lindjes, per Kosoven, nisiatori i “pajtimit serbo-kosovar Granelli premton mbrojtjen e kryqit serb ne Kosove. Vertete se Corona-19 ka pase efect mendor tek disa njerez por nuk eshte prite te kete kete efekt kolektiv mbi shqiptaro-amerikanet. Te shpresojme se vaksina e shumepritur ne Prandevere do te ben mrekullin mendore tek komuniteti shqiptaro-amerikan. Amen
Paqja Shqiptaro-Serbe e diktuar nga Tramp, e cila dukshem favorizon Serbine I ngjan dhurimit te territoreve shqiptare nga Turqia per renie ne ujdi me Rusine, pra si harac.
Edhe kjo ” marreveshje ” Kosove – Serbi duket se eshte koordinuar me pare ne marreveshje ndermjet amerikaneve dhe ruseve ku shqiptaret si ne kohen e Turqise perdoren si harac per ujdite e te medhenjve, nderkohe qe aktore te dores se dyte jane edhe politikanet tane palaco qe megjithese trajtohen me percmim nga ” miqte ” krekosen si fitimtare ne Prishtine.
Komentet e Trampit jane nje befasi vetem per inorantet e Ballkanit. Si Serbet ne Serbi ashtu edhe Enveri jane te befasuar, por secili ne istikamin e vet.
Donald Tramp nuk eshte politikan profesionist. Ai u be President I Amerikes si nje bisnesmen i sukseshem….Ai nuk perdor dorezat por i thote gjerat shume hapur, ashtu sic i mendon. Fatkeqesisht ai ka te drejte. Ai ka te drejte sepse historia e marredhenieve serbo-shqiptare eshte histori gjaku. Ai thjeshte e permendi kete fakt ne miting per tu mburrur (si nje femij i perkedhelur) se pajtimi shqiptaro-Serb ne Shtepine e Bardhe do i jap atij cmimin “Nobel”. Per fatkeqesine e idjoteve shqiptare dhe Serbe, ai tha troc se si mendohet Kosova dhe Serbia ne Amerike. Ai tha se ata jane shtete hic dhe ai per 10 minuta i pajtoi…
Reagimi i lexuesve Serbe ne B92 per kete lajkm eshte katastrofik. Ata kishim mendua qe Donaldi ishte ne anen e tyre dhe u cuditen me kete deklatare qe ai nuk ben dallim per armiqesine e ndersjellte.
Edhe shkrimi I Robertit eshte I te njejtit kaliber. Ne thelb ai eshte shume I rrezikshem sepse Roberti eshte nje letrar I zoti dhe nepermjet sarkazmes dhe ironise ben fajtor Donaldin se pse ai foli per luften e ndersjellte midis Serbeve dhe Shqiptareve. Ai mendon se faji eshte ne anen Serbe. Serbet mendojne se faji eshte I Shqiptareve. Ne thelb Si Robert ashtu dhe Serbet, i jepin te drejte Donaldit qe tha se Serbet dhe Shqiptaret nuk jane marre vesh me njeri tjetrin por vetem luftojne njeri tjetrin per 400 vjet.
E verteta eshte e hidhur. E verteta eshte se si Serbia ashtu dhe Kosova jane shume te vogla per te bere politike te madhe. Ne vend te bejne politike te madhe boterore udheheqsit e te dy paleve duhet te merren vesh me njeri tjetrin. I vetmi politikan me ment ishte Hashimi qe gati u morr vesh me Vuciqin. Por jo, doli Haradini dhe nepermjet takses I beri presion Perendimit qe Serbia te njohi Kosoven!!!! Mbas tij doli Kurti qe vuri reciprocitetin qe nuk ka kuptim. Kerkoi nga Serbia reciprocitet kur Serbia nuk te njeh si shtet. Pra kerkoj reciprocitet si “paradhenie”.
Hoti si nje politikan pa peshe po tregohet normal. Ai vazhdon bisedimet dhe po I tregon botes se per cfare ne nuk jemi dakort. Diallogu I tij ka kuptim dhe po ben me shume per vehte perendimin qe po kuptojne me mire qellimet e Serbit nen te quajtur “asociasioni i komunave sebe” ne Kosove. Laku po I shtrengohet Serbise. Ne kete kontekst, artrikulli i Robertit eshte gabim. Ai nuk mund te presi qe Donald Trampi te jete patriot shqiptar. Donaldi eshte Presidenti i Amerikes dhe punon per Ameriken. E keqja eshte qe Haradini apo Kurti nuk kuptojne ceshte Kosova. Ndoshta e kuptojne por per qellimet e tyre hiqen si “patriate” te medhenj, kur ne bote nuk I pyet njeri. Te pakten ne ketej kufirit te tregohemi te matur. Mire do ishte qe edhe Roberti te mos ishte kaq “luftarak”.
PS
Ja dhe Baliu ky serb I Mitrovices nuk eshte I kenaqur nga Donaldi. Ai mezi pret Jakpovskin te flasi per te drejten Serbe….
Sa per informim, Hashum Taqi e ka quajtur Jakup Krasniqin, Jakupovski, ish-zedhenesin e UQK-s qe ka vepruar ne terren, e jo nga Rogneri, Jakupi tash eshte doktor i historise dhe milioner, dhe here mbas here reagon rreth shtremberimeve historike.
Baliu eshte i shartuar dhe atyre u themi ne shkie
Si me plak qenkemi vra qe nga 1620 ….po pse kur zbriten ne 600-700 nga Mongolia erdhen me lule ne dore kshu?!?!? Po ti sikur e ke bo edhe shkollen ne Zvicer mer çun